ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Botimet e “Jalifat Publishing” në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Nga: Ramiz Tafilaj, drejtor i “Jalifat Publishig”

Kisha kënaqësinë dhe nderin që së bashku me recensenten e shume përkthimeve në anglisht, Dianën (njëherit edhe bashkëshorte), Bibliotekës së Kongresit Amerikan në Washington, t’ia dhurojmë disa ekzemplarë të librave të autorëve Jusuf Buxhovi, Adem Lushaj, Njazi Tafilaj dhe Bajram Mehmeti, libra të botuara nga Shtëpia Botuese “JALIFAT PUBLISHING” me seli në Houston -Teksas. Librat në shqip dhe anglisht janë mirëpritur nga zyrtaret e bibliotekës duke thënë se janë të shumta kërkesat për libra të autorëve shqiptarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Bibliotekës së Kongresit Amerikan kësaj radhe ua dhuruam këta tituj librash; “Kosova 3 vëllimshme, “Maqedonia” dhe Dosja B të Jusuf Buxhovit, “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” dhe “Gjurmë të Demokratizimit Shoqëror”  të Adem Lushaj, “Elektriciteti dhe Rrufeja” me autor Njazi Tafilaj dhe “Lufta e Ndyrë e Shërbimit Sekret Jugosllav” të autorit Bajram Mehmeti, të cilat u renditen në raftet ku mund të shfrytëzohen nga kongresistët amerikan dhe zyrtarë tjerë të institucionit ligjvënës amerikan.

“Me kënaqësi i pranojmë librat e autorëve të cilët prezantojnë historinë, kulturën dhe shkencën e çdo populli, sikurse tash që po i pranojmë të autorëve që vijnë nga Kosova”,-na thotë drejtoresha e Bibliotekës, Suzane Schall, që sipas saj, “dyert janë të hapura çdoherë për librat që i sjell kësaj biblioteke shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, e në veçanti ato të autorëve shqiptar. Kurse zyrtarja, Sanile Pahuni, ritheksoj se kishte interesim të lexuesve për librat e autorëve nga mbarë hapësirat shqiptare, posaçërisht nga Kosova. Biblioteka nuk ka tituj të mjaftueshëm nga autorët shqiptarë. “Kemi kërkesa të shpeshta për libra të autorëve shqiptarë, por të them sinqerisht se mungojnë librat dhe kërkesat mbesin pa u plotësuar”, -shprehet bibliotekistja Pahuni, duke qenë mirënjohëse për librat që ia sollem bibliotekës.

Pos në kongresin amerikan, këto libra dhe tjera të autorëve shqiptarë janë dërguar edhe në bibliotekat e universiteteve dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne si shtëpi botuese “Jalifat Publishing” e kemi mision që pos botimit të bëjmë edhe prezantimin e tyre nëpër institucione dhe biblioteka amerikane, që sadopak të promovojmë historinë dhe shkencën tonë.

Madhështia e gjithë kësaj është se Libraria e Kongresit të cilës iu kishin dhuruar librat, kishte organizuar një koncert dhe koktej rasti për mysafirët e shumtë që ishin pjesëmarrës të Samitit të NATO-s, samit i organizuar për të festuar 75 vjetorin e themelimit të forcës më të madhe ushtarake. Pjesëmarrëse e këtij organizimi madhështor, në mesin e shumë ushtarakëve, diplomatëve dhe personaliteteve të shquara të shteteve anëtare të NATO-s, ishte edhe Shkëlqesia e saj, Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, sikurse që ishim edhe ne si drejtor i “Jalifat Publishing”, i shoqëruar nga drejtoresha ekzekutive e organizatës më të madhe “Shoqata e Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, znj. Besa Tafilaj Pinchoti. Vlen të përmendët se në kuadër të Orkestrës zyrtare e NATO-s ishin edhe këngëtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia, ku do e përmendi këngëtaren e mirënjohur nga Zagrebi, Tajci Cameron, e cila e kishte përfaqësuar Jugosllavinë në Eurovizion, në vitin 1987.

Ishte ndjenjë e veçantë kënaqësie kur në këtë 75 vjetor celebrimi të NATO-s, përmendet Kosova dhe Shqipëria, kur përshëndetet Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.  U ndjeva i privilegjuar si pjesëmarrës i këtij samiti, krahas shumë personaliteteve të zgjedhura, të fushës ushtarake dhe politike, si: Gjenerali francez, Philippe Lavigne; Ambasadori, Lloyd Nelson Hand dhe bashkëshortja e tij, zonja Anne Hand.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu