Nga: Enis A. A. Shatri
Në stinën e verës përpos temperaturave të larta, si shkaktar të zjarreve në malet dhe bjeshkët e larta të Republikës së Kosovës, pjesë e kësaj apokalipse po bëhet edhe njeriu, 1për shkaqe të pashpjegueshme po shkaktojnë zjarre. Dëmet e shkaktuara po jenë të parikthyeshme për floren dhe faunën. Gjithashtu duke rreziku, vendbanimet dhe shtëpitë tona, dukuri që përsëriten çdo vitë në kohë dhe vende të ndryshme, ka propozime që për zjarrëvënsit të shqiptohen dënime më të larta dhe të quhen terrorist të natyrës.
Pajisjet e zjarrëfikësve (vjetërsia e automjeteve, pajisjet personale) është njeri ndër problemet kyçe të cilat nuk lejojnë të afrohen më afër vatrave të zjarrit, duke admire zjarrëfikësit për motivimin dhe përpjekjet e tyre edhe me rrezikim të jetës së tyre, përkundër pagave të ulëta dhe pajisjeve jo-moderne, për shkak të terenit të thyer/rrëpinjet malor dhe bjeshkë të larta. Po ashtu mos të harrohet edhe intervenimi i njësive ushtarake në rastin tonë Ushtria e Kosovës (FSK) brenda2 dhe jashtë shtetit 3duke u rreziku edhe jeta e pjesëtarëve të tyre.
Shteti i ynë, me të gjitha Institucionet relevante, duhet të përgaditë projekte, të investojë pa hezitim dhe të neutralizojë arsyetimet banale që parandalojnë investimet adekuate për luftimin e zjarreve me teknologji dhe pajijsje përkatëse. Në rastin konkret helikopter Bell 204, Bell 205, Bell...