Nga: Arif Ejupi
Me një përvojë të gjatë në politikën lokale dhe një angazhim të palëkundur për drejtësi sociale, zonja,Blerina Kastrati, më 23 mars të këtij muaj kandidon, për Këshillin Komunal të Carouge, si anëtare e Partisë Socialiste të Gjenevës, seksioni Carouge.
Përveç zonjës Kastrati për të zënë njërën prej 33 ulëseve në Legjislativin e kësaj komune, garës i kanë hyrë edhe 77 kandidatë të tjerë. Mirëpo, zonja, Kastrati,duke përfaqësuar një vizion progresist për një shoqëri të barabartë dhe të qëndrueshme shpreson në fitore. Ajo premton se gjatë mandatit të saj do të sjellë ndryshime konkrete në shërbim të qytetarëve.
Blerina Kastrati, ka lindur në qershor të vitit 1985 në Gjakovë të Kosovës. Mirëpo, për shkak të rrethanave të vështira politike dhe ekonomike, ajo më 2003, largohet nga Kosova dhe migron në Zvicër. Ajo fillimisht vendoset në pjesën gjermanishtfolëse të këtij vendi, ku jeton plot 12 vjet.
Zonja, Kastrati me një vizion të qartë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për t’u angazhuar në jetën shoqërore dhe politike të shtetit helvetik zhvendoset në Gjenevë. Ajo ishte e sigurt se në këtë qendër të diplomacisë botërore më lehtë mund t’i realizojë objektivat dhe pretendimet e saj.
Zonja, Kastrati, shpejt nëpërmjet kurseve intensive mësoi gjuhën frënge. Pastaj, nisi punën në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, ku me mirësjellje e korrektësi ra në sy për të mirë si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga komunitetet e tjera. Ajo pa u shkëputur nga puna, u aftësua edhe si edukatore socio-edukative për fëmijët, duke treguar gatishmërinë e saj për edukimin dhe mirëqenien e brezave të rinj.
Kurse, angazhimi i saj politik nisi dhjetë vjet më parë, kur u anëtarësua në Partinë Socialiste të Gjenevës, dega në Carouge. Puna e saj e ndershme dhe aftësitë e saj organizative shumë shpejtë e çuan në një rol të rëndësishëm brenda partisë, duke u zgjedhur nënkryetare e degës për dy mandate radhazi. Ky rol i dha përvojë të duhur në politikën lokale dhe e ndihmoi të ndikojë në çështje kyçe që prekin interesat e qytetarëve të komunës Carouge.
Një nga figurat që ka frymëzuar rrugëtimin e saj politik është Micheline Calmy-Rey, ish-Presidente dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Zvicrës. Blerina Kastrati e vlerëson veçanërisht angazhimin e saj të njohur karshi Kosovës dhe politikën e saj të bazuar në diplomaci aktive dhe drejtësi sociale. Kastrati duke e pasur idol zonjën, Calmy – Rey, dëshiron të punojë për një Carouge me projekte të realizueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Prioritete kryesore të zonjës, Kastrati janë: trajtimi i njëjtë i të gjithëve pa shikuar racë e përkatësi fetare. Prioritet tjetër i rëndësishëm i saj është edhe krijimi i një ambienti sa më të shëndetshëm dhe integrimi i të rinjve në shoqërinë gjenevase.
Po ashtu zonja, Kastrati do të angazhohet për respektimin e të drejtave të barabarta të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Carouge, duke promovuar një qytet të hapur dhe solidar për të gjithë.
Segment tjetër i angazhimit të saj do të jetë edhe barazia gjinore – Mbrojtja e të drejtave të grave dhe burrave në mënyrë të barabartë, duke kërkuar masa konkrete për të mbështetur gratë në tregun e punës, në vendimmarrje dhe në jetën shoqërore.
Kastrati, dëshiron që komuna Garouge të jetë më me shumë hapësira gjelbërimi dhe fusha të sportit, në mënyrë që t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve. Ajo po ashtu lufton për ta bërë komunën Carouge edhe më të pastër dhe më tërheqëse për vizitorët.
Projekt tjetër i zonjës, Kastrati, që me pak përpjekje mund të realizohet është edhe mbështetja për familjet dhe nënat në punë– Me përvojën e saj si edukatore dhe aktiviste, ajo do të përpiqet që të lehtësojë punën e nënave me fëmijë, duke promovuar politika që ndihmojnë familjet që të balancojnë më mirë jetën profesionale dhe atë private.
Ajo do të bëjë gjithçka për promovimin e sportit dhe mirëqenies fizike – Si një pasionante e sportit, veçanërisht notit, Blerina do të jetë mbështetëse e një jete sa më aktive dhe të shëndetshme. Edhe në muajt me temperatura të ulëta, ajo noton në liqenin Leman me shokë dhe shoqe, duke treguar përkushtimin e saj ndaj një stili të një jete dinamike. Për këtë arsye, ajo do të mbështesë projekte që promovojnë aktivitetet sportive për të gjitha grupmoshat.
Blerina Kastrati është e njohur për aftësitë e saj të forta komunikuese dhe organizative të cilat i ka shfrytëzuar për të ndërtuar marrëdhënie të forta me qytetarët dhe për të dëgjuar nevojat e tyre. Ajo beson se politika duhet të jetë një dëgjesë aktive dhe një dialog i vazhdueshëm me komunitetin, jo vetëm një proces vendimmarrjeje nga lart-poshtë.
Kastrati është edhe një poliglote e vërtetë flet dhe shkruan gjuhët: frëngjisht gjermanisht, anglisht dhe shqip.
Megjithëse është një figurë publike e angazhuar në politikë, ajo është e rezervuar për jetën e saj private, duke vendosur gjithmonë punën dhe misionin e saj për komunitetin në qendër të vëmendjes.
Të gjithë duhet të kuptojmë që zonja, Blerina Kastrati, nuk është vetëm një kandidate – ajo është një politikane me vizion, përvojë dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Carouge.
Votues të nderuar nëse dëshironi ndryshime pozitive në të gjitha fushat e jetës më 23 mars 2025, votoni Listën numër 4, dhe zonjën, Blerina Kastrati !