ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Sipas Institutit të Statistikave censi në Shqipëri më 2023 tregoj se janë 2 402 113 banorë që jetojnë në vend

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga Arlinda Gjonaj

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli deklaroi sot se në Shqipëri numërohen 2.4 milionë banorë.

Në konferencën e organizuar sot për të publikuar të dhënat e dala nga Censi 2023 Dhuli bëri të ditur se Censi i popullsisë dhe banesave është një fotografi e çastit, që i referohet mesnatës së datës 17- 18 shtator 2023, të organizuar nga Instituti i Statistikave.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”, deklaroi Dhuli.

99.4 % e banorëve deklaruan se kanë shtetësi shqiptare dhe 98.3 % se kanë lindur në Shqipëri. Shkalla e alfabetizmit llogaritet 97.7 % me rritje prej 15 % . Në Shqipëri 55.7 % e femrave u deklaruan me arsim të lartë. Dendësia e popullsisë llogaritet 83.6 banorë për kilometër katror.

Referuar statistikave nga 2 402 113 banorë të regjistruar në vend, 1 101 718 banorë deklaruan se i përkasin besimit mysliman dhe 115 644 i përkasin besimit bektashi.

Të dhënat tregojnë se 201 530 persona i përkasin besimit të krishterë katolik dhe 173 645 persona i përkasin besimit ortodoks.

Në censin e vitit 2023, 91 % e popullsisë deklaruan etnicitet shqiptar, ndërsa 2.8 % deklaruan një lloj tjetër etniciteti dhe 0.6 % nuk preferuan të përgjigjeshin. Një përqindje e vogël e popullsisë, vetëm 0.05 % kanë deklaruar “asnjë“ për etnicitetin.

2 186 917 persona u deklaruan me etni shqiptare, me etni greke u deklaruan 23 485 persona, me etni nga Maqedonia e Veriut u deklaruan 2 218 persona, me etni malazeze u deklaruan 511 persona, me etni aromune u deklaruan 2 459 persona, me etni rome 9 813 persona, me etni egjiptiane u deklaruan 12 375 persona, me etni boshnjake 2 963 persona, me etni serbe 584 persona, me etni bullgare 7 057 persona me etni tjetër 3798. Grup  i perzier etno-kulturor u deklaruan 770 persona.

Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98.2 meshkuj për 100 femra.

Ajo e cilësoi një proces mjaft të rëndësishëm për shkak se ofron informacion thelbësor për matjen e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm, për tu integruar përmes statistikave zyrtare si një domosdoshmëri dhe gjuhë e përbashkët për matjen e progresit të çdo vendi në familjen e madhe europiane.

Dhuli vuri në dukje se kryerja e Censit plotësoi një nga kushtet për hapjen e negociatave, rezultatet do të përdoren për të siguruar statistika të nevojshme, si pjesë e Sistemit Statistikor Evropian në të ardhmen.

Të dhënat, shtoi ajo, janë një e mirë publike, dhe iu ofrohen hartuesve të politikave, vendimmarrëseve, studiuesve, bizneseve, për ti përdorur për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë.

Cens 2023, është i 12-ti në harkun kohor prej 100 vite, të historisë së censeve në
Shqipëri dhe të hapjes së zyrës së parë të statistikave zyrtare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu