MANHATTAN NYC: Në restorantin “Club A Steak House” që gjendet në mes të Manhatanit, pronari i saj, Bruno Selimaj me familje festojë, mbrëm 45-vjetorin e suksesit të tij në Amerikë. Dhjetra bashkëatdhetar, anëtar të familjes së tij, filantrop, biznesmen të suksesshëm, aktivist të dalluar, artistë, gazetar e klientët e tij amerikan, festuan së bashku këtë jubile suksesi në një pritje organizuar nga Familja Selimaj në 45-vjetorin e suksesit të Bruno Selimaj në Amerikë.
Bruno Selimaj , është një histori suksesi në Amerikë, i emigrantëve të vjetër shqiptar, pjesës së atyre, shqiptarve që u larguan nga vendi , për t’i shërbyer atdheut të tyre, nga mërgimi në rrëzimin e sundimit sllavo-komunist. Bruno Selimaj lindi dhe u rrit në një fshat të vogël në kufirin verior shqiptar në trevëv e Plavë e Guci, dhe filloi jetën e tij si fermer i thjeshtë, qysh në fëmijëri. Por, në moshën 18-vjeçare me prindërit e tij, ai nisi një udhëtim në Amerikë, në kërkim të një jete të re. Jetë të cilën ashtu si edhe e kishte ëndërruar e gjeti këtu në SHBA. Bruno me të mbërritur në Amerikë, në fillim të viteve 1970, dhe pa asnjë njohuri të gjuhës angleze, thuhet se ai bindi një mik të ngushtë që t’i siguronte një punë në restorantin e famshëm Nani të Nju Jorkut. Pasi punoi në disa restorante gjatë 5 viteve, dhe mblodhi disa para, duke fituar edhe një provojë në sektorin e kulinarisë, Bruno, ishte bërë një nga “kapitenët” e restoranteve më të njohur të Nju Jorkut, duke plotësuar nevojat e klientëve, restorante të tilla të famëshme si Sofia Loren, Elizabeth Taylor dhe Telly Savalis.
Frank Shkreli, ish-drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan
Në pritjen (4 tetor) me rastin e 45-vjetorit të Restorantit të biznismenit dhe aktivistit shqiptaro-amerikan, Bruno Selimaj në Manhattan të Nju Jorkut. Restoranti i tij ka shërbyer edhe si qendër takimesh dhe bisedimesh të përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan me zyrtarët më të lartë amerikanë, por jo vetëm, gjatë luftës në Kosovë por edhe më vonë. Restoranti ishte gjithashtu edhe qendër për mbledhje fondesh për lobim dhe për ndihma për Kosovën gjatë asaj periudhe të vështirë të 8-90-ave. Të ftuar ishin shumë prej pjesëmarrësve shqiptaro-amerikanë të cilët kujtuan ato takime dhe atë periudhë të artë për angazhimin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Të pranishëm ishin edhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë.