ARKIVI:
18 Nëntor 2024

“Bot serbe” dhe rikthimi i doktrinës së Brezhnjievit

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Doktrina e “Botë serbe” ishte një koncept që qe shpallur nga ideologët serbë dhe vet Slobodan Milosheviqi gjatë viteve 1980 dhe 1990, në periudhën e shpërthimit të konflikteve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. Ajo është ringjallur në ndërkohë si zëvendësim i nocionit “Serbia e madhe” bashkë me rikthimin e doktrinës së Brezhnjevit.

Hyrje

Që ng themelimi i shtetit modern serb [1878] Serbia ka një histori të ngushtë dhe të thellë me Federatën e Rusisë, përfshirë lidhje kulturore dhe historike të fortë. Në fakt Serbia është produkt i këtij bashkëpunimi. Kjo ka bërë që Serbia të kërkojë mbështetje nga Rusia në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me çështjet që i konsideron si kritike për interesat e saj, si çështja e Kosovës.
Por, Serbia ka pasuar marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Perednimin, veçanërisht me Francën, Britanin e Madhe, Italinë etj. Ndërkaq pas Luftës së Dytë Botërore edhe me SHBA-të, në varësi të interesave gjeopolitike të këtyre shteteve në raport me Europën Juglindore. Përpjekjet për të zhvilluar marrëdhënie të mira me fqinjët kanë qenë një nga prioritetet në politikën e jashtme serbe, por ka ende sfida dhe tensione të mbetura.
Ndërkohë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, kur po merrë formë rindarja gjeopolitike e grupimeve në blloqe të veçanta, Serbia ndodhet para alternativës: me Perednimin apo me Rusinë. Në këtë pozicion për
vendimmarrje, silueta e ish kryeministrit serb të vrarë në zyërn e vet, Zoran Xhinxhiqit, i ravijëzohet në sytë e mendjes secilit lider serb.
Epilogu do të varet nga zhvillimet aktuale në politikën e brendshme dhe asaj në rrafshin ndërkombëtar, që do të përcaktojnë evoluimin e pozicionit të Serbisë mes Rusisë dhe Perëndimit.
Zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin pika kthese për një pozicionimin e pritshëm.
Në këtë kontekst zhvillimesh dramatike është promovuar doktrina mbi “Botën serbe”. Termi “Bota Serbe” nuk është një doktrinë që ka një promovim zyrtar, por si i tillë ai po depërton gjithnjë e më shumë në fjalorin politik. Megjithatë, ky term ka disa koncepte dhe ideologji që janë përshkruar nga disa personalitete politike dhe analistë si pjesë e një qasjeje më të gjerë për rolin e Serbisë në skenën ndërkombëtare dhe lidhjen e saj me komunitetin serb jashtë kufijve të saj.
Përpjekjet për ta realizuar “Botën serbe” është tashmë një projekt politik shtetëror për realizimin e të cilit është përzgjedhur lufta hibride. Por, nuk përjashtohet edhe ndonjë veprim i luftës reale.

Kërcënimi real

Qeveritë e vendeve europiane do të duhej t’i tregojë vazhdimisht popullit se në rast të shpërthimit të frontit të dytë të luftës në Ballkanin Perendimor kostot do të jenë dukshëm më të larta për shtetet sesa ato që do të duhej të ishin për përballimin, respektivisht parandalimin e saj, sidomos përsa i përket inflacionit, recesionit, çmimeve të energjisë, refugjatëve dhe shumave financiare për ushtrinë… Por në të njëjtën kohë duhet bërë e qartë se ekziston një kërcënim real edhe për sigurinë në nivel europian.
Kjo rezulton nga deklaratat programatike të Vuçiqit, të cilat duhen marrë seriozisht. Në paraqitjet e tij publike vetëm gjatë këtyre ditëve sa po vazhdojnë protestat e studentëve dhe qytetarëve serb në Beograd, me theks më 17 dhjetor kur tok me “krahët e tij” Dodik e Mandiq, prezantoi “fitoren e thellë” të zgjedhjeve nga forca e tij politike, ai de fakto po paralajmronte fazën e re të luftës së tij politike bër realizimin e “Botës Serbe”. Por edhe n letrën që kukulla e tij, kryemnistria Brnabiq i dërgoi institucioneve europiane, ai paralajmronte se do të lëvizë të gjithë gurët e mundshëm që ta rianeksoi së paku veriun e Kosovës.
Këto sjellje dhe kjo letër sikur na rikujton veprimet e Putinit para pushtimit të Ukrainës, sidomos letrën e 17 dhjetorit 2021 drejtuar administratës amerikane dhe NATO-s. Në atë letër, atëbotë Putini kishte kërkuar një lloj “përmbysje” të ndryshimeve në Evropën Qendrore e atë Lindore, që do të korrespondonte me një ringjallje të Brezhnievit.[1] Ajo letër sikur kthente në jetë doktrinën: shtetet satelitore në sferën ekskluzive të ndikimit të Moskës.

Por perspektivat e zymta nëse Vuçiqi arrin qëllimet e tij [krijimin e Botës serbe dhe daljen në Detin Adriatik përmes Malit të Zi…] mund të jenë ogurzeza për Perendimin. Në këtë rast projektit rus për rindërtimin e Forcës ruse me përvojë lufte në kufijtë e NATO-s nga Deti i Zi në Detin Arktik, në rast të fitores së saj në Ukrainë, do të shtoheshin edhe hapësirat gjeografike si pykë në Ballknain Perendimor, që i garantojnë Flotës Ruse të zbarkojë në ujërat e ngrohta të Adriatikut.
“Bota serbe” në përmasat që pretendon Vuçiqi, do të ishte një satelitë i përmasave të Bjelo Rusisë në Europën Juglinore. Në rast se tolerohet ripushtimi i Malit të Zi, atëherë Shtetet e Bashkuara do të duhet të dislokojnë në Evropën Juglindore pjesë shtesë, madje të konsiderueshme, të forcave të tyre tokësore. Nacionalizmi serb, duke qenë në shërbim të gjeopolitikës postmoderne, shih për këtë, mund të krahasohet në përmasat shkatërruese të tij në Europën Juglindore, vetëm em platformën e nacionalsocialistëve gjerman dhe Lebensraumin.
Ngjashëm, si me fitoren e mundshme ruse në Ukrainë, edhe me atë serbe në Ballkanin Perendimor, pr ame krijimin e “Botës serbe”, Shtetet e Bashkuara do të duhet të stacionojnë në Evropë një numër të madh avionësh stealth. Ndërkaq ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtyre avionëve, siç dihet është thelbësisht ndërmarrje e shtrenjtë, “por sfidat në prodhimin e tyre me shpejtësi do t’i detyrojnë Shtetet e Bashkuara të bëjnë një zgjedhje të tmerrshme midis mbajtjes së tyre në numrë të mjaftueshëm në Azi për të mbrojtur Tajvanin dhe aleatët e tjerë aziatikë dhe për të penguar ose mposhtur një sulm rus ndaj një aleati të NATO-s. E gjithë sipërmarrja do të gllabronte thesare të tëra dhe kostoja do të zgjasë për aq kohë sa kërcënimi rus vazhdon – potencialisht për një kohë të pacaktuar.[2]
Në këtë rast, ushtarët gjerman, amerikan… mund të vdesin duke mbrojtur aleancën në Malin e Zi po aq sa edhe në Lituani, madje më shpejt ngasa mund të miret me mend sot.
Kosova në këtë gjendje të përmbysjeve gjeopolitike të mëdha, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të forcojë FSK, sistemin e saj të mbrojtjes dhe të koordinojë atë me Republikën e Shqipërisë, meëq përballë Serbisë do të detyrohemi të jemi vërtet Një.
Veriu I Kosoëvs, ashtu si edhe Mali i Zi e Sanxhaku…të cilat pretendon Serbia t’i përfshijë brenda kufijve të ri dhe në kuaëdr të “Botës serbe” me luftë apo në negociata, siç po bën përmes të ashtuquajturit “dialog” Kosovë-Serbi të drejtuar nga BE-ja, nuk janë zona abstrakte – tokë e askujt, por ato janë para së gjithash atdheu i shqiptarëve. Fati I atyre që mbesin nën pushtimin serb, është I njohur; Toplica, krahina e Nishit, Kurshumlisë e Vrajës, që deri në vitin 1878 ishin pjesë e trungut shqiptarë, përjetuan gjenocidin e parë serb mbi shqiptarët; sot ato zona janë toka tërësisht të serbizuara.

Sovraniteti i kufizuar i Malit të Zi

Doktrina e Brezhnjevit, e quajtur edhe doktrina e sovranitetit të kufizuar, ishte një doktrinë sovjetike e politikës së jashtme që u shpall nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnjev në vitin 1968, në periudhën e Luftës së Ftohtë. Kjo doktrinë u shpall në kontekstin e krizës së Çekoslovakisë, pas tentativës së reformave liberale në vendin e Europës Qendrore.
Ngjarjet filluan me Pranverën e Pragës në 1968, kur udhëheqësi çekoslovak Aleksander Dubçek nisi një periudhë të njohur si “Socializmi me një fytyrë njerëzore”, me qëllim rikonceptimin e modelit socialist. Këto ndryshime patën potencialin për të çuar në humbjen e ndikimit sovjetik në rajon. Në përgjigje, liderët sovjetikë, në krye me Leonid Brezhnjevin, vendosën të përdornin forcën për të kufizuar këtë lëvizje dhe për të ndikuar mbi politikat e jashtme të vendeve satelite të tyre.
Doktrina e Brezhnjevit mbështeste idenë se nëse një shtet socialist kërkonte të kthehej nga rruga e duhur e revolucionit, dhe nëse interesat e bllokut socialist ishin në rrezik, atëherë blloku kishte të drejtën dhe detyrimin për të ndërhyrë për të mbrojtur “socrealizmin” dhe “nënshtrimin të cilat janë të papërlyer”. Kjo do të thotë se Rusia dhe aleatet e saj kishin të drejtën dhe përgjegjësinë për të përdorur forcën ushtarake në vende të tjera socialiste nëse ato kërcënonin rendin socialist.
Doktrina e Brezhnjevit ishte ngritur mbi idenë e igjshmërisë së shkeljes së principit të pavarësisë së vendeve dhe për përdorimin e forcës për të mbajtur nën kontroll vende të tjera socialiste. Megjithatë, përfaqësuesit e saj e mbroheshin duke thënë se ishte një përpjekje për të mbajtur stabilitetin në bllokun socialist dhe për të parandaluar rrëzimin e regjimeve të tyre nga lëvizjet e brendshme liberale.
Në këtë frymë po vepron ndërkohë Moska dhe Beogradi në raport me fqinjët e tij. Lufta në Ukrainë dhe tendenca për fillimin e frontt të dytë të luftës në Europë – Ballkanin Perednimor, ka për bazë pikërisht Doktrinën e Brezhnjevit dhe mëton ta rikthejë atë në jetë tok me përligjjen e luftës dhe ekspansionit shoven rus e serb.
Doktrina mbi “Botën Serbe” ishte një koncept që qe shpallur nga liderët serbë, veçanërisht nga Slobodan Milošević, gjatë viteve 1980 dhe 1990, në periudhën e shpërthimit të konflikteve ndëretnike dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo doktrinë është ringjallur ndërkohë si zëvendësim i nocionit “Serbia e madhe”. Ky koncept mbështeste idenë se Serbia kishte një rol lideri dhe një përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të popullit serbë në të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë.
Në këtë kontekst, mund të argumentohet se koncept mbi “Botën Serbe” ndikoi për promovimin e një lloj “sovraniteti të kufizuar” për Malin e Zi. Ndërkohë që Jugosllavia shpërtheu dhe u shpërbë, Malit të Zi qe bërë objekt i presioneve nga liderët serbë për të mbajtur një qëndrim më të prirur drejt Serbisë dhe interesave serbe.
Në vitin 2006, Malit të Zi miratoi referendumin për pavarësinë, duke u shpallur shtet i pavarur. Kjo shpallje e pavarësisë shënoi ndryshim të rëndësishëm nga periudha e mëparshme e ndikimit serb dhe orientimin drejt një sovraniteti më të plotë. Megjithatë, marrëdhëniet dhe ndikimi serb mbesin një faktor i rëndësishëm në politikën dhe zhvillimet edhe aktuale në Mal të Zi. Nëdrkaq ndikimi i Kishës Serbe sidomos në vitet e fundit, ishte forca që e riktheu Malin e Zi pothuajse në satelit të Serbisë sot! Fotoja e treshes Vuçiq, Dodik, Mandiq në mbërmjen e 17 dhjetorit, në Beograd, flet shumë në këtë rrafsh.

Të kujtojmë faktin se, Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga qershori i vitit 2017.
Ky rirreshtim mund të cilësohet si një ndryshim i rëndësishëm në politikën e jashtme të Malit të Zi. Ai akt sikur i hapte rrugë përafrimit më të prshpejtuar për aderim në NATO. Në këtë mënyrë, elita politike pararendëse, kishte shfaqur një orientim të qartë drejt integrimit me strukturat perëndimore dhe largimit nga ndikimi i mëparshëm serb. Por, gjendja ndërkohë është përmbysur pothuajse.
Doktrina mbi “Botën Serbe” ka ringjallur ndikim të theksuar në disa pjesë të shoqërisë malazeze, veçanërisht në komunitetin serb. Disa grupime serbe kanë mbajtur një qëndrim të ndërlikuar ndaj pavarësisë së Malit të Zi dhe janë ndjerë si pjesë e një “Botë Serbe”. Këto forca tashmë kanë pushtetin në Malin e Zi. Megjithatë, ndikimi i kësaj doktrine është I ndërvarur edhe nga shumë faktorë tjerë, përfshirë zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në vend. Në këto rrethana, Malit të Zi I cënohet rëndë identiteti I tij shtetëror dhe vet pavarësia e tij.
Mali i Zi parimisht ka disproporcion të madhë hapsinor jo thjeshtë për shkak të vogëlsisë së tij gjeografike dhe numrit të vogël të banorëve, por mbi të gjitha për faktin se ai nuk paraqet një shtet hmogjen strukturor. Si në rrafshin hapsinor edhe atë kulturor egzistojnë ndryshime të thella mes bashkësive të ndryshme etnike, të cilat, siç e ka dëshmuar koha tashmë, kanë janë shpërfaqur ndjeshëm. Në këtë kuaëdr Kisha Serbe ka luajtur dhe vazhdon të luaj ndikimin më të madhë.
N[ censusin e vitit 2011 shumica e popullsisë, pothuajse tri të katërtat e të gjithë banorëve (74%) e konsideronin veten ose “malazez” ose “serbë” pa identifikim të mëtejshëm (ekzistonte gjithashtu opsioni i identifikimit si pjesë e një nëngrupi specifik).
Po të venerojmë me vëmendje do të ishte me interes të shihet se në cilat komunitete janë “malazezët” shumicë dhe dhe në cilat “serbët”. Në hartën demografike të Malit të Zi rezulton se në veri të Malit të Zi, i cili kufizohet me Serbinë, serbët janë përgjithësisht në shumicë, ndërkaq malazezët janë shumicë në qendër dhe në jug. Herceg Novi është një përjashtim: këtu ka edhe një tepricë të lehtë të serbëve. Kjo për faktin se gjatë Jugosllavisë së dytë pati investim të madh në industrinë e turizmit dhe për këtë arsye shumë serbë u vendosën atje, siç qe bërë gjatë procesit të kolonizimit edhe në Kosovë.
Në studime të kësaj natyre numri i popullsisë shqiptare dhe asaj që deklarohet si boshnjake, por që në fakt janë të përkatësisë shqiptare të asimiluar, vihet më pak në peshojë! Sidoqoftë ajo përkatësi është mbi 20% e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Ishte pikërisht ky komunitet që i dha pavaërsinë Malit të i më 2006 meëq ai në shumicë absolute gjatë referendumit qe përcaktuar për Shtetin e pavarur të Malit të Zi.

Reagimi dhe mbështetja në kohën e duhur

Përveç ndjeshmërisë së nevojshme për viktimat e luftrave që Serbia i ka shkaktuar gjatë lufrave në ish hapësirën e Jugosllavisë, duke ushtruar gjenocidin e radhës mbi boshnjakët e shqiptarët, interesi I Perendimit në dritën e perspektivave të përshkruara më sipër, nuk është e pa shpresë dhe pa zgjidhje. Ndërhyrja diplomatike e fuishme dhe fuqizimi i KFOR-it në Kosovë dhe dislokimi i trupave të NATO-s në Mal të Zi e Shqipëri, furnizimet me të armë të FSK-së, janë linjat reale që do të mund të shmangnin luftën e re shqiptaro-serbe. Perednimi duhet të ndërhyjë ashpër dhe ta mbështet përfundimin e procesit të shtetëndërtimit të Republikës së Kosoëvs, duke ua imponuar katërshes anëtarë të NATO-s dhe peshes anëtarë të BE-së që ta njohin urgjentisht pavaërsinë e Kosovës, por edhe duke armatosë FSK-në “me çdo gjë që është e nevojshme” dhe, mbi të gjitha, “në kohën e duhur”.
Nëse venerojmë me kujdesin e duhur, megjithë krizën e thelluar ndërkohë në Serbi, situata nuk është aq e pashpresë sa përshkruhet herë pas herë. Përveç faktit që Vuçiqi ka llogaritur gabim në shumë aspekte – sidomos mbi unitetin midis dy republikave tona [Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosoëvs]; me theks unitetin mes NATO-s dhe BE-së; mbi vendosmërinë e kosovarëve për ta mbrojtur Lirinë dhe Republikën e tyre; mbi mbështetjen ushtarake perëndimore; mbi zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s – arritja e qëllimit të tij strategjiko-politik është larg qëllimit të proklamuar dhe kërkon kohë të gjatë.
Në marshin serb për krijimin e “Botës serbe” nuk ka asgjë legjitime për “mbrojtjen” serbe – ajo po insiston ta mbajë tutje apo edhe ta rikthejë nën thundrat e qizmes së saj pushtuese, tokën dikur të vjedhur.

Ora tashmë është dymbëdhjetë pa pesë

Fushata e rifilluar e të dërguarit të BE-së për Ballkanin Perendimor, Mirosllav Lajçak, që duket se pretendon të shërbejë për neotralizimin e masave që duhet të ndërmarrë BE-ja ndaj Serbisë, duke pretenduar ta mbajë tutje përgjegjëse Kosovën për “gjendjen e ngrirë”, sëhtë më shumë shprehje e disfatizmit të diplomacisë së BE-së. Kjo lagje diplomatësh perendimor, përgjejgës për krijimin e gjendës në Ballkanin Perednimor, sikur duan ta shpërndajnë përgjegjësinë. Kjo gjendje më shumë flet për “profecinë vetëpërmbushëse” të atyre vetë se sa për vullnetin politik të BE-së dhe Perendimit në tërësi.
“Ngrirja” e konfliktit në raport me Kosoëvn, siç mud ta pretendojë Beogradi dhe avokatët e tij, sipuna e Lajçakut, bie ndesh edhe me intereat e vet BE-së – ky veprim thjesht do t’i jepte Serbisë kohë dhe hapësirë për t’u përgatitur për një luftë të ripërtërirë për të pushtuar Kosoëvn dhe për t’u përballur me NATO-n.
Periudha e kujdesit diplomatik dhe masës së ndërhyrjes po merrë fund. Në fakt 24 shtatori i vitit 2023, kur Serbia ushtroi agresion të hapur ndaj Republikës së Kosovës, shto kësaj edhe zgjedhjet më antidemokratike të mbajtura në periudhën e pluralizmit politik në Serbi më 17 dhjetor 2023,
kanë shterrur të gjitha kundërargumentet e një lagjeje diplomatësh që pledonin për një kujdesë të shtuar meqë, gjykonin ata, Serbia mund të shkëputet nga orbita ruse me maturi e veprime diplomatike. Cilat ishin motivet për një kujdesë të kësaj natyre? Konsiderata për Vuçiqin dhe aftësinë e tij për të shpëtuar fytyrën? Idetë se duhet lënë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar sërish me të më vonë? Frika nga përshkallëzimi? …
Serbia, siç dëshmohet ndërkohë nga hetimet e kryera nga pala kosovare për agresionin e 24 shtatorit 2023, ende synon në mënyrë eksplicite të fshijë Kosovën si Republikë e si koncept, si popull dhe shtet.
Krijimi i Republikës Serbe mbi gërmadhat e krimit e gjenocidit në Bosnjë, një lloj tumirje e “ndarjes në heshtje” të veriut të Kosovës pas dislokimit të forcave franceze të KOR-it në veriun e Kosoëvs më 1999, e kishte shpërblyer Serbinë. Ai veprim i Perednimit ka çimentuar një ideologji ultra-nacionaliste që beson në zgjerimin me forcë dhe që është në thelb antiperëndimore.
Vuçiqi ndërkohë ka konsoliduar elitat dhe shoqërinë serbe rreth axhendës së tij pro-luftës për rikthimin në Kosovë dhe bërjen akt të kryer Anshlussin e Republikës Serbe dhe pushtimin e butë të Malit të Zi. Fitorja serbe në Bosnjë dhe krijimi i Republikës Serbe, pavarësisht se themeluesit e saj në krye me Milosheviqin dhe Karaxhiqin, ishte një rrugë pothuajse e garantuar për një Milosheviq tjetër ose më keq, për shkak të imperativave politike që do të krijonte një komunitet i fuqizuar nacionalist. Vuçiqi prandaj nuk paraqet asgjë të re, përveç vazhdimit të kursit të Milosheviqit.

Politikanët e përgjegjshëm, jo vetëm në këtë hapësirë të Europës Juglindore, më në fund, pas më shumë se tri dekadave, e kanë të qartë se ora tashmë është dymbëdhjetë pa pesë.
Reagimi i fuqishëm i Gjermanisë për zgjedhjet e parregullta më 17 dhjetor dhe emërimi i qartë i përgjegjësit për kaosin që po krijon në Serbi dhe Ballkan, jep shpresë për kthesën e pritshme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, pohoi shqeto se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme”, për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) kanë raportuar për abuzime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një shtet që e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, ka pohuar Ministria gjermane përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.[3]

Koha për “Doktrinën Frank Sinatra”

Brukseli dhe Perendimi në tërësi e kanë të qartë se vlerat mbi të cilat është krijuar Republika e dytë shqiptare në Europën Juglindore – Kosova, përputhen me interesat e Perednimit në këtë pjesë të kontinentit të vjetër dhe se ekziston një argument i fortë dhe bindës i bazuar në vlera të përbashkëta për të ndihmuar Kosoëvn të ruaj sovranitetin e saj dhe të bëhet pjesë e familjes së integruar euroatlantike.
Konsekuencat për veprimet e Serbisë dhe tolerimin e tejzgjatur të sj nga Brukseli dhe Perendimi në tërësi, tani ka ardhur koha që të bëhen publike dhe me guxim. Ky veprim duhet të shoqërohet gjithësesi edhe me refuzimin e çfardo shantazhi që përdorë Beogradi duke u thirrë në të drejtën për “vetëmbrojtjeje”, siç veproi Vuçiqi me ragimin e tij ndaj deklaratave të Gjermanisë.
Reagimin gjerman jam i prirë ta shoh si dëshmi se gjermanët nuk d.t.th fare se “dinë të ecin vetëm” siç ka presupozime nga qarqe antidemokratike në Europë. Ky qëndrim i Gjermanisë dëshmon një lloj pavaërsie të gjykimit, që e bën Europën gjithësesi më të shlirë nga vendimet që mund të marrë Presidenti Biden, i cili është dëshmuar gjithashtu shumë i kujdesshëm.

“Udhëheqja e BE-së” do të thotë gjithashtu inkurajimi i të tjerëve, para së gjithash i Francës, për ndryshim pozitiv të kursit kundruall Europës Juglindore në përgjithësi e Republikës së Kosovës në veçanti. Beteja për përfshirjen e Ballkanit Perendimor në sferën e Perednimit nuk duhet konsideruar si e humbur. Kosova ka peshën e vetë në këtë betejë immediate që përkon po aq edhe me interesat e BE-së dhe Perendimit. Është koha për një takim urgjent të nivelit të lartë të kombeve mbështetëse në “formatin Ramstein”, do të thoshte Gjeneral Brigade Dr. Klaus Wittmann ligjërues i historisë bashkëkohore në Universitetin e Potsdamit.
Më 12 nëntor 1968, shpresa për demokratizim në Evropën Lindore kishte marrë një fund të përkohshëm. Pothuajse tre muaj pas pushtimit të Çekosllovakisë nga trupat e Traktatit të Varshavës, kreu i shtetit dhe partisë Leonid Brezhnev kishte njoftuar se Bashkimi Sovjetik në përgjithësi rezervoi të drejtën për të shtypur lëvizjet opozitare në vendet socialiste me dhunë nëse ishte e nevojshme.[4]
Shantazhi i Serbisë përmes dislokimit të forcave serbe në 48 baza rreth e përqark Kosovës, në nërën anë dhe trajtimi si heronjë i terroristëve që zbarkuan në Banjë të Albanikut [Leposaviqit], në anën tjeër është i papresedan për një vend kandidat për aderim në BE! Nëdrkaq së fundmi shantazhi përmes “tundjes së shpatës” kundër Gjermanisë, për gjoja ndërhyrjet në procesin e zgjedhjeve, duhet të cilësohet me emrin që ka – shantazh politik i papranueshëm. Ringjallja e doktrins së Brezhnjevit është e pamundur. Ajo ka vdekur një heër e përgjithmonë. Koha është për “doktrinën Frank Sinatra.” Tani çdo vend vendos vet për rrugën që dëshiron të marrë, do të thoshte ish atbotë zëdhënësi sovjetik i epokës së Gorbaçovit, Genadi Gerasimov.[5]

Përfundim

Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian, përmes së cilës shqeto potencohet se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet; se nuk e respekton integritetin e saj territorial, sikundër nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat përcjellëse të saj, i ka shkaktuar BE-së kokëçarje jo të rëndomta.

Është koha që Brukseli t’i përgjigjet strategjisë së Beogradit, jo vetëm duke siguruar që Kosova të përballet si duhet me luftën speciale serbe, duke i hapur rrugë proceseve integruese në mekanizmat euroatlantik, por gjithashtu duke demonstruar se kufijtë e Serbisë nuk janë të përhershëm. Në vend që Brukseli dhe Perednimi të kundërveprojë për parandalimin e frontit të dytë të luftës që pretendon Rusia ta hap në Ballkanin Perednimor përmes Serbisë, kundërvënia strategjike do ta shtrëngonte Beogradin që të përballet me gjasat e djegies së shtëpisë së vet.
Angazhimi i plotë i Perendimit për parandalimin e frontit të dytë të luftës në Europë – në Ballkanin Perednimr me çdo çmim dhe integrimin e plotë të rajonit në BE dhe NATO me çdo çmim, jo vetëm që do të parandalonte depërtimin e Rusisë, por gjithashtu “do t’i jepte një goditje asimetrike kërcënimit rus dhe koalicionit anti-SHBA.”[6]
Perëndimi duhet të rikalibrojë perceptimin e tij për përshkallëzimin e mundshëm të luftës në Europën Juglindore; ai definitivisht duhet ta ndalë ekspansionin serb. Në interesin e tij.
__________________
1. https://www.berliner-zeitung.de/open-source/ukraine-krieg-warum-der-westen-wladimir-putin-jetzt-unbedingt-entschlossenheit-zeigen-muss-li.2169921
2. https://www.criticalthreats.org/analysis/the-high-price-of-losing-ukraine
3. https://www.evropaelire.org/a/gjermania-kritikon-serbine-per-zgjedhjet/32736697.html
4. https://www.bpb.de/kurz-knapp/hintergrund-aktuell/279720/vor-50-jahren-breschnew-doktrin-von-der-eingeschraenkten-souveraenitaet-sozialistischer-bruderstaaten/
5. Po aty.
6. Institute For The Study Of War: https://www.understandingwar.org/backgrounder/high-price-losing-ukraine-part-2-%E2%80%94-military-threat-and-beyond

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu