ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Çamëria dje dhe sot (1)

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri, studjues 

Fillimisht, në respekt të paraardhësve tanë, do sjellim në kujtesë shkurtimisht disa thënie se kush ishin “Ilirët dhe epirotët, dy vëllezër, bij të pellazgut”.

Napoleon Bonaparti ka thënë « E vërteta historike sigurisht nuk do të jetë ajo që ka ndodhur në vend, por vetëm ajo që do të tregohet».

Ndërsa sipas percaktimit në Wikipedia (Enciklopedisë elektronike) “Historija, përbën shkencën që merret me atë që është e shkruar dhe historiani duhet të punojë me arkivat”.

Nisur nga këto dy përkufizime dhe nga niveli i njohjes, kulturës dhe përvojës personale, mendoj se të shkruash “histori” të vërtetë, duhet të plotësohen  disa kushte:

a)- Niveli i njohurive për ngjarjen;

b)- Bindjet politike. Kujdes! Me bindje politike të shkruesit, të kuptohet anësia e tij me palët e kundërta në ngjarje. Për të qenë më të kuptueshëm sjellim qendrimet historike të dy ngjarjeve të rënda, ndodhur gjatë këtyre 100 viteve ndaj kombit shqiptar:

– Napoleon Zerva, për shqiptarët historia e tregon kriminel; historia e shtetit grek e tregon hero.

–  Sllobodan Millosheviçi, historia  serbe e tregon hero; historia jonë e tregon kriminel.

Në këtë vështrim, cili duhet të jetë trajtimi i vërtetë në histori? Po. Gjykoj se ka bosht ku duhet të mbështetet historia dhe “boshti” gjendet tek dallimi i konflikteve (për kriminelët shtetërorë):

– Trajtohen kriminelë shtetërorë, ata që luftojnë për të nënështruar një pakicë etnike apo një komb i ndodhur në trojet e veta autoktone.

– Trajtohen heronj shtetërorë, ata që detyrohen të mbrojnë dhe të mbrohen nga sulmet që u vijnë nga të huajt, ose vrasës brenda lloit.

Të gjykuara këto veprime me arësye të shëndoshë, del qartë se personazhet e mësipërme (njëri grek dhe tjetri serb – kontrast i madh me Gjergj Kastriotin tonë), vendi i tyre në histori e kanë “kriminelë shtetërorë”.

c)- Formimi kulturor i shkruesit.

ç)- Rishikimi i historisë, përafron të vërtetën, në vartësi të njëfarë kohe dhe të pavarësisë së shkruesit. Ka thënie të shumta, të sakta dhe të drejta nga dijetarë të ndryshëm. Këtu do perifrazoj thënien e William Kameron:

“Lufta fillon me mungesën e shpirtit, mendjes dhe arsyes së njeriut”.

Ky përkufizim për luftërat, duhet të gjejë zbatim edhe në të gjitha llojet e konflikteve, qofshin të rënda apo ordinere, mes shteteve, grupnjerëzve, partive dhe brenda familjeve. Çdo kush duhet të veprojë në jetë me dhëmshuri e dashuri shpirtërore; me mendje të freskët e të shëndoshë të priret dhe të udhëhiqet nga arësyeja.

Kur trajtohen ngjarjet me luftëra, kam

mendimin se “gjykuesit e mëdhenj”, me mbarmin e luftës duhet të jenë tepër të kujdesshëm në qendrimet apo konsideratat ndaj “fituesit”.

Kur luftërat zhvillohen të organizuara ushtarakisht, ndaj fituesave duhet mbajtur tjetër qendrim, krahasuar me luftërat kur zhvillohen të organizuarara  ushtarakisht kur njëra palë synon ekspansion; ndërsa pala tjetër nuk është e organizuar ushtarakisht dhe sulmohet në kushte të pabarabarta. Në këto raste qendrimet ndaj “fituesave” duhet të jenë të drejta, ligjore, largimin e detyrueshëm dhe të menjëhershëm të pushtuesit, të detyrohet të shlyejë dëmet e shkaktuara, të bojkotohet politikish dhe ekonomikisht.

Ndaj luftërave të tilla, ligjërisht të cilësuara “krime lufte”, tregojnë, sipas rastit, veças ose bashkë, qendrimet e shteteve ndaj zbatimit me korrektësi ose jo të ligjeve.

Për shtetet vendimmarrëse, qendrimet ndaj këtyre rasteve janë “ballancë” ku  peshohen e drejta dhe mashtrimi. Praktika e derisotme, e veprimit të së drejtës ndërkombëtare, lidhur me kombin shqiptar, tregon pa mëdyshje

“sjellje negative”, të pa denja, të turpshme, antinjerëzore.

***

Derisa shoqëria njerëzore ka arritur të hartojë ligje ndërkombëtare, duhet të heqë dorë nga anësitë ndaj kujtdo dhe për ç’farëdo arësye politike, etnike dhe fetare. Kjo arrihet me krijimin e një “Pleqësi drejtësivënëse” botërore, e cila gjykon këdo. Vendos ndaj kujtdo të drejtat ligjore. Është e pakuptimtë situata aktuale me: “Praninë e ligjeve ndërkombëtare, por pa kontrollues e urdhërues unik ndërkombëtarë”. Një “sakatllëk i tillë na ka vendosur përherë përpara katastrofave të mëdha, që na pengojnë në punët dhe arritjet e qëllimeve tona”.

***

*- Është e drejta e gjithkujt të mendojë për arësyet, që mua më shtyjnë të ndalem shpesh në shkrime, lidhur me shtjellimin luftërave, përdhunimeve, vrasjeve, vjedhjeve, çpronësimeve të dhunshme shtetërore dhe dëbimeve.

– Çdo kush, individ apo shoqëri, që përjeton një luftë, nisur nga përvoja e kombit tonë, duam nuk duam jeta na ndryshon përgjithmonë. Pasojat e pas masakrave çnjerëzore, të shkaktuara 77 vjet më parë nga shteti dhe kisha Greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe 22 vjet nga lufta në Kosovë, janë edhe sot tepër të ndjeshme në jetën e përditshme të çdo familje shqiptare, kudo ndodhen. Ato ngjarje makabre, na shoqërojnë pa ndalur. Gjendja jonë  shpirtërore qëndron e shqetësuar, mbajmë trishtim të thellë nga malli ndaj vendlindjes, prindërve të torturuar, të vrarë barbarisht, nga vuajtjet, nga shpifjet, mashtrimet; në zemrat tona që i jetojmë këto ngjarje, nuk mundet të shkëputemi prej këtyre ndjesive, prandaj kemi hidhërim shpirtëror të pa shuar.

Jemi koshientë se në jetët njerëzore ka të ligj e të liga, siç ka të mirë dhe të mira. Prandaj krahas këtij fakti, dimë të ecim në jetë dhe t’u japim kushtimin e duhur si të mirave dhe të ligave dhe atyre që i krijojnë ato.

Dhimbje, mallëngjim, dëshpërim, shpresë në korigjim dhe më pas një jetë në paqe, qetësi, mbarësi. Por jo pa u vendosur ligji për të drejtat.

Nuk pretendoj për përkufizime, por thjeshtë ndjej shpirtërisht dhimbje të thella për padrejtësitë e mëdha të bëra ndaj kombit shqiptar gjatë dy shekujve:

– Gjenocidi grek ndaj rajonit të Çamërisë dhe jugut të Shqipërisë;

– Gjenocidi serb ndaj Kosovës.

Në të dy rastet, të dy shtetet kryen luftë të organizuar ushtarake, të padrejtë ndaj banorëve autoktonë, të cilët ishin në vendin e tyre dhe të pa organizuar ushtarakisht. Dy shtete vranë, therën, përdhunuan, grabitën dhe dëbuan nga vendi i tyre banorët vendas. Shtete vrasës të popujve të pa fajshëm. Dhe “gjykatësit e mëdhenj”, jo që nuk mbajnë qendrim të drejtë ndaj masakrave çnjerëzore, por ende vazhdojnë t’i “përkëdhelin” këto shtete që vrasin popuj. Por ja që kjo është Europa “demokratike” ku jetojmë!.

                 a)- Ilirët: 

Janë paraardhësit tanë me rrënjë pellazgjike, një perandori me shtrirje kryesisht në perëndim të Gadishullit Ilirik, sot Gadishulli i Ballkanit. Nëse historia, që sapo ka filluar të flasë, do vazhdojë të mos mashtrojë, as të tjetërsojë, siç është vepruar deri sot, do të pasqyrohet e vërteta e tyre. Ilirët ishin një popull me histori shumë të pasur, por sot, si efekt i luftërave dhe intrigave greko-romake, është lënë në harresë. Ajo perandori, si rezultat i një historie mashtruese dhe fallsifikuese, është tkurrur, po thuaj nuk njihet ose njihet shumë pak. Është kjo e vërtetë që historisë dhe popullsisë së Ilirisë, historia i ka shumë detyrime, mes tjerash duhet t’i kthejë meritat e mohuara, të bëjë të njohura vlerat e çmuara specifike të tij.

Ky veprim është i thjeshtë për t’u arritur, mjafton të shfletohen dhe të lexohen saktë faqet e historisë së vërtetë të fshehura në kasafortat sekrete të shteteve konspirativë.

               b)- Epirotët:

Për trajtimin e gjuhës së folur dhe etninë e popullsisë së Epirit, për të cilën janë dyshues disa akademikë shqiptarë (injorojmë kalemxhinjtë e blerë), kam zgjedhur të citoj një paragraf, nga studimi i Z. Mit’hat Frashëri, shkruar më 1915, ose 106 vjet më parë në Losanna të Zvicrës.

“Do të na dukej krejt e kotë dhe pa vlerë, që të flisnim për kombësitë e Epirit. Mendojmë se, të shkruash një artikull të tillë, është sikurse të provosh vërtetësinë e dritës së diellit, apo të nxehtësisë së zjarrit. Por, paturpësia e grekëve nuk paska kufij dhe padituria e publikut qenka kaq e madhe, saqë ajo që po thuhet dhe po përsëritet çdo ditë, rrezikon të besohet dhe të mirret si e vërtetë”.

Ky paragraf i shpreh qartë paradokset (mungesën e arësyes së shëndoshë) greke, por mjeshtëria e fallsifikimit të së vërtetave nga grekët, ka qënë e suksesëshme, derisa, ashtu si para një shekulli, ndodhemi edhe sot në po ato “ujra”. Nuk mund  anashkaloj një “bindje” tjetër të grekërve, me të cilin ndeshemi shpesh në ditët tona dhe na duken qesharake, por duke lexuar përsëri z. Mit’hat, rezulton se grekët e paskan strategji shekullore përcaktimin e kombit me besimin fetar. Strategji që në mjaft raste siguron mbështetjen e Europës. E do vendi që ti drejtohemi prap z. Mit’hat: “Nga konsideratat fetare dhe shkollore, ata kalojnë në konsiderata psikologjike dhe të përgjigjen:”Te kesh në damar gjak të tillë ose të atillë, të flasësh këtë apo atë gjuhë, nuk do të thotë asgjë; kryesorja është ndërgjegjja kombëtare, njeriu i përket racës për të cilën ai deklarohet. Dhe epirotët janë grekë nga ndjenjat!”.

Interesant! Sa i tanishëm është edhe sot ky përcaktim, për ne qesharak, por i pëlqyer nga të gjithë antishqiptarët. Më qesharak është dhe kushtëzimi për anëtarësimin tonë në BE, ku kërkohet që në rregjistrimet e popullsisë të ligjërohet kriteri: “Neriu i përket racës për të cilën ai deklarohet”.

Mendoj se ky qendrim duhet të jetë një kompllot i atyre popujve që nuk kanë “këllqe” për të krijuar kombin e tyre të vërtetë!. Duke shkruar këto rrjeshta mendja më shkoi tek shpendi “Qyqes”.

Legjenda të përafërta tregohen për këtë shpend nga të gjithë popujt ballkanikë, më të qarta tregohen nga shqiptarët e gjithë trojeve tona etnike. Përcaktimi “komb” më përafron me shpendin “qyqe”. “Zogu i qyqes që lindë o çelë në folenë e huaj, nuk e njeh nënën e tij, njerkën e di për nënë të vërtetë”. Mos njohja e nënës së vërtetë, tjetërson identitetin, humbet dinjiteti, mbizotëron fallsiteti ndaj adhurimit të një subjekti të fshehur, imagjinar, jo real. Për fatin tonë jo të mirë, zogj të tillë kemi shumë.

Nuk kam apel, por dëshirë, le ta duan njerkën, por jo më tepër se “nënën” biologjike, së cilës i mungojnë prej shekujsh.

  • Autori është studjues i trevës së Çamërisë

Itali, më 20/11/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu