Nefail Maliqi, redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne seline e BE-se ne Bruksel
Bruksel/Preshevë, 2 tetor -Serbia sot numer 7.498.001 banorë sipas regjistrimit të fundit te vitit 2002 përfshire ketu edhe 18 minoritete. Serbët përbëjnë 89.4% të popullsisë, kundrejt 10.6% për pakicat kombëtare ose rrth 700 mije te huaj. Por sipas të dhënave të BE-së ne Bruksel dhe Institutit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2019 numri i popullsise ne Serbi, nuk eshte më ai siq e prezenton Beogradi, por ka rënë nën shtatë milionë [6.982.604] – për herë të parë në 53 vitesh. Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor 2022 dhe pyetësorët elektronikë do të përdoren për herë të parë edhe në gjuhen shqipe, cka edhe shqiptaret sivjet do të jene pjese e ketij procesi te rëndesishem, njofton nga Presheva korrespendenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Ne Serbi para dy decenive kishte mbi 200 mije shqiptare, përfshire edhe ata 100 mije ne Beograd qe pas lufte u « avulluan » u debuan nga Serbia?!
Regjistrimi i mëparshëm në Serbi, i bërë në vitin 2011, është bojkotuar nga komuniteti shqiptar, për shkak se formularët kanë qenë të shtypur në gjuhën serbe, me alfabet cirilik, për cka ky lloj i diksmnimit ihste kritikuar nga Brukseli, raporton gazeta zvicerane Le Canton27.ch nga selia e BE-së në Bruksel.
Lidhur me regjistrimin e popullisise ne Luginen e Presheves redaktori i gazetes zvcerane Le Canton27.ch ne seline e BE-së ne Burksel ka kontaktuar dhe ka biseduar me zyrtaret e Bashkimit Evropian. Sikur Qeveria e Kosovës edhe nga Brukseli ka apeluar qe te dalin te regjistorhen te gjithe qyteraet, meqe ky proces ështe demokratik dhe i redesishëm si dhe obligim. Mesazhi Bruksel per qytetaret e Lugines se Presheves eshte: Regjistrohuni, nëse duani te jeni aq sa deshironi!
Kjo politike antishiptare e Beogrdait me diskriminime dhe plotë parregullesi ne nvitin 2011 ishin bere me qellim nga regjimi serb i Beogradit për t’i deklaruar shqiptaret me nje numer sa më te vogel, cka edhe ashtu ndodhi ku Beogradi i pariqiti vetem 5,809 (0,06 %) shqiptare në Serbi ?! qe ne fakt jane mbi 200 mije përfshirë ketu 100 mije shqiptaret te « avulluar » pasluftes, te debuar nga kryeqyteti serbisë-Beogradi. Por, sipas ekspertëve të bashkësisë ndërkombëtare që bënë një vlerësim të numrit të banorëve në tri komuna shqiptare të Serbisë jugore del se komuna e Preshevës ka pasur 29.600 banore, ajo e Bujanocit 38.300 banorë dhe Komuna e Medvegjës 7.442, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Dhe mo kjo politike diskrimnuese e Beogradit ne Lugine, bene qe shqiptarët denoncojnë njëgjuhësinë e formularëve të regjistrimit! Mbi të gjitha frikësohen se regjistrimi do të ratifikojë ndryshimet në strukturën etnike të rajonit, për shkak të largimit të shumë shqiptarëve në Kosovë apo në Perëndim.
Regjistrimi popullsise ne Serbi, perfshire ketu edhe Luginen e Presheves do te behet ne vjeshte te ketioj viti. Sivet shqiptarët në Serbinë jugore nuk do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë të planifikuar për në vjeshtë. Beogradi i ka pranuar kërkesat e tyre, veçanërisht për regjistrimin e diasporës, pavarësisht eksodit. Do pekrujtuarv se vetme ne Zvcer jane mbi 20 mije shqiptare nga Lugina e Presheves, kurse mbi 50 mije tjere jane ne Gjermani, Belgjike, France.. dhe vendet tjera te BE-së deri ne Amerikë, njofton nga Presheva korrespodenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch
Fshirja nga evidenca uli numrin e shqiptarëve
« Kushtet janë përmirësuar dukshëm në krahasim me regjistrimin e vitit 2011. Certifikatat e regjistrimit janë dygjuhëshe dhe mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse kanë apo jo letërnjoftim », mirëpret Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Serbisë, duke treguar. se do të mund të regjistrohet diaspora, si dhe qytetarët, adresat e vendbanimit të cilëve u janë çaktivizuar apo hequr nga policia vendore. Pjesëmarrja e minoritetit shqiptar duhet të ketë ndikim në këtë “fshirje” të shtëpive shqiptare në rajon.
Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë do të përfshihen edhe shqiptarët e diasporës, por edhe ata qytetarë, të cilëve policia vendore ua ka pasivizuar apo fshirë adresat e banimit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku përfshihen komunat ku ata jetojnë, ankohen prej kohësh për mosrespektim të të drejtave të tyre nga zyrtarët serbë.
Deputeii i vetem shqiptare ne paralamentin serb Shaip Kamberi për gazeten zvicerane Le Canton27.cjh ka thenë se « autoritetet në Serbi i pasivizojnë adresat e shqiptarëve, gjegjësisht i fshijnë vendbanimet e atyre, që pretendojnë se nuk jetojnë më në ato lokacione..Behet fjalë ketu per mbi 6 mije adresa e pasivizuara.. »