ARKIVI:
6 Janar 2025

Çfarë e solli dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së!

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Nga: Niq Krasniqi, Vjenë
(Konfederata Serbo-Greke e vitit 1992 VS Aleanca Serbi-Maqedoni-Shqipëri e vitit 2019-21)
I.
Me 26 Qershor 1992 Sllobodan Millosheviq si president i Serbisë kishte proklamuar formimin e një konfederate me Greqinë.
Këtë e kishte proklamuar në një intervistë me një TV greke “Antena”, në kohën kur Serbia përmes “botës serbe” të armatosur me armët e APJ-së në Bosne e Hercegovinë ushtronte gjenocid, ndërsa me Policinë e Armatën Popullore të Jugosllavisë ushtronte dhunë shtetërore sistemike në Kosovë në formën e një apardheid-i në baza rraciste.
Ky proklamin i atehërshëm i presisentit të Sërbisë, i njohur më vonë si ‘kasap i Ballkanit’, ishte bërë, jo vetëm pa pajtimin e Republikës së Maqedonisë, por edhe pa infomimin e saj, fakt që e përshpejtoi ndarjen e Maqedonisë nga ish.Jugosllavia dhe pavarësimin e saj.
Me ndihmën e vendosur të SHBA-ve, përmes një prezence të vogël ushtarake në Shkup.
II.
Dy dekada më vonë, një pinjoll i ‘kasapit të Ballkanit’, i cili në Mitrovicë (2018) deklaronte se ‘do të vazhdojë politikën e qëllimet e Millosheviqit’, ‘liderit të madhë serb’, ringjalli këtë plan të ish.shefit të tijë duke promovuar një aleancë të Serbisë me Maqedoninë e Shqipërinë (e përmes tyre me Greqinë), të cilën herë e quajtën ‘minischengen’, herë “Ballkan i hapur”, por përherë si plan për Ballkanin e kapur nga Serbia dhe takimin e saj me Greqinë në Durrës (a Korcë).
Për realizimin e këtij plani të Serbisë, presidenti i Serbisë e pinjolli i Millosheviqit, Aleksander Vuciq për bahkëpunëtor në Maqedoni kishte gjetur kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa në Shqipëri kryeministrin Edvin Rama.
Plan ky i Serbisë për shtrirjen e ‘botës serbe’ në Ballkan, të cilin Aleksander Vuciq e arsyetonte me fjalët:
“Ne nuk jemi të lidhur vetëm nga lidhjet historike dhe miqësi tradicionale, por jemi të lidhur edhe me interesa shumë të mëdha aktuale dhe krijimi i një aleancë të tillë në Ballkan padyshim që do të ishte faktor stabiliteti politik, ekonomik, ushtarak dhe çdo aspekti tjetër.”
Në të vërtetë ky është citat nga deklarata e Millosheviqit në vitin 1992, me dallim që atëherë Millosheviq, si president i Serbisë fliste për një konfederate Serbi-Greqi, ndërsa tash presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciqit flet për një aleancë ballkanike, të quajtur “Ballkani i hapur” për botën serbe.
Atëherë dhe tash në dëm të popujve joserbë në Ballkan dhe sidomos kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës!
III.
Atëherë dhe tash kundër planeve ekspanzioniste e shoveniste të Serbisë kishte një intervenim në Maqedoni.
Atëherë për tia bërë të pamundur Serbisë lidhjen me Greqinë në një konfederate përmes Maqedonisë, në dëm të qytetarëve në Maqedoni: maqedonë, shqiptarë etj. dhe sidomos në dem të Kosoves …
Tash për tia bërë të pamundur Serbisë lidhjen me Shqipërinë e Edi Ramës (dhe me Greqinë) në një aleancë përmes Maqedonisë, në dëm të qytetarëve në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, sidmos në dem të shqiptarëve.
IV.
Se kush dhe çfarë prezence ndikoi në këtë zhvillim nuk është e vështirë të kuptohet, poqëse posedohet pak #mbamendje historike dhe dije politike.
Çështja që duhet trajtuar tash është se me daljen e Maqedonisë nga aleanca me Serbinë e Shqipërinë, në “Ballkanin e hapur” sipas planit të Serbisë, a do të përshpejtohet* rruga e integrimit të Maqedonisë në BE?
Respektivisht deri ku do të shkojë prapshtia e Shqipërisë së Edi Ramës, e rilindjes së ediotave që bëjnë politikën e “vëllezërve jugosllavë”, të cilët ediotë timonieri i tyre i quan “popull i majtë”!
V.
Në fakt çeshtja kryesore është se deri kur populli shqiptar do të lejojë, që ediotët të luajnë me ardhmërinë e tyre dhe të Shqipërisë?
Respektivisht, a ka shqiptarë në Shqipëri që mund ta ndalin këtë prapshti?
Pyetje që e shtroj tash e sa vjet, prej që Edvin Ramën e sollën në pushtet.
VI.
Në Maqedoni qytetarët e denuan kryeministrin e tyre, që i shërbeu interesave të Serbisë shoveniste.
Radhën e ka kryeministri i Shqipërisë, Edvin Rama që ti ndalohet shërbimi Serbisë, të largohet nga pushteti dhe të dënohet për prapshti (dhe jo vetëm)
Kur të zgjohen shqiptarët në Shqipëri … Ose kur ti zgjojnë!
* Bulgaria sigursisht që do të reagojë pozitivisht në largimin e Maqedonisë nga ‘bota serbe’, të cilën reagim do ta shfaq me largimin gradual të pengesave ndaj Maqedonise në rrugën e integrimit në BE …
Përndryshe BE duhet të marr mësim nga historia politike e Zoran Zaevit, të cilin e bënë ‘kurban’ pas marrëveshjes me Greqinë, për emrin e shtetit, duke mos i mbajtur premtimet për avansimet në proçesin e integrimit në BE.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu