ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Christopher Hill , shkëndijë shprese për qytetarët e Kosovës!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Mund të themi se konfirmimi nga Senati për zgjedhjen e Christopher Hill ambasador i ri i SHBA-së në Serbi nuk është i rastësishëm! Prolongimi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi e ka detyruar presidentin Biden të bëjë zgjedhjen e duhur me emërimin e diplomatit të karrierës ambasador në Serbi, i cili e ka përvojën e zhvillimit të negociatave dhe zgjidhjes së shumë problemeve ndërshtetërore dhe ndëretnike në botë.

Pritet çasje e re në dialog

Zyrtarizimi i diplomatit amerikan Christopher Hill për pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi është një zhvillim i rëndësishëm pozitiv sa i përket dinamizimit të procesit të dialogut mes të dyja vendeve. Si pasojë dialogut të pasukseshëm 11 vjeçar Kosovë-Serbi, pritet të ndërrojë çasja dhe formati i këtij dialogu! Që i bie se, duhet të caktohen afatet kohore për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të përfshihen në dialog institucionet e të dyja shteteve (presidenca, parlamenti, qeveria, partitë opozitare, shoqëria civile dhe ekspertë të fushave përkatëse) në mënyrë që marrëveshja përfundimtare në mes dy vendeve të garanton paqe dhe stabilitet afatëgjatë në Ballkanin perëndimor.

Bazuar në “rezultatet” e deritanishme pas rifillimit të dialogut Kurti-Vuçiq, zgjidhja përfundimtare nuk shihet as në horizont! Në vend të progresit kemi regres për shkak të rrëshqitjes së dialogut nga niveli politik në atë teknik, të cilit nuk i shihet fundi!

Meqë BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut për 11 vite, jo vetëm që nuk arriti të ofrojë një zgjidhje optimale, nuk e paraqiti asnjë dokument lehtësues që i përafron palët drejt zgjidhjes përfundimtare!

Pasojat e ngërçit politik nuk është se po i vuajnë politikanët, por po i vuajnë qytetarët e të dyja vendeve, e në veçanti qytetarët e Kosovës, të vetmit të getoizuar në Ballkanin perëndimor dhe pas asnjë shpresë për ardhmëri në vendin e tyre.

Andaj, emërimi i diplomatit amerikan Christopher Hill për pozitën e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi është një shkëndijë shprese për qytetarët e Kosovës, që më në fund të shohin një progres dhe të lëvizin lirshëm dhe pa asnjë pengesë drejt vendeve evro-perëndimore.

Hill alarm për palët në dialog

Siq dihet Hill ishte pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’, ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje të Francës më 1999.

Për Serbinë emri i Christofer Hill rikujton simfoninë e zhurmshme të aeroplanëve bombardues të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, ku pas refuzimit të kësaj të fundit për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën në Rambuje, kishin nisur sulmet 78 ditëshe ndaj regjimit të Millosheviqit.

Pa dashur të ndalem në historinë e suksesshme diplomatike të ambasadorit, vlen të theksohet se diplomati Christofer Hill ka qenë person vendimtar në shumë procese që determinuan veprimet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj shtetit të Serbisë, përfshirë bombardimet e NATO-s.

Deklaratën e tij: “Unë do ta inkurajoj Serbinë të angazhohet seriozisht dhe urgjentisht për të arritur një kompromis” duhet kuptuar si ultimatum ndaj dy palëve në dialog, Serbisë dhe Kosovës.

Ashtu sikurse Serbia që duhet të përgatitet mirë për efektet diplomatike të ambasadorit Hill, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta merrë seriozisht diplomatin amerikan, ngase për dallim nga diplomatët e tjerë perëndimor, ambasadori Christofer Hill palëve në dialog nuk iu lë shumë hapësirë manovrimi, por shumë shpejtë i sjellë para dy zgjidhjeve përfundimtare.

Kur e themë këtë, e kam parasysh faktin se, sikurse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili kot tenton të viktimizohet para ambasadorit Hill i cili e njeh mirë të kaluarën e ish ministrit të Millosheviqit, edhe Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Albin Kurti duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe praktik në dialog me Hillin amerikan, ngase këtij nuk i bëjnë përshtypje oratoria dhe përformanca e fantazive poetike.

Sikurse që, asnjë luftë nuk përfundon pa dialog, edhe dialogu nuk përfundon pa kompromise të dyanshme!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Florim, te pershendes!
    Ambasad. Hill eshte zgjedhja me e mire, ambasad. i SHBA-se Beograd sepse eshte njohesi me mire i viteve 1998, 1999 si ambasad. ne Shkup kur ishim ne trezik nga shfarosja. Ai madje ishte disa here ne Kosove dhe e pau gjendjen vete.
    Hill i njeh shume njerez, shqiptare si gishtat e dores. Ishte dora e djathte e Hollbrukut deri pas Rambujese.
    Edhe per Adem Demaçin flet ne librin qe e kemi ne shqip.
    Mendoj se njeri me te mire nuk mundet me pasur.
    Patem fat qe e patem SHBA-ne dhe Klintonin e bashkepuntoret e Klintonit si Hilli dhe ende kemi perkrahjen Bidenit.
    Ky eshte fat per neve, per Kosoven.
    Sinan Kastrati, Suedi
    sinan.kastrati@hotmail.com

  2. Lexues, ata qe meshifen pas nofkave, si maca kur e meshef ”… tin”, ti e merr vesh, nuk deshiroj te ”polemizoj” me ta.
    Megjithate po them, jo ty, se une nuk e quajta askend ”mjaltë” qe eshte nje antonime e ”m…”. Ti mbaje per vete mendimin qe ke edhe per uçk dhe luften e tyre, ne konspiracion.
    Ta quajsh ”mut” ish ambasad. Hill tregon se ti ke kulture bolshevike, sllavo-komuniste.
    Me ty qe ke marr yrysh, me nofka, me nuk dua as emrin ”lexues”, ”lepur” apo …. kushdo te jesh ti ta permend te vazhdoj.
    Meselja, anekdota qe ti i perdore, po ta them: Ti nuk ke fare njohuri elementare as per meselet, shpatullat e dashit e te pules e as per traditen.
    Nderroje ”nofken” e perkrahe ”lexuesin” ose humb nga kjo faqe o ”lexues” !
    Sinani, Suedi
    sinan.kastrati@hotmail.com

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu