ARKIVI:
6 Shkurt 2025

Çfarë pune ka një ish-komandant me terminal doganor?

Shkrime relevante

Grenell paska humbur mbështetjen e komunitetit LGBT në Amerikë!

Dijana Toska, Shkup Grenell gjatë fushatës zgjedhore në SHBA pretendonte se Tramp...

Amaneti i Abat Preng Doçit në vitin 1889 për gazetarin Gjergj – Bajram Kabashin sot…?!

Dr. Nusha Zhuba , studjuese, Romë Preng Doçi "i la amanet" Bajram...

Çfarë pune ka një ish-komandant me terminal doganor?

Agim Morina, Prizren Kryeministri Kurti në Pejë 02: «Një ish-komandant. Ish-komandant. Sepse ka...

Shpërndaj

Kryeministri Kurti në Pejë 02:
«Një ish-komandant. Ish-komandant. Sepse ka vetëm një komandant. Mos harroni: vetëm një komandant është në Kosovë: gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari. Një komadant e ka ushtria jonë. Por një ish-komandant i cili ka kontribu në luftë, ka rreziku në luftë. Por pas lufte e privatizoi një terminal doganor. Çfarë i vyen një ish-komandanti terminali doganor? Çfarë i vyen? Çfarë pune ka një ish-komandant me terminal doganor? Edhe a e dini çfarë donte me bë aj? Donte m’ia lënë djalit të vet. Mirëpo, Vetëvendosja kur fitoi, kjo V-ja e gishtave u bë gërshërë dhe ia kemi pre terminalin doganor. Terminalin doganor e kemi bë shtetëror. Nuk ka m’ia bartë djalit të vet, sepse ia ka marrë shteti që ia jep krejt djemve dhe vajzave të Kosovës.
DEVOLLI UA KA MARRË NGA 40 EURO JUVE DHE KUJTDO QË NUK ËSHTË KËTU
Ose këtu e keni ju korporatën Devolli. Hala nuk ia kishin kthy 62.6 milionë euro Telekomit. Përditë jam duke thënë: 62.6 milionë euro ia keni marrë Telekomit: Blerim, Shkëlqim ktheja paret sepse nuk janë tuajat! 62.6 milionë euro duhet m’ia kthy Telekomit të Kosovës. Me arbitrazh të kurdisur e keni marrë. Ku është Z-Mobile tash? Veç një të punësuar e ka. Nga 40 euro i bjen që ua kanë marrë juve dhe kujtdo që nuk është këtu. Secilit qytetar të Kosovës ia kanë marrë nga 40 euro. 62.6 milionë euro duhet m’ia kthy Telekomit.
A e dini kënd e kemi në Telekom? Burbuqe Hanën. E ka gjetë me minus 11 milionë euro. Dy vitet e fundit 2024-2025 e ka kthy Telekomin e Kosovës me 15 milionë euro fitim. 15 stacione bazë i ka qitë në veri të Kosovës. A e kuptoni çfarë ka ndodhë? A e dini pse policia e Kosovës nuk ka pasë kurrfarë shansi me i luftu strukturat ilegale përpara në veri, edhe me pasë dashë qeveria? Sepse nuk e ke pasë rrjetin telefonik atje. Ne së pari e kemi shtri rrjetin telefonik me antena. 15 stacione bazë të transmetimit i kemi qitë në veri. Vetëm kur policia ka mundë me komuniku kemi mundë me i arrestu e me i luftu suksesshëm bandat kriminale dhe strukturat paralele atje.
E këtë e ka bërë Burbuqe Hana, Telekomi i Kosovës, që vëllezërit Devollu ua kanë borxh 62.6 milionë euro borxh. Duhet m’ia kthy paret Telekomit të Kosovës. Sepse e ka shtri rrjetin në veri dhe e kmi shtri sovranitetin në veri. Ku është Z-Monbile me shtri sovranitetin në veri?»

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu