ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Shpërndaj

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës
___
Në konferencën e fundvitit për medie, prezentuam të arriturat më të theksuara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2023, të cilat patjetër që e kanë ngritur ushtrinë dhe sigurinë tonë në nivelet më të larta që kemi pasur ndonjëherë.
Ministria e Mbrojtjes përkatësisht ushtria e Republikës që nga fillimi ka qenë dhe po vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të kryeministrit Kurti dhe qeverisë tonë. Kjo dëshmohet mbi të gjitha me ndarjet buxhetore që për herë të parë arrinë në 204 milionë euro apo 2% të GDP, duke plotësur kështu edhe njërin nga kërkesat për vendet e NATO-s.
Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë.
Në rradhë të parë kemi ngritur e kapacitetet humane brenda FSK-së përmes:
Rekrutimit:
Gjatë këtij viti kemi rekrutuar 627 rekrutë aktivë, ndërsa që nga fillimi i mandatit kemi rekrutuar 1836 pjesëtarë të rinj, duke dyfishuar pothuajse numrin total të ushtarakëve me një rritje prej 66.87%.
Kemi mbështetur rritjen e mirëqenies së pjesëtarëve tanë, përmes:
Ngritjes së pagave:
Grada e ushtarit nga 422 euro në 588 (rritje prej 39%)
Tetar i karrierës nga 465 euro në 609 ( rritje prej 31%)
Tetar nga 489 euro në 609 (rritje prej 31%)
Trajnimit dhe shkollimit:
Që nga fillimi i mandatit janë shkolluar qindra oficerë dhe dhjetra kadetë në akademitë ushtarake më të njohura në botë, ndërsa aktualisht po ndjekin shkollimin 62 kadetë.
Krahas shkollimit të gjeneratave të reja të kadetëve është investuar dhe në trajnimin e ushtarakëve. Vetëm gjatë vitit 2023 janë trajnuar 580 pjesëtarë, ndërsa që nga fillimi i mandatit janë trajnuar 3325 ushtarakë jashtë vendit apo 4 herë më shumë se në qeverisjet e kaluara.
Në të njëjtën kohë kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së sistemeve të armatimit. Me një buxhet që ka shënuar rritje 38% në raport me vitin 2022, është investuar 28% më shumë në blerjen e armatimeve. Ndërsa krahasuar më qeverisjen e kaluar nga më pak se 4 milionë sa ishin investuar, tani në këtë mandat ne kemi investuar 239 milionë euro dhe sigurisht dronët Bayraktar janë vetëm një nga llojet e sistemeve të armatimeve të cilat tanimë i kemi në dispozicion.
Të gjitha këto kanë bërë që Republika e Kosovës të ngritet për 5 vende më lartë në Indeksin e Fuqisë Globale të ushtrisë në botë, matje kjo që është bërë vitin që po e lëmë pas, ndërsa në matjet e radhës presim që të rangohemi edhe më lartë.
Ushtrimet dhe operacionet:
Nuk mund të mos përmend faktin që gjatë këtij viti me sukses FSK ka përfunduar ushtrimin fushor ‘’Defender Europe 2023’’ me ç’rast është validuar një regjiment. E po ashtu pjesëtarët tanë kanë treguar shkallë të lartë profesionalizmi në operacionin e kërkim-shpëtimit të inicuar me rastin e tërmetit në Turqi, pastaj në operacionin e bashkëzbarkimit në Ishujt Falkland, ndërsa jemi në proces të finalizmit të marrëveshjes për bashkëzbarkimit me Forcat e Armatosura Britanike në shtetin e Belizesë.
Bashkëpunimi ndërkombëtar:
Në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar më duhet të theksoj se kemi të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete, ndërsa jemi në proces të dakordimit për MoU me Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Finlandën.
Po ashtu gjatë këtij viti kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve tanë ushtarak në Holandë, Slloveni dhe Kanada, ndërsa jemi në proces në Zvicër dhe Itali.
Duke qenë se vlerësojmë lartë bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik dhe synimi ynë është anëtarësimi në NATO, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kemi ofruar përkrahje për Ukrainën brenda kapaciteteve tona. Jemi në proces të zhvillimit të marrëveshjes me USAREU-AF për trajnimin në Kosovë të trupave të ushtrisë së Ukrainës në fushën e deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.
Sa i përket aspektit të paraqitjes ndërkombëtare të Kosovës, theksoj se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është duke korrur suksese të jashtëzakonshme. Vetëm gjatë këtij viti kjo qendër ka trajnuar qindra pjesëtarë të shteteve partnere si: Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Hungaria, Jordania, Malta, Maqedonia Veriore, Irlanda, Portugalia, Turqia, dhe së fundi Holanda, shtet me të cilin dhe filluam etapën e re të ofrimit me pagesë të trajnimeve në QNTKSH.
Realizmi i Planit të Punës 2023 dhe projektet kapitale:
Nga 137 aktivitetet e planifikuara në Planin Vjetor të MM-së për vitin 2023 deri me tani janë realizuar 131 aktivitete apo shprehur në përqindje 95%.
Ndërsa sa i përket Fazës së Dytë të PGJT-së, janë arritur, bile tejkaluar, të gjitha objektivat e kësaj faze kurse sa i përket projekteve kapitale nga 15 projekte kapitale infrastrukturore të planifikuara për këtë fazë, 9 veçse janë realizuar ndërsa 6 janë në proces të realizimit.
Buxheti i planifikuar për vitin 2023 është shpenzuar rreth 95%.
Legjislacioni dhe dokumentet strategjike:
Në aspektin legjislativ gjatë këtij viti është miratuar Strategjia e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kemi miratuar projekt ligjin për statusin e forcave të huaja ushtarake në territorin e Kosovës. Ndërsa jemi duke punuar rreth konceptit të Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.
Ajo që mund të themi është se FSK posedon të gjtha kapacitetet e nevojshme për të garantuar siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës.
Këto janë vetëm disa nga të arriturat tona përgjatë këtij viti. Ndërsa për vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me intensitet edhe më të shtuar në forcimin e mëtutjeshëm të ushtrisë sonë.
Faleminderit të gjithëve për punën e palodhur në shërbim të arritjes së objektivave dhe qëllimeve tona strategjike.
Mund të jetë një imazh i 1 person

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu