ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Buzëqeshje të kthyer në lot

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

BUZËQESHJE TË KTHYER NË LOT
____
(Dedikim fëmijëve të Çamërisë)
Fëmija e mban në shpinë fëmijën tjetër
Buzëqeshjet e tyre të kthyera në dhimbje
Në mall i sheh fytyrat e fëmijëve të Çamërisë
Fëmijë të zhveshur e uritur shikohen ç’ me sy.
Fëmija i vogël po qan më zë trishtimi
Ne mes grupeve fëmijësh për në rrugëtim
Ka i shpije jeta kur i largojnë nga vendlindja
E marrin udhën në sy pa ditur se ku do shkojnë.
Fëmija me zë të lart po thërret oj Nënë – oj Nënë
Ndërsa nënën e ti ia kanë vrarë fashistet grek
Nëna mbeti me trup e përgjakur në prag të derës
Fëmijët e vegjël të mbetur jetim po nisën rrugës.
Rruga e tyre u kthye në kocka e gurë varresh
Buzëqeshja e fëmijëve të Çamërisë u shua
Dielli humbi ngrohtësi e nga qielli po bie shi
Malli u shndërrua në dëborën e zezë në Çamëri.
Litari i gjatë u këput atë ditë kur qelli u errësua
Brigjet humben në mjegullën e kohës për fëmijë
Çamëria u kthe në vatër zjarri e fushë pushkatimi
Fëmijët jetim nisën në rrugët ka është shpëtimi.
Po si të gjejnë shpëtim këta fëmijë të vegjël jetim
Kur babin ja pushkatuan e nënën ja masakruan
Në sytë të tyre këtë Gjenocid fëmijët e përjetuan
E buzëqeshjet e tyre në lot-dhimbje u pikturuan.
________
Vargje nga Rudi Berisha 
Dardani, 27 qershor 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu