ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Botohet libri i Avokatit Ramiz Krasniqi “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut”, libër për procesin politik ndaj Sadri Ramabajës e të tjerëve

Shkrime relevante

Shpërndaj

Shkruan: Avokat Ramiz Krasniqi

Para disa muajve është botuar në Prishtinë libri i avokatit Ramiz Krasniqit “Ballë për ballë me krerët e SHIK-ut – Procesi politik ndaj dr Sadri Ramabajës – Fasadë legale e krimit”

Libri është i ndarë në dy pjesë dhe gjithësejt 13 kapituj. Librit i paraprinë parathënia nga avokati i njohur Ibrahim Maxhuni, ndërkaq përmbyllet me një rezyme në shqip e anglisht. Autori i pasthënies është Hydajet Hyseni.

                                                                                                                                     Pse rasti “Syri i popullit” ishte proces i montuar

Te unë, që në fillimin e këtij procesi ka mbizotëruar bindja se, edhe ky proces gjyqësor është i montuar. Është montuar vetëm për arritjen e qëllimeve poltike, dhe se ky proces fare nuk kishte qëllim ndarjen e drejtësisë.

Ndonse nuk jam admirues i teorive konspirative, angazhimi im në këtë çështje me motive profesionale, ka krijuar tek unë bindjen se vetëm një organizim i fshehtë, me instrumente te pushtetit, mund ta zbatoj një plan të tillë konspirativ për dëmtimin e një organizimi politikë, siç është Lëvizja Vetvendosje, dhe për dëmtimin e njerëzve të pafajshëm vetëm se kanë guxim për shprehjen e mendimit të tyre, siç pat vepruar i mbrojturi im dr Sadri Rambaja. Por, edhe duke keqpërdorur persona me shëndet të rrënuar mendor, siç ishte Murat Jashari.

Skenari nr 1

Në vëmendjen e opinionit janë të freskëta skenat e gazit lotësjellës që TV-të tona i dhanë botës me pamje të drejtpërdrejta të ngajrjeve nga Parlamenti i Republikës më të re në Europë. Ishin të paktë ata gazetarë hulumtues që shkonin më tej me komentet e tyre, që do të hidhnin dritë në arsyet reale përse opozita në Kuvendin e Republikës po vepronte me këtë ashpërsi.

Në prapavijë të kësaj përplasjeje të ashpër politike, pas shpenzimit të FJALËS si mjeti politik i demokracisë leiberale, ishte këmbëngulja e opozitës për mbrojtjen e Republikës nga shkërmoçja graduale që po i pregadiste klasa politike në dy nivele: në rrafshin funksional të saj dhe në atë të sovranitetit të jashtëm.

Defunksionalizimi i Republikës po imponohej përmes Marrëveshjes së parafruar më 19 prill 2013 mes Hashim Thaçit, atëbotë në cilësinë e Kryeministrit dhe Ivica Daçiqit, homologut të tij serb. Ndërkaq plani më i detajuar do të nënshkruhet në gushtin e 2015-ës, kësaj radhe nga Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiqit, po në Bruksel, me ndërmjetësimin e Komisioneres për Politika të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federika Mogerini (Federica Mogherini), ku parashihet krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, shembëllim asaj që kishte ndodhur në vitet 90-ta në Bosnjë, që do të shërbente më pas për krijimin e Republika Srbska-s në Konferencën e Dejtonit.

Paralel me këtë akt antikushtetues, kjo klasë e papërgjegjshme politike e Kosovës, po shpiente përpara procesin e ashtuquajtur „demarkim të kufirit“ me Malin e Zi, ku po bëheshin pazare nën rrogoz për shitjen e Malit të Zi të mbi 8200 ha tokë, ku përfshiheshin maja strategjike e burime ujore të jashtëzakonshme, si ato të lumit Bjelluha.

Në këto rrethana, opozita pavarësisht se me numrin e deputetëve ishte tepër e kufizuar, përmes aplikimit të masave ekstreme që po aplikonte në Parlament, gjithnjë në mbrotje të sovranitetit dhe funksionaltetit të Republikës, ia kishte arritur ta bllokoj Parlamentin dhe ta pamundësoj ratifikimin e ligjit për demarkimin e, që në fakt ishte delimitim i ri i kufirit me Malin e Zi.

Por, që të arrihet kalimi i këtij ligji, „ekspertëve“ të nëntokës së krimit politik, që padyshim shpejt do të njihet edhe si veprim antikushtetues dhe nga pozitat e terrorit shtetëror, po viheshin në veprim skenar ogurzezë.

Skenari i parë do të jetë ai me djemtë e Dukagjinit, që konsideroheshin si mbështetësit më të fuqishëm të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, që e kishte shndërruar çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi në kauzë të tij edhe personale.

Klani PRONTO kishte pregaditur skenarin që do ta aplikonte fill pas demonstratës së pritshme që ishte paralajmruar nga opozita në vjeshtën e vitit 2015.

Burimet nga Policia ndërkohë kishin krijuar rrjedhën e informacionit mbi këtë skenar dhe demonstrata e paralajmruar, një ditë para, pezullohet me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Për realizimin e atij skenari ishin pregaditur një grup „të rinjësh“ nga Mitrovica që të hedhin lëndë shpërthyese, molotov dhe granata dore mbi institucionet shtetërore, ndërkaq përgjegjësia do t‘ i ngarkohej për këto akte me ngjyresa të theksuara terori, pikërisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Vendimi i prerë i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e demonstratës së paralajmruar, ua kishte djegur në dorë skenarin kokave të SHIK-ut, që duket e qartë se vepronte nën direktivat e drejtpërdrejtë të Hashim Thaçit.

Skenari nr. 2

Skenari i dytë do të vihet në lëvizje po nga e njejta qendër, por kësaj radhe pasi kishin inskenuar hedhjen e mollotovit dhe goditjen e shtyllës mes dy dritareve të aneksit të Kuvendit të Kosovës, ku janë Zyrat e Presidencës, përmes gjuajtjes me zollë. Goditja ishte tepër precize, nuk do të shkaktoj dëme materiale, por do të shërbejë për vënien në lëvizje të skenarit nr 2 — arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe më pas edhe vrasjen makabre të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Opinioni tashmë është i njoftuar pothuajse në detaje për këtë skenar, por edhe për dështimin e tij.
Sërish Zyra e Presidencës së Republikës do të shërbejë si „Shtab veprimi” në këtë aksion të terrorit shtetëror. Prej aty do të përcaktohen detajet e veprimit, prokurori i lëndës, policët hetues, trupi gjykues dhe detaje tjera që do të shpjenin drejt vrasjes së Astrit Deharit, që pritet të bëhen edhe më të qarta ndërkohë, meqë rasti tashmë është nën hetime.

Por, edhe kësaj radhe, duket, falë rezistencës së Astrit Deharit për të mos bashkëpunuar me policët hetues dhe regjisorët e skenaristët e këtij krimi shtetëror, Klani Pronto do të dështoj për shpalljen e Lëvizjes Vetëvendosje si organizatë të implikuar në rastet me karakter terrori, që rrjedhimisht do të shërbenin si alibi për shpalljen e saj si Organizatë që cënon rendin kushtetues.

Pra, siç u thekësua më lartë, ky rast u montua me qëllim të dëmtimit të Lëvizjes VV, kur u bë granatimi i ndërtesës së Kuvendt të Republikës, që ka ndodhur më dt. 04.08. 2016, rrethë orës 23: 05 minuta.
Meqë isha i angazhuar në atë rast, duke e mbrojtur të akuzuarin e parë, AA, i akuzuar edhe me tre të tjerë, të gjithë asokohe anëtartë të Lëvizjes Vetvendosje, në fund doli se rasti ishte i montuar. Megjithatë Gjykata Themelore në Prishtinë, të njetit i shpalli fajtor dhe iu shqiptoj dënime me burgim prej gjithësejt 22 vite, duke i derguar menjëherë në vujtje të këtyre denimeve, me përjashtim të AB, e cila u dënue me dy vite burgim. Gjykata e Apelit, duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve, e anuloj këtë aktgjykim, dhe të njejtëve ua ndërpreu paraburgimin.

Se të akuzuarit AA, FK, EH dhe AB, nuk kishin të bënën fare me këtë vepër që ju vehej në barrë, flasin të gjitha provat materiale që gjendeshin në shkresat e lëndës. Për shkak të hapësires në këtë libër po i veçojmë vetëm këto prova materiale të cilat kanë vërtetuar pafajësinë e te akuzuarve: Raporti i Dretorisë Teknike të Kriminalistikës — Sektori për fotografim- videoanaliza dhe ekzaminim të IT-së, Raporti i FBA-jë i cili është bërë me Kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, provat e mbledhura nga policia, si në vendin nga është shtënë me minahedhës në drejtim të Ndërtesës së Kuvendit, si në vendin ku është gjetur e djegur motoçikleta, ekspertiza e ADN-së, ekspertiza Grafologjiuke e Daktiloskopisë etj, nuk kanë rezultuar se kanë të bëjnë me të akuzuarit e përmendur.

Fatëkeqësisht, njeri nga të dyshuarit është gjetur i vrarë në qelinë e burgut në Prizren. Fjala është për Astrit Deharin. Dhe për çudi, askush nga Ministria e Drejtësisë, e cila merret me menagjimin e burgjeve, as nga Drejtoria e Burgut në Prizren, e as nga Policia e këtij qyteti, nuk ka dhënë as dorëheqje e as që ka filluar ndonjë hetim penal ndaj kujdo qoftë nga organet e përmendura.

Jam i bindur se po të ishte vetëvrarë Astrit Dehari, kjo sigurisht se do të ndodhte. Madje, prokurori aktual, Sylë Hoxha, në atë kohë Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, disa herë është prononcuar për këtë rast, duke dhënë deklarata të paargumentuara, se gjoja Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje!

Skenari i tretë

Edhe rasti “Syri i popullit” është i montuar, dhe i përgatitur kohë të gjatë, me të vetmin qëllim dëmtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dr Sadri Rambajën, duke tentuar si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, që aktivitetin politik të Lëlvizjes ta ndalojnë me ligj, duke e shpallur si organizatë terroriste. Madje, me tendenca që edhe dy krerët e saj — Albin Kurti dhe Glauk konjufta, të akuzohen dhe të burgosen. Jo më kotë Hashim Thaçi, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, disa herë, deklaronte se tani i zgjeron akuzat edhe ndaj Albin Kurtit dhe Glauk Konjuvcës.

Montimi duket se kishte prapavijë të qartë politike, sepse VV është e vetmja Organizatë politike e cila po ua rrezikonte pushtetin pushtetarëve të derisotshëm. Ndërkaq ndërlidhja e „Syrit të popullit“ me Gjykatën Speciale (Hagë), ku siç do të mësohet m vonë, rasti i Beadin Hallaqit supozohet të jetë objekt trajtimi në procesin ndaj Hashim Thaçit, na rezulton se ishte arsyeja themelore e viktimizimit të Dr Sadri Ramabajës. Këtë e kishim vu re që në seancën e dytë tek prokurori, por edhe më qartë do ta hetojë hulumtimi i Xhafer Shatrit.

Siç ka pohuar ai vet, hulumtimin dhe analizën e ka bërë për Odën e Avokatëve të Gjenevës, sipas kërkesës së „një institucioni ndërkombëtar të drejtësisë“, çka rezulton se në fakt kemi të bëjmë me Gjykatën Speciale.
(Në kohën kur po përgatitet ky libër, Lëvizja Vetvendosja ka fituar bindshëm ndaj partive tjera me më shumë se 50 përqind të votuesve).

Dëshmitë shtesë — pse procesi rezulton i montuar

Nga shkresat e lëndes vërtetohet se Policia e Kosovës, kundër Murat Jasharit, Sadullah Xhemajlit, Abdulla Abdullait dhe Xhevat Bislimit, në Prokurin Speciale të Kosovës, me dt. 24.02.2017, ka ushtruar Kallëzim penal, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale; Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës nga nenin 126 par. 1 lidhur me nenin 34 par. 1 të KP të RK-së. Në bazë të këtij Kallëzimi Penal, Prokurori Sylë Hoxha, ka nxjerrë Aktvedmin për fillimin e hertimeve me shenjën PPS. Nr. 07/17 të dt. 01. Mars 2017.

Në këtë Aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të përmendurve thuhet: Ekziston Dyshimi i bazuar se të dyshuarit, përfshirë Murat Jasharin, ( tre të tjerët nuk janë akuzuar) , merren me një aktivitet kriminal, duke marr vendim që në pranëverën të vitit 2017, dhe atë në muajin mars, do te ndërmarrin aksione të kundërligjshme me qëllim te rrezikimit te rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës dhe at kundër personave të lartë shtetëror te Republikës së Kosovës dhe at ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, duke vepruar në grup kinse këta kanë trathtue vendin…… të dyshuarit veprojnë në kuadër të lëvizjes “Syri i popullit”, e cila organizatë e ka fondin e saj “Liria e Atdheut”.

Pra, informacionin për ekzistimin e kësajë organizate kriminale, përfshirë edhe anëtarët e saj, policija e Kosovës e ka pasur para dt. 24.02.2017, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës kundër: Murat Jasharit, Sadullah Xhemajlit, Abdulla Abdullait dhe xhevat Bislimit ka nxjerrë Atvendim për fillimn e hetimeve me dt. 01.Mars 2017.

Murat Jashari, ka hyrë në Kosovë, në fillim të mujit mars, 2017, ( Avni Llumnica përmend daten 6 mars 2017) dhe atë me Pasaportë të rregullt, ka hyrë në pikën kufitare në Morinë, ku ishte së bashku me Avni Llumincën. Dhe askush nuk e ka ndalur!!? Murat Jashari, ka hyrë në Kosovë, kur Prokurorija Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj tij veç kishte nxjerrë një Aktvendim për fillimin e hetimeve, për shkak të veprës penale: Vrasjsa e përfaqësueseve të lartë të Republikës së Kosovës, përfshire këtu Presidentin e Republikës Hashim Thaçin, si dhe Kryeparalamentari Kadri Veselin.

Si është e mundur të ndodhë kjo, dhe Murat Jashari, përkundër që dyshohej për një vepër nga më të rëndat, hynë lirshm në Kosovë, me pasaporten e tij personale, e kalon zonën kufitare pa asnjë problem, shëtitë lirshëm nëpër Kosovë, nga një fshat në tjetrin e nga një qytet në tjetrin. Madje, ai takohet me miqë e shokë, nëpër lokale të ndryshme. Është edhe takimi i dt. 11.03.2017, në Restoranin Villa PANORAMA. Aty qëndron disa orë. Dhe kjo ndejë, bëhej në një restorant publik. Dhe dëshmitarët anonim, nuk ishin dëshmitarë të rastit, ashtu siç pretendon prokuroria t‘i paraqes.

Ata ishin punëtorë të AKI-së, të cilët e përcillnin Murat Jasharin, hap pas hapi, por nuk e arrestonin. Megjithatë Murati shëtiste prapë i lirë! Por, edhe me dt. 13.03.2017, kur Murat Jashari shkoj në banesën e Azem Vllasit (me gjasë për herë të dytë, meqë për herë të parë, sipas dëshmisë së një polici hetues tani të ndjerë, ai kishte qenë në mëngjesin e 11 marsit) dhe e plagosi atë, pra Azem Vllasin. Zor të besohet se nuk kanë ditur policia për planin e tij.

Prandaj, jo më kotë Sadri Rambaja disa herë e ka përsëritur gjatë këtij procesi, duke nënvizuar qartë se „Azem Vllasi, Murat Jashari dhe une, jemi viktima të një skenari të hartuar në zyrat e Presidencës e të ndjekur direkt nga Hashim Thaçi“.

Mënyra se si arrestohet e vihet nën pranga intelektuali dhe atdhetari i njohur Sadri Ramabaja është më shumë se e turpshme dhe tejet fyese jo vetëm për të por për mbarë kombin, pastaj të thuash “pritja” e organizuar për ta fotografuar, sikurse që vërhet në foton e parë, flet shumë dhe keq për Kosovën e deridjeshme dhe funksionimin cinik të “shtetit juridik” …

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu