ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Bota duhet të shtojë përpjekjet për ta frenuar terrorizmin iranian në Turqi

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Terrorizmi i regjimit iranian në rajon dhe më gjerë ngre shqetësime serioze. Pas arrestimit së fundi në Shtetet e Bashkuara të dy terroristëve me lidhje të mundshme me Teheranin, po vijnë lajme shqetësuese nga rrjeti i terrorizmit të Ajatollahut në Turqi.

Vitet e fundit, Turqia është bërë destinacion kryesor për disidentët dhe refugjatët iranianë që përpiqen të çlirohen nga kthetrat e regjimit. Ndërkohë, edhe Teherani ka qenë mjaft aktiv në Turqi.

Mullahët kanë shpenzuar miliarda dollarë nga pasuria e popullit për terrorizëm dhe për të krijuar rrjete në vende të ndryshme për ta shpëtuar regjimin e tyre që po fundoset. Nga Amerikat në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme, Teherani ka krijuar rrjete të gjera terrorizmi dhe spiunazhi. Ai përdor Turqinë, në disa raste, për t’i joshur dhe rrëmbyer disidentët në zonat ndërkufitare. Regjimi iranian ka arrestuar dhe rrëmbyer së fundmi dy shtetas iraniano-arabë në Turqi, pasi i kishte ngritur atyre një “kurth mjalti”.

Në tetor 2021, komploti që organizoi regjimi iranian në qytetin kufitar Van për të rrëmbyer Mehrdad Abdarbashin, një ish-pilot iranian, dështoi. Policia turke arrestoi 11 agjentë, mes tyre edhe disa shtetas turq.

Në shkurt 2020, media turke raportoi se policia kishte prishur një rrjet terrorist që kishte patur në plan të rrëmbente Shahnam Golshanin, një refugjat iranian në Turqi. Golshani më vonë zbuloi se në këtë tentativë rrëmbimi ishin të përfshirë disa agjentë vendas.

Skuadra e terrorit e regjimit përbëhej nga 17 agjentë, duke përfshirë Morteza Soltan Sanjari, Ali Ghahreman Haji Abad dhe disa oficerë të ushtrisë turke tashmë në pension. I njëjti grup kishte rrëmbyer në Turqi një iranian të quajtur Yagub Hafez dhe e kishte transferuar atë në Iran.

Prania ogurzezë e Teheranit në Turqi nuk mjaftohet vetëm me rrëmbimin e iranianëve. Më 14 nëntor 2019, agjentët e regjimit iranian vranë Masoud Molavi Vardanjani, një disident iranian i cili drejtonte një profil në Telegram, ku ekspozonte korrupsionin e regjimit.

Më vonë në mars 2020, Reuters zbuloi në një raport ekskluziv se diplomatët e regjimit “nxitën vrasjen e disidentëve në Stamboll”, sipas zyrtarëve turq.

Sipas zyrtarëve turq, “Pamjet video të transmetuara në televizionin turk pas vrasjes së Vardanjanit tregonin një person të armatosur duke vrapuar para dy burrave teksa ata po ecnin në lagjen qendrore Sisli të Stambollit në orën 22:00 më 14 nëntor të vitit të kaluar.”

Shoqëruesi i Vardanjanit, i cili nuk u lëndua fare, u identifikua më vonë si Ali Esfanjani. Sipas Reuters, Esfanjani “shkoi në konsullatën iraniane” në “mëngjesin para vrasjes”. “Ai më vonë u takua me personin e armatosur për të diskutuar detajet e operacionit,” shkruan Reuters, duke cituar zyrtarët turq.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 1979 në Iran, mullahët kanë luajtur kartën e terrorizmit. Sa herë që e sheh veten të përfshirë nga krizat e brendshme, regjimi mbështetet te strategjitë e tij që kanë në qendër eksportimin e terrorizmit dhe shtypjen e disidencës.

Terrorizmi i regjimit iranian në Turqi daton që në vitet 1990. Operativët e Teheranit kanë kryer disa atentate në Turqi, duke shënjestruar mbrojtësit iranianë të të drejtave të njeriut dhe anëtarët e grupit kryesor opozitar të Iranit, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe të organizatës që e përfshin këtë grup, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). Hossein Abedini, një anëtar i NCRI, i mbijetoi një atentati në mars 1990. Objektivi i vërtetë ishte Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të koalicionit mëmë të MEK-ut, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

Ali Akbar Ghorbani, një anëtar i lartë i MEK-ut, u rrëmbye në vitin 1992 në Stamboll nga grupi ekstremist ‘Veprimi Islamik’, me urdhër të Teheranit. Së bashku me agjentët e regjimit të dërguar nga Teherani, anëtarët e grupit e torturuan dhe e vranë Ghorbanin dhe më vonë e varrosën trupin e tij të gjymtuar në një varr të cekët.

Të martën, më 20 shkurt 1996, në orën 21:00, terroristët e regjimit iranian vranë Zahra Rajabi, përfaqësuese e NCRI në Turqi, së bashku me një aktivist të MEK. Sipas prokurorëve turq, Reza Barzegar Masoumi, një agjent i inteligjencës i regjimit iranian, i cili ishte maskuar si një mbështetës i MEK-ut, i udhëhoqi atentatorët drejt zyrës së NCRI në distriktin Fateh në Stamboll.

Autoritetet turke më vonë zbuluan se disa diplomatë-terroristë të regjimit iranian ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë komplot terrorist.

Përdorimi i misioneve diplomatike dhe ambasadave të tij si qendra të spiunëve dhe terroristëve ka qenë modus operandi i regjimit. Në vitin 2018, shërbimet europiane të sigurisë arrestuan diplomatin e regjimit me bazë në Vjenë, Assadollah Assadi, i cili kishte komplotuar për të hedhur në erë tubimin e NCRI-së në Paris.

Për shkak të qasjes së papërgjegjshme të Perëndimit, regjimi iranian vetëm sa i ka rritur aktivitetet e tij terroriste, duke i përdorur ato për të shantazhuar bashkëbiseduesit e tij të huaj. Duke dialoguar me regjimin iranian për ta “frenuar” Teheranin, fuqitë perëndimore po tolerojnë kërdinë që do të çojë në kaos. Dhënia e çfarëdo lëshimi për regjimin në Teheran vetëm sa do të rrisë aftësinë e tij për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dyfishojë përpjekjet për të ndaluar terrorizmin në rritje të Teheranit. Jo vetëm që Garda Revolucionare (IRGC) terroriste duhet të mbetet në listën e Organizatave të Huaja Terroriste, por duhet edhe të mbyllen misionet diplomatike të regjimit dhe të dëbohen agjentët e Teheranit. Kjo është mënyra e vetme për të frenuar terrorizmin e Iranit. Masa më të lehta vetëm sa do t’i inkurajonin mullahët të vazhdonin rrugën e tyre terroriste.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu