ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Certifikohet grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Pejë, 7 nëntor 2023

Si rezultat i programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot u certifikua grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. 

Në shtëpinë e kampionëve tanë, siç e cilësoi kryeministri Kurti Qendrën e Xhudos, u arrit suksesshëm ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë e cila është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve e vajzave tona në uniformë.

Forhåndsvisning av bilde

“Uroj shumë që kjo përvojë të ju ketë forcuar edhe më shumë, jo për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të aftë të mbroni vetveten dhe të jeni të përgatitur me teknikën, forcën, dhe qëndrueshmërinë përkatëse. Vetëm kësisoj arrijmë të ndërtojmë një Kosovë të sigurt e demokratike, të lirë e të barabartë për të gjithë”, uroi kryeministri të certifikuarit e FSK-së që tani e tutje kombinojnë uniformën e ushtrisë me kimonet e xhudos. 

Për ushtrinë tonë e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon, kryeministri tha se në dy vitet e fundit kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë dhe kemi rritur investimet në armatim për 191%, derisa bashkë me to kemi shtuar edhe 1852 ushtarë të rinj.

Forhåndsvisning av bilde

Programi “Kosova, Shtet i Xhudos” i cili siguron ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukimin dhe shëndetin e të rinjve tanë, tashmë i jep mundësi FSK-së të përgatitet në xhudo, vetëmbrojtje dhe luftë të afërt nga kampionët e botës me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka, derisa xhudistët tanë elitarë kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. 

Këta të fundit kryeministri Kurti i përgëzoi edhe për katër medaljet e fituara vikendin e kaluar, dy medalje për ushtrinë e Shqipërisë nga Nora dhe Distria, e dy për Kosovën nga Akili dhe Laura, duke uruar se sikurse krenaria jonë për ta, as sukseset e tyre të mos ndalen kurrë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq, Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se është kënaqësi dhe privilegj që në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” të certifikojnë ushtarët e parë, por jo të fundit, të ushtrisë sonë të lavdishme.

Forhåndsvisning av bilde

“Ne si sport i xhudos bëjmë hapa të lehtë, por ngado që shkelim lëmë gjurmë të pashlyera, dhe kjo sot jam i bindur se do të mbetet gjurmë e përhershme”, tha ai duke falënderuar kryeministrin Kurti si përkrahësin kryesor të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” dhe ideatorin e këtij programi, ministrin Çeku. 

Driton Kuka, trajner i sportit të xhudos, tha se tani ky sport përveç që është emblemë e sukseseve të shtetit tonë, po shkon përtej asaj që xhudo nuk është vetëm sport, por edhe shtyllë kryesore e organizimit dhe forcimit të ushtrive të mbarë botës, tash e tutje edhe të ushtrisë sonë.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

I nderuari z. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes,

I nderuari z. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

I nderuari z. Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos në Kosovë,

I nderuari z. Driton Kuka, trajner i xhudos dhe Drejtor sportiv në Federatën e Xhudos në Kosovë,

Të nderuara zëvendësministre, Daulina Osmani, dhe zëvendësministër, Taulant Kelmendi, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

E nderuara znj, Majlinda Kelmendi, trajnere e xhudos, kampione olimpike e xhudos,

Të nderuara Nora, Distria, Akil dhe ju sportistë të tjerë të nderuar,Oficerë dhe Ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, z. Agusholli,

Shumë të dashura kampione dhe kampionë të xhudos,

Të nderuara sportiste e sportistë,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm, 

Si gjithmonë, është kënaqësi e madhe që të jem këtu bashkë me juve në Pejë, në Qendrën e Xhudos, në shtëpinë e kampionëve tanë. Sirtarit tuaj të gjerë të medaljeve ndërkombëtare, vikendin që lamë pas, i shtuat edhe katër medalje të reja Evropiane. Katër medalje – prej tyre, dy medalje për ushtrinë e Shqipërisë nga Nora dhe Distria, dhe dy prej tyre për Kosovën, Akili dhe Laura.

Forhåndsvisning av bilde

Shumë urime për të katërt prej juve, e shumë faleminderit, Tonit dhe Majlindës. Ashtu si krenaria jonë për ju, uroj që edhe sukseset tuaja të mos ndalen asnjëherë e të shtohen përherë.

Forhåndsvisning av bilde

Është kënaqësi edhe më e veçantë, që sot të shohim këtë kombinim të uniformës së ushtrisë me kimonet e xhudos. Që të dyja, shumë bukur shkojnë njëra me tjetrën.

Forhåndsvisning av bilde

E përmes programit “Kosova, Shtet i Xhudos” përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukimi dhe shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen.

Forhåndsvisning av bilde

Përderisa FSK ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tash kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Në këto dy vitet e fundit, e kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë, dhe kemi rritur investimet në armatim për 191% apo gati trefish, e bashkë me to kemi shtuar e ndërtuar edhe 1852 ushtarë të rinj. Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë.

Përmes xhudos, natyrisht që kontributi në sport bëhet edhe më i madh sepse secili prej juve bëheni më të aftë e më të fortë për të qenë në detyrë, ju mësoni si të kontrolloni e t’i besoni më shumë trupit e mendjes tuaj.

Forhåndsvisning av bilde

Babai i xhudos japoneze, Jigro Kanos (Xhigoroh Kano), shihte teknikat dhe përgatitjet e xhudos shumë përtej sportit. Xhudo është mënyrë e jetës që të mëson e të aftëson për katër gjëra themelore:

–     vëzhgimin e situatës, të njerëzve dhe mjedisit;

–     për lëvizje strategjike e me vendosshmëri;

–     të mëson të marrësh iniciativë dhe të dish kur të heqësh dorë;

–     dhe mbi të gjitha të jesh gjithmonë i gatshëm për garë e për luftë.

Forhåndsvisning av bilde

Të gjitha këto kërkojnë përgatitje të trupit, por edhe më shumë se sa trupit, të mendjes së gjithsecilit. Këto aftësi janë të rëndësishme për jetën në përgjithësi, por edhe për ushtrinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve në veçanti.

Forhåndsvisning av bilde

Uroj shumë që kjo përvojë të ju ketë forcuar edhe më shumë, jo për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të aftë të mbroni vetveten dhe të jeni të përgatitur me teknikën, forcën, dhe qëndrueshmërinë përkatëse. Vetëm kësisoj arrijmë të ndërtojmë një Kosovë të sigurt e demokratike, të lirë e të barabartë për të gjithë.

Forhåndsvisning av bilde

Shumë suksese të gjithëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ekipi tonë të zemrës, xhudistëve kampionë. Ky program do të sistematizohet dhe do të mbetet pjesë e përbashkët zhvillimore e dy shtyllave shumë të rëndësishme të vendit tonë, si sportit ashtu edhe ushtrisë. 

Shëndet e faleminderit shumë!

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu