ARKIVI:
11 Maj 2025

    Botohet libri i Profesor Pirro Priftit nga Tirana: “Kombi Shqiptar – Univers historik dhe fetar”

    Shkrime relevante

    Xhafer Leci: Treva e Rugovës, Park Nacional

    Njëra nga pamjet e restoraneve të bukura të Trevës së Rugovës Rugova,...

    1922 / Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë, drejtuar të rinjve amerikanë të Kryqit të Kuq

    Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16 Nga Aurenc Bebja*,...

    Xhamitë dhe krijesa e tyre antishqiptare Hysri Selimi

    Afrim Caka, Gjakovë KU XHAMITË PUNOJNË ME BANDATË ISLAMIKE RADIKALE Dëshirën për t’a...

    Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

    Florim Zeqa Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e...

    Shpërndaj

    Profesori i njohur nga Tirana, shkrimtari e publicisti Pirro Prifti, kohëve të fundit në Tiranë e ka botuar librin e tij pesëvëllimësh “Kombi Shqiptar – Univers historik dhe fetar”. Libri i Profesor Pirros është pesëvëllimor dhe përmbanë shkrime që Profesori i shquar nga Tirana i ka shkruar për vite të tëra, e që tash të redaktuara dhe përpunuara i boton në librin e tij pesëvëllimësh.

    Shkrimet dhe publicistika janë të botuar në gazeten `Aleanca` (që nga viti 1995), dhe më vonë në gazetat e ndryshme shqiptare dhe Kosovare: Sot, Shekulli, Ballkan, Telegraf, Dita, Tema, Standart, MAPO, Liberale, rralle tek  gazetat Zeri i Popullit dhe Rilindja Demokratike.

    Gjithashtu janë  botuar edhe në gazetat dhe revistat kosovare online: Botasot, në portalin  Drini, Zemra Shqiptare, si dhe në profilet e mija në Facebook, Tëitter, etj.

    Të pesë vëllimet e librit të Profesor Pirro Priftit, “Kombi shqiptar Univers historik dhe fetar” 

    Shkrimet e volumit te 5 jane te viteve 2016-2019, dhe është botuar disa ditë përpara nga shtëpia Botuese Jozef, Durrës.

     Volumi i Parë ka shkrime që nga viti 1996- deri ne 2005, dhe botuar në  vitin 2012;

    Volumi I Dytë ka permbledhje të shkrimeve nga viti 2006 deri në 2009, dhe botuar në vitin 2014;

    volumi e Tretë ka permbledhje te shkrimeve nga viti 2010-2013, dhe botuar në vitin 2016;

    volumi i Katert ka permbeldhje te shkrimeve nga viti 2014-2015, dhe botuar në vitin 2019;

    Parathënia e volumit të parë të përmbledhjes me shkrimet e mija historiko-fetare dhe publicistikë është bërë nga ish Deputeti dhe miku im Gaqo Apostoli.

    Ne cdo kapak të pasëm është një c/v e shkurtër e imja  për  të shtatë tekstet që kam shkruar për Mjekësinë, me titullin tim Profesor Doktor, dhe dy libra të tjerë artistikë me emrin e zakonshem Pirro Prifti: `Të Penduarit ose Kombi përballë Zotit`, botuar  në vitin 2002 nga Shtëpia botuese Eurorilindja,  dhe libri me tregime `Buzëqeshje Hipokrite` botuar në vitin 2007 nga shtëpia botuese Dituria“.

    Me respekte: Pirro Prifti, Tiranë

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    1. Tani ne Tetor 2022 do te botoj volumin e 6 te `Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar.
      Do te botoj edhe nje liber Historiko-analitik per Kalimin nga emri arber&epirot ne ate Shqiptar.

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu