ARKIVI:
26 Prill 2025

    Buxhovi: Në Uashington nuk kishte marrëveshje, as historike e as formale, por një letër zotuese

    Shkrime relevante

    Pengmbajtësit e shtetit!

    Florim Zeqa Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend....

    Një përkujtim për profesorin dhe atdhetarin Muhamet(Lan) Haklaj

    (13.04.1955-16.04.2025) Deçan, 22.04.2025. Shkruan: Dr. Bekim Vishaj Pas ndarjes nga jeta të profesorit,atdhetarit dhe...

    Loja e dogërxhikut, Kuvendi i Kosovës dhe Serbia

    Gani I. Mehmeti Në lojën e dogërxhikut, kur kokrrat bijnë në atë...

    Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

    Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë,...

    Jakup Halimi, një jetë në shërbim të çështjes shqiptare

    Nga : Arif Ejupi Rrëfimi i Jakup Halimit paraqet një dëshmi me...

    Shpërndaj

    Nga Jusuf Buxhovi

    Në takimin e Uashingtonit të katër shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, të kryetarit amerikan Tramf me presidentin e Serbisë A. Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës A. Hoti, një letër zotimesh, e diktuar nga Uashingtoni, e nënshkruar veç e veç, u shpall “marrëveshje”. Madje u quajt edhe historike. Dhe, mbi këtë diskurs, u ndërtuan deklarata qeveritare , analiza dhe komente diplomatike dhe mediale, që u përhapen me të madhe nga të katër anët deri te nivelet më të larta qeveritare dhe akademike, mbi të cilat pastaj u ndërtuan rrëfime të ndryshme, ndër më kontradiktorët, që nuk i përshtaten realiteti as diplomatik e as politik.

    Por, po qe se e gjitha i nënshtrohet një përqasje sado të lehtë nga këndvështrimi i një analize historike të mbështetur mbi dokumentet e këtij takimi, del se në Uashington kishte një ngjarje të rëndësishme politike e përcjellë me marketing të madh, por nuk kishte marrëveshje bilaterale, as trelaterale dhe kurrëfare. Nënshkrimet e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, ishin të natyrës së zotimeve qeveritare, gjë që, nuk u nënshtrohen ratifikimeve parlamentare, dhe si të tilla, mbesin formale.

    Natyrisht se letra zotuese e nënshkruar nga Vuçiqi dhe Hoti përballë letrës së presidentit Amerikan, së paku formalisht, kanë një rëndësi të madhe për Kosovën, ngaqë e gjitha ndodhi në Shtëpinë e Bardhë dhe në praninë e presidentit amerikan, me ç’rast, ata (formalisht) u trajtuan të barabartë. Kjo përmirëson dukshëm imazhin e rrënuar të Kosovës kohëve të fundit në botë të shkaktuar nga sjellja e papërgjegjshme e asaj klase politike, e cila, siç u pa, për hesape që rrënonin edhe interesat amerikane dhe perëndimore në përgjithësi, ishte e gatshme që të hynte edhe në marrëveshje që mund ta rrënonin subjektivitetin e saj shtetëror .

    Po ashtu, edhe zotimet e marra në këtë letër,sado formale, (ndonëse disa prej tyre tejkalojnë fare raportet midis dy vendeve), kanë një peshë të veçantë, ngaqë vinë nga një qendër e fuqishme, ku sot përcaktohet gjeostrategjia dhe gjeopolitika botërore me çka të dy vendet (Serbia dhe Kosova) shfaqen të rëndësishme njësoj, e ku përfshirja e tyre në integrimet veri-atlantike luan një rol të veçantë.

    Pa hy te aspektet tjera që sjell ky takim si dhe sinjalet që prej andej ka marrë Serbia dhe Kosova, po edhe BE dhe Rusia, megjithatë, është mirë që opinionit t’i shpjegohet e vërteta e këtij takimi, në mënyrë që gjuha e marketingut të caktuar politik, që po shfrytëzohet me të madhe në të gjitha nivelet, të zëvendësohet me atë të fakticitetit, që assesi nuk mund të fshihet. Kjo vlen, veçmas për mediumet dhe faktorët tjetër të pranishëm në atë spektakët, që angazhimi i Uashingtonit të vlerësohet drejt, ndërsa zotimet e marra atje, të trajtohen në përputhje me realitetet që nuk mund të fshihen.

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    1. Eshte deshpruese se nje nder ata pak imntelektual te bejne propagande Anti-Amerikane. Ne Washington u nenshkrua marreveshja e cila ishte super e favorshme per Kosoven.

    2. Historike sipas ketij historiani eshte vetem ate qka ky e vendose se qka eshte historike!

      Amerika dhe Kosova nenshkruan MARREVESHJE……e no zotim .

      Nese AMERIKA DHE KOSOVA NENSHKRUAN NJE DOKUMENT KU THUHET SE ESHTE MARREVESHJE…ATEHERE ESHTE MARREVESHJE…..por ky komunisti islamik nuk e duron MARREVESHJEN FANTSTIKE sepse eshte bere pjese e hordhive barbare islamike dhe komuniste te vv.

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu