ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Ç’farë përfaqësojnë Fuqitë e Mëdha

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri

(Një vështrim retrospektiv, drejt rrugës së prosperitetit).

Për ata që na kanë coptuar nga vitet 1877 deri në vitin 1913,

Zotërinj dhe zonja. Shumë drama të mëdha janë kryer. Janë lejuar të kryhen krime të rënda e gjenocide tejet të tmershme ndaj kombit shqiptar.

Kanë coptuar arbitrarisht hapësirën territoriale të Shqipërisë etnike. Kanë lejuar vrasje makabre, dëbime të dhunshme, tjetërsim të gjësë më të shenjtë të njerëzimit, të drejtën e pronësisë. Fuqitë e Mëdha kanë rënë në kurthin famëkeq të parësisë së subjektives duke shkelmuar parësinë hyjnore, atë objektive. Nuk mbajnë parasysh kriterin shqiptar të përcaktimit të kombit bazuar në gjakun, gjuhën, gjeografinë, traditat, zakonet, antropologjinë.

Dhe të gjitha këto veprime të shëmtuara ndaj kombit shqiptar, janë kryer me gjakftohtësi, me zjarr e hekur, me laps e letër, krejt të pa argumentuara, aspak ndërgjegjshmëri.

Është mohuar dhe ndërhyrë në tjetërsimin e kulturës së lashtësisë, për të plotësuar egon e pa justifikuar të së resë ndaj antikitetit, lashtësisë historike. Dhe kjo është vendosur me djegjen e Bibliotekës së Aleksandrisë, nga e cila janë vjedhur dijet, përvojat, arritjet e mëdha njerëzore, për ti përvehtësuar si të arrira të fuqive të mëdha.

Një nga shembujt e këtyre tjetërsimeve në realizim të strategjive mohuese të lashtësisë, veç të tjerave na e dëshmon krijimi i shteti Grek, sajesa e fuqive të mëdha, e vitit 1830.

Njerëzimi i sotëm është i vetëdijshëm për këto plagjiatura të turpshme, ndaj kërkohet:

Të pranohen e të korigjohen të gjitha  strategjitë e shëmtuara që i janë krijuar shoqërive njerëzore. Ato kanë penguar rëndshëm zhvillimin ekonomiko-shoqëror të mbarë njerëzimit; kanë shembur shtyllat mbajtëse të urave për miqësinë dhe paqen ndërkombëtare të popujve; janë zhvilluar dhe vazhdojnë luftëra të tmerrshme mes popujve në të gjitha kohërat me fillesë romako-greke; është shënjtëruar forca dhe nënvlerësuar dituria; janë krijuar kampe të shtwtërore të kundërta mbi baza fetare, ideologjike, dhe rracore; u kanë krijuar gara për përsosjen e armatimeve për shkatërrimin e popujve më pak të fuqishëm. Pse jo armatime të fuqishme me pasoja katastrofike deri në shkatërrimin e planetit dhe më tej.

Zotërinj! Ndofta është arritur e kthesës së Madhe, ku të ndërrohet kahja botërore duke i dhënë përparësi diturisë dhe përdorimit të forcës nën kujdesin e të shënjtës mënçuri-dituri.

Të shmangen propagandat, demagogjitë, nga çdo strategji egoiste, qofshin këto individuale, të grupimeve të caktuara apo kolektive dhe ndërshtetërore.

Le të drejtohemi nga poziviteti, të shtohet vigjilenca për frenimin e negativitetit.

Zotërinj, të zgjedhur apo të emëruar! Detyra, misioni i juaj, të kthehet në shërbim të njerëzimit, duke e drejtuar atë me dituri në ndërthurje të kujdesshme me forcën.

Tashmë është mëse e  qartë se ”Fuqitë e Madhe”, janë mbështetur tek ligësia e forcës dhe rezultatatet kanë sjellë vrasje, mizori, lëvizje demokratike therëse, pengesa në progres, shkatërrime të shumëllojshme.

Fuqitë e Mëdha, gjoja me argumentin e ekuilibrave botëror, kanë krijuar humnera të tmerrshme ndaj popujve të ndryshëm.  E vërteta dhe e drejta janë shumë të vështira, ato sulmohen egërsisht dhe mbrojtja e tyre do shumë argumente, vendosmëri e mënçuri!

Të gjithë e ndjejmë dhe e përjetojmë se dekadat e fundit janë mbërthyer nga zullumi dhe zullumqarët. Në kohët e lashta, historia na tregon se ata popuj që ishin pushtuar nga zullumi e zullumqarët, me që kapërcyen kufijt e limituar, u ndëshkuan rëndshëm nga fenomenet e rralla natyrore. Trupat e njerëzve vërviteshin në ajër, ktheheshin në kufoma si kërma, si copa leckash të pista.            Të nderuar miq, tashmë ëdhtë kuptuar e vërtetuari me faktin ku Fuqitë e Mëdha mbështeten tek forca. Ndaj kundërvënia e popujve  duhet të ndërtohet mbi baza të forta mënçurie, dipllomacie, tepër të kujdesëshme dhe me vizion të qartë. Mendoj se kështu duhet të synohet që Bota të ndryshojë për mirë! Ndryshe njerëzimi do të vazhdojë përballjen me egërsitë konfliktuale.

Shënim: Artikulli, në këndvështrimin tim, është bazuar në realitetin historik të kombit tonë!.

Më, 29 Tetor 2024

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu