ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Botohet Thesari popullor i Turjakës , i Sinan Kastrati

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Rexhep Shahu, Tiranë
___
Keto dite lexuesi do te marre ne dore kete liber te vecante nga shtepia botuese e promovuese Klubi i poezise.
Titulli: Thesari popullor i Turjakës
Autor: Sinan Kastrati
Redaktor: Rexhep Shahu
Shtëpia botues e promovuese: Klubi i Poezisë
Punoi ballinën & Arti grafik: Blendi Shahu
Fotot në ballinë janë të Turjakës
© autori & Klubi i Poezisë
Po percjell keto dy fjale urimi.
SINAN KASTRATI KA SHKRUE SHPIRTIN E TURJAKËS
Sinan Kastrati ka shkrue shpirtin e Turjakës
Duke e mbledhë thesarin popullor të vendlindjes së tij, duke e regjistrue e shkrue, duke e botue në libër ai e ka bërë të pavdekshëm atë thesar, i ka bërë të pavdekshme mahitë, përrallat, tregimet, të folmen e vendit, bartësit, familjet. Ka shkruar origjinën e tij, rrënjët dhe nesër fëmijët e tij, nipa, mbesa, stërnipa a stërmbesa do ta dinë se nga janë, ku i kanë rrënjët, pasi sot po edukohemi në mënyrë agresive nga telefonat dhe ekranet të besojmë se fëmijët janë lindë e ngjizë në xham…
Po shtohet me shpejtësi numri i shqiptaro-gjermanëve, shqiptaro-anglezëve, shqiptaro-suedezëvë, shqiptaro-italianëve, shqiptaro-amerikanëve, etj.
Ndoshta një ditë pasardhësit tanë do të duan të dinë për rrënjët e tyre.
Libra të tillë si ky i Sinan Kastratit për Turjakën, ua tregojnë rrënjët sepse janë libra të shpirtit.
Përditë e më pak ka mbartës të kulturës e thesareve popullore, përditë e më pak ka punëtorë dije si Sinan Kastrati që ia dinë vlerën gurrës popullore, që e mbledhin, ruajnë e botojnë trashëgiminë tonë.
Në kohën tonë kur shteti e shoqëria janë thjeshtë konsumistë, kur njerzit shohin të mbushin barkun e kuletën, dhe askush nuk mendon as punon e investohet për trurin, mendjen, për trashëgiminë shpirërore, kontribute si ky libër i Sinan Kastratit marrin vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë tonë.
Do të vijë shpejt një ditë që askush nuk do ta dijë saktësisht se ku është, ku jeton, nuk do ta njohë mikrotoponiminë e vendlindjes së tij apo të prindërve të tij. Te mikrotoponimia ashtu si te përrallat e mahitë janë rrënjët tona. Kush, kur, si do ta shkruajmë mikrotoponiminë e vendbanimeve tona kur në shkollat e fshatrave tona me shpejtësi po pakësohen nxënësit, kur telefoni po zevendëson librin, kur mësuesve në fshatra u duket jo moderne mbledhja e mikrotoponimeve dhe trashëgimisë popullore.
Në kohën tonë të përshtjelluar libri i Sinan Kastratit është një smerald për kulturën e trashëgiminë tonë shpirtërore.
Urimet më të bukura Sinan.
Rexhep Shahu, botues i librit

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Urimet më të përzemërta autorit të librit , atdhetarit , mikut S. Kastrati ! Njoftim më të hollësishëm se ku mund t’a sigurojmë një kopje të tillë . Besoj se dhë në Shqipëri përderisa redaktori eshtë nga Tirana .Urime dhe suksese dhe një herë nga unë !!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu