ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Çamëria Dje dhe Sot – Gumenica, kryeqendra e Thesprotisë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

“ÇAMËRIA DJE DHE SOT”

Pjesa II-të

THESPROTIA

Njeriu i parë që është shfaqur në rajon vendoset në periudhën e mesit të Paleolitit (±250.000-35.000 p.e.s.).

Kjo periudhë e dukurisë së njeriut në  rajon, përafron edhe me konkluzionet  paraprake të ekspeditës hollandeze, të cilët, nga kërkimet e kryera mendojnë, se njeriu në Thesproti është më i lashtë se periudha e Mesolitit.

Një epokë e re filloi në Thesproti me nisjen e themelimeve të instalimeve të fortifikuara nga kolonët mikenas në gjiret jugore të Thesprotisë; me emigrimin brenda lloit të disa fiseve thesprote (1.100 p.e.s.) drejt Thesalisë dhe Peloponezit; me vendosjen e molosëve në Epir dhe, së fundi, nga themelimet e kolonive të Ileianësve, Korinthansve e Kerkyrasve (korfiotëve) pranë vijës bregdetare (shek. 8 deri në shekullit të VI p.e.s.).

Arësyet financiare, administrative dhe mbrojtëse imponuan, gjatë gjysmës së II-të të shekullit IV, bashkëvendosjen e fshatrave të vegjël të pafortifikuar, ku jetonin deri atëherë thesprotët si dhe u krijuan qytetet e para të fortifikuara me organizim të plotë zakonor. Në atë periudhë, priten monedhat e para të

bakrit, përdoret shkrimi dhe krijohet “Koino e Thesprotoit” (Bashkimi i thesprotëve), fillimisht i vendosur në qytetin Elea dhe më vonë në qytetin  Gitan. Thesprotia vuajti sidomos gjatë shekujve të fundit parakristian nga konfliktet maqedono-romake. Kohë (167 pes) që u shkatërruan shumë qyteteve nga ushtria romake, bastisja (88/7 pes) e mercenarëve trake të Mithridatis [Mithridates Ekupator (132 pes – 63 pes) ishte mbreti i Pontusit në Anadollin e lashtë, sundoi nga viti 121 pes deri në vdekjen e tij. Luftimet midis gjeneralëve romakë. Fshatrat e Thesprotisë, gjatë viteve të Augustit, patën një pamje shkretuse, pasojë e bastisjeve, me gjithëse vija bregdetare e zonës ishte e kolonizuar, kryesisht nga legjionarë veteranë. Pax Romana (paqja roake) u dallua në Thesproti nga shekujt I-III p.e.s.

Kjo qetësi u dallua gjatë ndërtimeve të dy vend banimeve të reja – Fotiki e Ladochori, si dhe nga pasuria dhe cilësia e dhuratave funerale të nekropoleve (vend varreve) të nxjerra në dritë nga gërmimet arkeoligjike. Këto dy vendbanime mbijetuan edhe gjatë periudhës paleokristiane. Bastisjet e fiseve gjermane dhe sllave nga fundi i shek. IV pes, vendbanimeve të rrënuara, i u imponua fortifikimi i tyre, ose lëvizjen e banorëve të tyre në pozicione më të sigurta. Mbreti i Thesprotisë, ndërtoi qytetin e parë në këtë zonë (Efira).

Sipas historianit të lashtë Thoukidides (autor i “Luftës së Peloponezit”, jetoi në vitet 460 dhe 397 pes) kufijtë e Thesprotisë ishin mes dy lumenjëve, Kalama (Thiamis) dhe Acheron, hapësirë ku ndodhet edhe Orakulli i Dodonës i një rëndësie botërore.

Të shumta janë mitet “pellazge” të “krijuara” në ato troje, përfshirë edhe “bëmat” e heronjve si të Herkulit, Tezeut, etj. Thesprotët kanë marrë pjesë edhe në Luftën Persiane.

“Vendndodhja e zonës (PS 3), është në luginën e Kokytos, në veri të fshatit Karvounari (Karbunarë), mes dy lumenjëve Kalama dhe Aheron”.

* Me qenë se Mikenasit përmendet për bëmat e tyre, duhet të ndalemi pak. Qytetërimi mikenas, i quajtur edhe qytetërimi akean, u zhvillua në gadishullin e Peloponezit. Ishte i njëjti qytetërim i heronjve homerikë, të cilët një ditë u nisën për të pushtuar Trojën, qytet i lulëzuar në Azinë e Vogël. Troja nuk ishte qytet grek, një detaj shpesh i harruar, por një hitit informojnë autorë të ndryshëm. Udhëheqësi i ekspeditës ishte Agamemnoni, mbreti i qytetit të Mikenës.

Flitet shumë për kulturën mikenase, por sipas disa autorëve, nuk ka saktësi historike, midis reales dhe mitikes. Thuhet se qytetërimi i fuqishëm i mikenasve ka lënë gjurmë të thellë në historinë e lashtë. Më pas, befas, ata u zhdukën plotësisht, pothuajse të gëlltitur nga toka që i kishte ushqyer. Historia u bë legjendë dhe për shekuj besohej se mikenasit, ose akejtë, ishin sajuar nga poeti Homer.

“Mikenasit ishin një popull i qetë me origjinë të paqartë, të cilët pësuan një grusht shteti nga Gjenerali i Zi”. Diku në autorë të tjerë lexohet: “Mikenët, shumë shekuj para Krishtit mburreshin për një qytetërim shumë të lartë. Rreth vitit 1,000 para Krishtit, u mundën nga pushtuesit e rinj (thuhet se pushtuesit ishin Dorianët). Për të mbijetuar, ata u detyruan të fusnin trupat ende të fortë në përbindëshat luftëtarë. (Trajtimet arrijnë më shumë në mitizime se sa nga jeta e gjallë). Mikenët nuk u dëgjuan më, për shumë mijëvjeçarë.

Ka kontradikta në thëniet historike për peruliudhën mikenase. Me aq sa jam i informuar nga hulumtimet e bëra, ndodhem përpara një paqartësie.

Thuhet se mikenasit rreth vitit 1,000 para Krishtit u mundën nga pushtuesit

“Dorianë”; ndërsa në shek IV para Krishtit, na dalin si kolonë në disa vende që paskan kryen fortifikimet e ndërtimeve etj. I takon historianëve të sqarojnë shumë pa saktësira që ndeshim gjatë studimeve tona.

Studiuesit e ekipit hollandez kanë arritur përfundimin se: “Studimi paraprak i industrisë litike PS 3, së bashku me konkluzionet informative të nxjerra nga krahasimi me grupe të tjera të njohura mezolitike, na lejuan t’ia atribuonim vendin periudhës së mezolitit. Krahas vëzhgimeve teknologjike e tipologjike që vijojnë më poshtë, konsiderojmë se, përveç mungesës së ndonjë qeramike, kriteret e mëposhtme përbëjnë një bazë të fortë për t’i atribuar lokalitetin mezolitit”. Në studim lexohet edhe: “Në të vërtetë, artefaktet e patinuara PS 3 duket se janë tipologjikisht më të vjetra se mezoliti (paleoliti i mesëm?)”. Ky mendim, hedh idenë se në Thesproti ka gjetje më të hershme jetese, më tej se mesoliti, më shumë se 10,000 vjet më parë, kalon pragun mesolit.

Shënim: Citimet: nga studimi i Evangelos Tourloukis dhe Ourania Palli. (Ekspedita e Thesprotisë): “Vendi i parë mezolitik i Thesprotisë”.

Në leximet e shkrimeve të shumta, jam ndeshur vazhdimisht me informacionin se fshatrat dhe qytetet, në rastin tonë të rajonin të Thesprotisë, janë të ndërtuara gjatë shekujve të V-të dhe të IV-të para Krishtit. Kjo periudhë më ka tërhequr vëmëndjen lidhur me gjetjen e arësyes, rrethanat që kanë ndikuar në këtë drejtim të civilizimit. Bazuar në shumë shkrime, hulumtimet e kryera, mendoj se kanë ndikuar edhe këto rrethana:

a)- Ardhja e kolonëve mikenase që themeluan instalimet e fortifikuara në gjiret jugore të Thesprotisë. Përvoja e tyre ndikoi pozitivisht.

b)- Themelimet e kolonive të Ileiansve, Korinthansve e Kerkyrasve (korfiatëve) pranë vijës bregdetare, gjatë shekullit 8 deri në shek. 6 p.e.s.

c)- Arësyet financiare, administrative dhe mbrojtëse, gjatë gjysmës së II-të të shek. IV, imponuan vendosjen e bashkimit të fshatrave të vegjël të pafortifikuar, ku jetonin deri atëherë thesprotët, si dhe krijimin e qyteteve të para të fortifikuara me organizim të plotë zakonor.

ç)- Organizimet e mësipërme, diktuan një epokë të re. Ndryshim cilësor drejt zgjimit të “trurit”.

– U krijuan kushte për prerjen e monedhave të para prej bakri.

–  Filloi të përdorej shkrimi (mbetet për tu zbuluar lloi i shkrimit).

e)- Nga këto arritje drejt civilizimit, u arrit krijimi i “Koino e Thesprotoit” (Bashkimi i thesprotëve). Koino, fillimisht u vendos në qytetin Elea (në grykderdhjen e lumit Acheron dhe më vonë në qytetin Gitan (Titan).

*- Kujtojmë se periudha para 7000- 6000 viteve më parë, që krijoi një epokë të re, nuk ishte vetëm e Thesprotisë, por kishte shumë shtrirje gjeografike.

Në ndihmë të lexuesave sjell në kujtesë periudhat e parahistorisë dhe të historisë:

Paleoliti (epoka e gurit): 2,000,000 vjet më parë -10,000 para Krishtit.

Mesoliti (epoka e mesme e gurit): 10,000 vjet më parë-8,000 para Krishtit.

Neoliti (epoka e re e gurit): 8,000 – 4000 para Krishtit].

Qendra banimi të lashtësisë në Thesproti

Titani (Gitani)

Qyteti i Gumenicës sot është kryeqendra e Thesprotisë.

Rrëzanji-Risiani

(Shek. IV-të para Krishtit)

Titani ndodhet 1 km në juglindje të digës së lumit Kalama. Ishte qendra politike e thesprotëve dhe kryeqyteti i dytë më i lashtë i Thesprotisë. Teatri antik i gjetur -në pjesë- jashtë mureve të vendbanimit antik, veç shfaqjeve teatrale, përdorej edhe për tubime politike. Gumenica sot është njësi e Thesprotisë. Prefektura e Artës nga viti 1878 është nën sundimin e shtetit Grek; ndërsa prefektura e Thesprotisë dhe e Prevezës janë nga viti 1913 nën sundimin e shtetit Grek. Pas reformës administrative të quajtur programi Callicrate që ka hyrë në fuqi, në janar 2001, e cila shfuqizoi prefekturat dhe bashkoi sumë bashki, sipërfaqja e bashkisë së Gumenicës tani është 428 km² dhe popullsia është rritur nga 14,710 në 24,130 bakorë. Rreth 20 km. nga Konispoli (kufiri shtetëror shqiptar), rrethuar nga male mbuluar me pyje që shtrihen drejt detit Jon.

Në kohët e lashta, Gumenica njihej si Titani (Gitani). Në shek. IV- pes, ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Mbretërisë së Thesprotisë, me një shtrirje prej 28 hektarës, me mure rrethuese, me primetër 2400 metra.

Pas L2B Gumenica kishte mbetur një fshat i vogël. U çlirua nga zgjedha e pushtimit Osman, por Fuqitë e Mëdha, i caktuan një tjetër pushtues, Greqinë.

Gumenica është e famshme për bukurinë dhe historinë e saj natyrore.

Në muzetë e Gumenicës zbulohen atraksionet (bukuritë tërheqëse) të ishujve në detin Jon. Përveç vendeve arkeologjike, monumenteve dhe muzeve, atje mund të shihen disa nga monumentet më të mahnitshëm me interes gjeologjik. Mes tjerash gjendet “Pyllin tepër i frikshëm” i Lesvos dhe Meteorët në Thesali.

Në gjirin e Gumenicës ndodhet ishulli i vogël Prasoudi. Sipas legjendës, është shkëmbi që Ciklopi Polyfemus (njeri mitologjik, trupmadh me një sy në ballë) i hodhi Odiseas. Ishujt e Syvota (Volës) ishin strehë për piratët.

Sajadha. Ka qenë port i rëndësishëm gjatë pushtimit turk, atje ndodhej Konsullata Franceze. Ky ishte vendi ku Ali Pashë Tepelena u takua me Napoleonin në një takim diplomatik. Sajadha ka plazh të mrekullueshëm (Skaloma) dhe ndodhet 25 kilometra (15.5 mi) në veri të Gumenicës. Manastiri i Paganisë i ndërtuar në shekullin e 18-të (40 km/25 mi) nga Gumenica.

Itali, më 22/11/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu