ARKIVI:
26 Shtator 2024

Buxhovi: Shteti laik i Kosovës ka dështuar para islamit politik

Shkrime relevante

Buxhovi: Shteti laik i Kosovës ka dështuar para islamit politik

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se Kosova laike ka “kapitulluar” para...

Hovenier, i paqartë në ngecjen e dialogut!

Nga: Gani I. Mehmeti ___ Siç dihet, Kosova me e pa dëshirën e saj,...

Çfarë është një vend demokratik? Po Shqipëria?

Nga: Aurel Dasareti ___ Demokracia, e quajtur edhe qeverisja popullore, është një formë qeverisjeje...

Gafa e Kryeministrit për “shtetin bektashi”, rrezikon integritetin territorial dhe kulturor të Shqipërisë

Nga: Pirro Prifti Në fjalimin e Ramës në OKB , Kryeministri shqiptar...

Libri i Pirro Priftit për Autoqefalinë e Fan Stilian Nolit, përball KOASH të Kryepeshkopit Anastas

Pirro Prifti, Tiranë Refleksionet e mia personale janë paraqitur në librin tim: ``...

Shpërndaj

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se Kosova laike ka “kapitulluar” para islamit politik, duke thënë se kjo ka sjell çrregullime të mëdha në shoqërinë kosovare.

Buxhovi ka theksuar se shtetet perëndimore, përfshirë edhe Kosovën, po i kthehen nacionalizmit me qëllim që të mbrohen nga rrymat e tilla fetare.

“Kapitullimi i shtetit laik ka sjell çrregullime të mëdha në shoqërinë tonë…Këto rryma janë edhe në shtete të tjera fuqishme, me formulat e veta. Kjo që po shihet sot është kapitullimi i shtetit para islamit politik që ka sjell çrregullime të mëdha”, ka deklaruar Buxhovi.

Historiani ka shtuar tutje se në Kosovë dhe në Shqipëri ekziston tendenca që identiteti nacional të zëvendësohet me identitet fetar.

Sopi: Muhamedi me 4 ndihmësit e tij kanë qenë sufistë, kjo nuk pëlqehet të thuhet

Opinionisti në “Konfront” të KTV-së, Agim Sopi, ka thënë se vetë profeti Muhamed dhe katër ndihmësit e tij kanë qenë sufistë.

Sipas tij, kjo mund të mos pëlqehet, “por është e vërtetë”.

“Bektashinjtë e thonë të vërtetën për Islamin sepse vetë profeti Muhamed a.s. me katër ndihmës të tij kanë qenë sufistë. Kjo nuk parapëlqehet të thuhet, por është e vërtetë. Sufizmi deri në shekullin 13 ka mbizotëruar civilizimin e Lindjes. Me krijimin e islamit politik ortodoks do të thoja, janë ndarë. Lindja e ortodoksizmit mysliman në njëfarë mënyre e ka egërsuar religjionin, nuk e ka liberalizuar, sepse vetë sufistat kanë qenë shumë liberalë. Kanë qenë të dhënë më shumë prej shpirtit.

Buxhovi: Shteti nuk e ka mbrojtur laicizmin, ministrat kanë agjituar nëpër xhamia

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se Kosova nuk e ka mbrojtur shtetin laik, duke i kritikuar institucionet se kanë agjituar me klerikë fetarë.

Ai ka deklaruar të enjten në emisionin “Konfront” të KTV-së se po ta mbronte shteti laicizmin, Kosova nuk do të përballej me probleme fetare.

“…Ne po i kthehemi religjionit, asaj që na premton jetë të përshpirtshme, barazi, e këto…Faktori kryesor duhet të nisë që shteti s’e ka mbrojtur parimin e laicizmit. Po ta mbronte, s’do të hapej kjo. Kur është bërë rekrutimi për Siri, ministrat e Kosovës kanë agjituar me klerikë nëpër xhami”, ka thënë Buxhovi.

Buxhovi: Me veprimet e fundit e kemi kthyer Serbinë në Kosovë

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se me veprimet e fundit, klasa politike në vend e ka kthyer Serbinë politikisht në Kosovë.

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Buxhovi ka deklaruar se për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të politikanëve në vend, Kosova mund të ketë pasoja në gjeostrategji.

“Pasoja mund të ketë në gjeopolitikë. Aty qëndrojmë keq. Të gjithë ato avantazhe që kishim me aleatët perëndimorë, na kanë ndihmuar në të gjitha fazat, nga bombardimi deri te çlirimi, kanë filluar të lëkunden seriozisht, sepse kemi pasur politikë të papërgjegjshme prej vitit 2010. Klasa jonë politike, me këto probleme me të cilat po ballafaqohet, i ka prej sjelljes së papërgjegjshme politike, të cilën për nevoja të caktuara, përfitimeve personale dhe të logjikës që shteti nuk konsiderohet si diçka i shenjtë që duhet të ndërtohet, por që të shfrytëzohet, kanë arritur në gjendjen që të hyjnë në marrëdhënie me Serbinë pa pasur nevojë, nuk ka pasur kurrfarë nevoje që të hapen bisedime me Serbinë, pos atyre që janë të obliguara, si dëmshpërblimet e luftës, por jo që Serbia të kthehet politikisht në Kosovë. Prej 2013-tës e deri te këto të fundit, ne e kemi kthyer Serbinë politikisht në Kosovë, e kemi kthyer në një situatë shumë të disfavorshme për ne”, ka thënë ai.

(Dez)orientimi i shqiptarëve – Konfront, 26.09.2024 (youtube.com)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu