ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Çfarë shkruajnë studiuesit e viteteve 1800 për fjalën Athinë e Spartë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Në foto: Sparta në gjurmët arkeologjike
Nga: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese nga Roma, Itali
Gjuha jonë e vjetër e ruajtur tek arbëreshët është thesar e cila na lidh me historinë tonë të lashtë.
Fjala Atene i përket gjuhës shqipe, sepse Atenea është mit Pellazg. Në fakt për të treguar, për të arsyetuar , për të gjykuar , për të folur shqiptarët thonë Thëër o θëër do të thotë arsyetom , fjalë gjykim. Ekthëe o Eθëe tregon gjykim Thëën o θëën . Athënea o Aθënia emri tregon diksion , fjalë, arsye.
Fjala greke Aθηνη nuk është asgjë tjetër veçse një modifikim fenikas e marrë nga fjala shqiptare. Aθënia . Latinët e bënë Athini, italianët e quajtën Atene por po të shohim në të gjitha fjalët e bllokut të parë , duket fizionomia natyrale e nënës.
Kemi vëzhguar fjalën Spartë, emri i qytetit tjetër, deri tani nuk ka pasur asnjë konkluzion tjetër përveçse asaj që qyteti dhe tokat afër qytetit mbi të cilat u ndërtua Sparta ishin të mbushura me gjineshtra të egra sepse fjala “Spartë” në gjuhën shqipe do të thotë “gineshtër”, kur në shqip thuhet: Ckii dhee bën Sparta, do të thotë” Kjo tokë prodhon gjineshtër” Kta gliulje o lule jaan spartas në shqip, Kta lule janë lule gjineshtret. Për këtë këta popuj janë konkluzion i atyre popujve primitivë, popujve me bollëk të gjineshtrës që gjendej me shumicë në ato anë ku u ndërtua qyteti. Sgurisht është quajtur Sparta pra Gjineshtra para pushtimit sepse pas pushtimit Fenikas mori emrin Doris dhe banorët Doriezë . Fjala Dori e Dorë shqip ka dy etimiologji dhe që të dyja koonçidojnë midis tyre në demostrimin e progresit o shtimin që bëri gjuha e pushtuesve , por dhe stabilitetin dhe qëndresën të atyre Pellazgëve që ruajtën atë fjalë edhe pse imigruan nga njëri vend në tjetrin, nga mali në mal, për të mos iua lënë Fenikasve.
Shqiptarët për të treguar një grusht njerzish thonë: Gnë Dori gnierësz me zanoren e fundit te Dori gati memece.E për të treguar forcën , shëndetin e brëndëshëm thonë : Tori , duke shqiptuar zanoren ” o “tek Tori me hundë e duke ndryshuar D në T ndryshim që nuk ndryshon formën etimiologjike o domethënien. I njëjti Herodot në kapitullin e lartpërmendur nr. 56 të Historisë së tijë , na drejton plotësisht, shkon direkt në mendimin tonë. Duke folur për Creso që me çdo lloj çmimi meditonte për fronin, referon tekstualisht këto fjalë. ” Mendonte (Creso) të bënte dashamirë Laçemonët me Athinasit , sepse ata që shiheshin si më të fortët , më të fuqishmit dhe ishin më të preferuarit e të gjithë Pellazgëve ” Lehtësisht bie në sy fuqia dhe forca i atyre Pellazgëve që i ngelën besnikë dhe të palëkundur në principet e tyre, i quajtën Dorët grusht fortët d.m.th . Tori, Tëri, të shëndetshmët , të fuqishmit ata që nuk donin të jetonin me pushtuesit prej të cilëve u larguan, dhe zunë vend o u stabilizuan në malin Ossa, Olimpo, Pindo , Macedna, Iftiodite, Driopide, e Peleponez ku gjithmonë u dalluan nga të tjerët me emrin e tyre Doriez.
Atëherë shumë vonë gjithmonë sipas hamëndjes Herodoti thotë: ” Gjuha që përdornim Pellazgët ishte barbare , në të kundërt helenët të cilët u quajtën kështu nga mbreti Helen përdori vetëm një gjuhë , por shumë të dobët të sapo shkëputur nga Pellazgët. Kjo gjuhë psdtaj u rrit me ndihmën e Cadmejve me të cilët duke bashkuar shumë popuj akoma barbar ( dmth Pellazgët) u zgjerua shumë, por ajo gjuhë ishte e ndryshme nga ajo e e Crestonit dhe e Placienit , qytete të ndërtuara dhe të banuara nga të njëjtët Pellazgë. “
Athina duke ju nënshtruar mbizotërimit dhe influencës Fenikase dhe gjuhës së tyre me kalimin e kohës do të humbiste edhe gjuhën me të cilën kishin lindur duke pranua gjuhën e pushtuesve, derisa u bë Cadmea . Megjithatë vendet rreth Athinës kanë ngelur gjithmonë Pellazg me zemër dhe mendje dhe më vonë u dalluan nga ata edhe prej emrit duke u quajtur Jonikë , biles e gjithë krahina e Atikës qe quajtur , Jonia, nga Jonia e vjetër Aziatike që në shqip do të thotë e “jona” . Në fakt emri Jona mbizotëron në shqip ku tregon, qyteti jonë, thonë jona ghoor : jona scpiit o spiit . Shtëpia jonë. Është një fjalë që dallon shumë mirë ata që jetonin vëllazërisht një jetë të përbashkët të ndryshme prej atyre që luftuan përkrah pushtuesit. Edhe në gjuhën e përditshme ne kemi , miqtë tonë, shokët tonë, për të treguar ata, që besojnë në të njëjta principe.
Duhet të theksojmë që ata vende egzistonin në territorin antik helen më shumë se tridhjetë shekuj para dhe janë treguar prej Homerit si vende Pellazgjike dhe po të shohim sot egziston akoma dhe sot e njëjta popullsi e kohës homerike . Emri i tyre i përket gjuhës shqipe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu