ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Botohet studimi: “Malësorja, roman monumental i Kosovës”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

 

Shkrimtari, kritiku letrar e publicisti Shefqet Dibrani.

Shefqet Dibrani, poet, publicist dhe kritik letrar, ka botuar pjesën e parë të studimit mbi romanin “Malësorja” të Nazmi Rrahmanit, me titull: “MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”.

Shikuar nga stafi akademik të cilët janë marrë me përgatitjen e librit: Prof. dr. Hamit Xheferi, ligjërues i letërsisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, i cili është redaktor, si dhe recensentët, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, ligjërues i letërsisë në Universitein Publik “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, dhe prof. dr. Gjekë Marinaj, ligjërues i lëndëve humane dhe letrare në Univeristetet e Dallasit në Amerikë, shihet se kemi të bëjmë me një studim të përgatitur mirë, në aspektin profesional.

Kjo vepër e Shefqet Dibranit, ndahet në  katër kapituj, që i paraprin shënimi, “Në vend të parathënies për këtë studim”, në të cilin autori ka shpjeguar arsyet pse e ka marrë në shqyrtim romanin “Malësorja”, i cili si asnjë vepër tjetër në Kosovë, që kur është botuar (1965), e deri më sot, e ka bërë jetën e vet akademike në sistemin arsimor nga niveli fillor deri në atë universitar.

Në “Kreun e parë”,“MALËSORJA, Romani monumental i Kosovës”, autori kryesisht është marrë me: Subjektin dhe strukturën si dhe vlerat humane të romanit, duke e arsyetuar pse “Malësorja” është romani monumental i Letërsisë Shqipe në Kosovë. Po në këtë kapitull, autori i ka bërë një vështrim të zgjeruar kritik këtij romani. Kjo shihet edhe nga thyerja teknike, tejet e veçantë, me shënime përkatëse faqe për faqe.

Kreu e dytë”, autori merret me: Kompozicionin e romanit, në të cilin janë trajtuar fillimi, zhvillimi dhe etapat kur është shkruar romani, deri te kompozicioni si formë artistike si dhe kategorizimi dhe fazat e kompozicionit. Pastaj merret me kohën kur është shkruar romani, me moshën e autorit, me rrethanat shoqërore e politike, me zhvillimet kulturore në Kosovë, pozitën e arsimit gjatë atyre viteve, duke e mbyllur këtë kapitull me “Natyralizmin”, si rrymë letrare në këtë roman.

Kreun e tretë”,janë trajtuar kryesisht vlerat universale të romanit, ndikimi i tij, si dhe aspekte të tjera sociale, kulturore, arsimore e shëndetësore, duke i dhënë lexuesit një pasqyrë më të kompletuar për ato rrethana në të cilat mbijetoi romani “Malësorja” dhe letërsia shqipe në Kosovë. Pastaj, autori merret me procedeun e veprës, simbolikën dhe simbolizmin si dhe me aspekte të tjera letrare. Në një syth të tërë ai ka përshkruar “Zonën gjeografike në të cilën janë zhvilluar ngjarjet e romanit”, pastaj është marrë me vitet kur është ndërtuar kompozicioni i romanit, duke dhënë një kronologji interesante të ngjarjeve e cila provokon mendjen e lexuesit, për thellësinë dhe imagjinatën e qasjes së studimit sipas kohës dhe stinëve, sipas brendësisë së romanit.

Në “Kreun e katërt”,janë përfshirë tri përkushtime: “Letrar, jetësor e poetik”. 1. “Prof. dr. Sabri Hamiti, 2. Prof. dr. Zejnullah Rrahmani dhe 3. Poezia “Na-Rra-Tive”, e autorit, të gjitha kushtuar Nazmi Rrahmanit.

Në fund të vepres është dhënë: Bibliografia e botimit të romanit “Malësorja”, pastaj, bibliografia e shkrimeve kritike për romanin, literatura teorike, literatura shkollore, revistat si dhe burimet e internetit dhe rrjetave sociale, ku është mbështetur studimi,  duke e bërë qasjen jo vetëm të kompletuar por edhe specifike për natyrën e studimeve letrare të kësaj fushe. Autori e ka në procesin e botimi edhe pjesën e dytë të këtij studimi, “KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja të Nazmi Rrahmanit”, në të cilën janë thelluar qasjet për figurat letrare e stilistike, karakteret dhe arketipet, që janë kundruar sipas teorisë së psikoanalistit zvicera Karl Gustav Jung. Ky studim i Sh. Dibranit botohet “Me rastin e 80 Vjetorit të lindjes së Nazmi Rrahmanit dhe në 56 vjetorin e botimit të romanit “Malësorja”. 

E boti Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë, maj 2021.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu