Msc Muhamet Shabani
Sipas elaborateve serbe,Serbia duhet të spastrohet në radhë të parë nga shqiptarët dhe gjermanët.
Numri i gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore në Vojvodinë llogaritet të ketë pasur 550.000.
Sipas regjistrimit të parë të pas luftës (1948) në Vojvodinë jetoninë 31.821 gjermanë!
Është e pakontestueshme se ndaj gjermanëve në Jugosllavin çetniko-komuniste është kryer gjenocid!
Në të vërtet qëllimi ishte çrrënjosja e tyre nga kjo krahinë,nëpërmjet një vendimi intern të AVNOJ-it dhe kreut komunist. Deklaratat publike siç ka qenë ajo e Titos në Vërshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva,ose ajo e Boris Kidriçit,që elementi gjerman nga pjesët veriore të Ish-Jugosllavisë duhet të zhduket janë fakte relevante të padiskutueshme!
Gjermanët janë dërguar në kampet e vdekjes,ekzekutimi masiv,djegia e librave të tyre dhe çdo gjë që ka të bëjë me kulturën,gjuhën dhe traditen.
250.000 vdiqën në kampet e punës,ekzekutimet hakëmarrëse me rastin e “çlirimit”të Serbisë !
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Serbi jetojnë 3.154 gjermanë.
Deklarata e zonjës Donika Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në prill 2021,është e pa sakt,pa takt diplomatik dhe e dëmshme për interesat e Shtetit të Kosovës në raport me Shtetin gjerman!
Gjatë bombardimit të Beogradit më 6 prill 1941,jetën e humbën 1200 civilë,që nuk ishin të gjith serbë!
Të përmenden 1200 civilë qofshin këta edhe të gjithë serbë në krahasim me 86.000 shqiptarë të masakruar nga 8 2.1945-8.7.1945 nga pushteti kriminal serb është e papranueshme,aq më keq kur prindi i zonjës Gërvalla,heroi i kombit Jusuf Gërvalla është viktimë e pushtetit çetniko-komunist serb!
Zonja Kryediplomate Donika Gërvalla!
Jam mbështetës dhe përkrahës i fortë dhe i padiskutueshëm i Juaji,që nga koha kur bandat e organizuara dhe të dirigjuara nga kreu i LDK-së,Isa Mustafa, duke të zvaritur u munduan me Ju kompromituar por ndodhi e kundërta 100/100!
Ky artikull nuk ka për qëllim devalvimin Tuaj si Kryediplomate,por ka të bëj shumë më tepër me këshilltarët Tuaj të ashtuquajtur profesionist të cilët ndoshta qëllimisht janë nxitur nga armiqët Tuaj dhe të Kombit…!
Zonja Kryediplomate Donika Gërvalla!
“Me gabue është njerëzore,me pranue gabimin është hyjnore”
Me respekt për Ju dhe Familjen Gërvalla:
MSc.Muhamet Shabani
Serbet nuk ishin partizanet. Partizanet ishin kroatet ne shumice ma te madhe. Por Fenomeni i kroateve si popull eshte cudites dhe tragjik. Nje pjese e kroateve mbeshtet Gjermanine, Italine ngase deshten te ndahen nga Jugosllavia. Pa kusht! Dhe ashtu formohet NDH (Nezavisna Država Hrvatska). Pjesa tjeter e kroateve ne krye me Josip Broz Tito luftuan si partizanet, per Jugosllavi. Serbet ne Beograd mbas bombardimit u dorzuan gjermaneve dhe diten e tret e nenshkroi Nedić gjermaneve te ashtuquajturin Rasni zakon, kunder Hebrenjeve, Romeve por kryesisht kunder Hebrenjeve. Per fat te keq, intelektuali kroat, avokati dhe shkrimtari Mile Budak, ministri i punve te jashtem ne ate shtet NDH e nenshkroi poashtu ate Rasni zakon. Serbet nuk luftuan kunder gjermaneve. Haroni ate pune. Luftoi Draža Mihajlović kunder Titos dhe kunder te ashtuqaujturve ustashet, pra kroatet qe ishin ne ane te Gjernanise. Por ai, Mihajlović nuk luftoi kunder kroateve pse ishin ne ane te Gjermanise, por sepse kroatet dhe serbet gjithemone luftuan njeri kunder tjetrit. Dhe kroatet me VMRO e vrajne mbretin Aleksndar Karadjordjević ne Marseille te Frances me 1934., ku shkaku ishte i lidhur edhe me shqipetaret poer edhe ky eshte tregim tjeter. Pra, ne fund te vitit 1943., shume antare te aradhave qetnike kalojne ne anen e Titos dhe kur mbaroi Lufta, me 8 maj partizanet hynen ne Zagreb. Ketu fillon masakra ndaj kroateve. Mbrenda nates, tekstualisht mbrenda nates partizani i Titos, kroati Većeslav Holjevac i mbyt shume intelektual kroat dhe maturantet ne Gjimnazin e IV te Zagrebit. Pason Tragjedia e njohura ne Blajburg, ku mbyten qindra mija kroat civil dhe ustashet e domobranet (ushtria e regullt e Kroacise), te gjithe te carmatosur. Kend e qon Tito te i mbyt civil te shumet kroat dhe ustashet dhe domobranet?! E qoj Josip Brozi Tito pikerisht ata qetniket (serbet) qe 1943., kalon ne anen e partizanve. Masaker… masaker te papare kane bo ndaj civileve kroat dhe ketyre aradhave te qarmatosur. E lidhur: Ne vitin 1981., demostrata ne Kosove. U gjeta ne Kosove. Mos ta desperzoi temen, tek ne qershor dola nga Kosova dhe erdha ne Zagreb. Ne person, e ishte ne moshe, e luftar partizan i Titos tregoi kete: “Sudjelovao sam u masakru na Blajburgu. Tri dana smo pucali u meso. Nikada, nikada više nisam mirno zaspao. Budim se svaku noć u znoju. Sad sam potresen jer nakon ovog na Kosovu znam šta slijedi. Bit će jugoslavensko-srpskog terora na Kosovu, znam to, naprosto znam.” Keto ishin fjale te atij ish oficerit te partizaneve te Titos e masandej oficerit te JNA. Gjermanet civil mas Luftes se Dyte botrore jane cfaros gati, por jo vetem ne Vojvodine, por edhe ne Sllavoni, pjesa lindore e Kroacise. Per fat te keq presidenti i pare i Kroacise dr Franjo Tugjman ishte partizani i Titos dhe ne Blajburg 1945., por kete qe ishte ne Blajburg. Une nje here ne parlament te Kroacise thash haptas qe ai, Tugjmani, ka qene ne Blajburg dhe per kete eshte dasht te e leshoj Kroacine ne nje kohe se… Por dhe ky eshte ne esence tregim tjeter. Pra tema: Serbet kurre, KURRE nuk kane qene partizanet. Aty kety ndonjeni, e nga Mali i Zi. E Tito e leshoi Rankovićin, malazezin serbofil (bjellash) qe te i masakron shqipetaret ne Kosove por ne pajtim, po e perseris ne pajtim me Enver Hoxhen. Po e perfundoj kete tregim me nje si lajmrrim. Se shpejti do te dal me dokumentime dhe rrefime te SDB-se jugosllave dhe emrave te atyre qe kane qene te perzim, kane dhane urdher ne SDB per vrasje te vllazerve Gervalla dhe Kadri Zekes, ku rol kryesor ka Željko Ražnjatović Arkan, por me dijeni, per fat te keq me dijeni te shtetit shqipetar, te Enver Hoxhes.