ARKIVI:
1 Shkurt 2025

Cila ishte arritja ma e madhe e Qeverisë Kurti 2?

Shkrime relevante

Zekë Lushaj – Një jetë kushtuar Atdheut, Arsimit dhe Artit

Shkruan: Adem Lushaj Zekë Lushaj është një nga ato figura që...

Cila ishte arritja ma e madhe e Qeverisë Kurti 2?

Agim Morina, Prizren Ësht e vështirë të vlerësohet me saktësi, nga kjo...

Gjeografia historike e Shqipërisë, libër tjetër i Engjell Gishtit

Engjell Gishti Te dashur miq! Doli nga shtypi libri im.i dyte GJEOGRAFIA HISTORIKE...

“Referendumi” nuk kalon!

Florim Zeqa U desht që ta presim fundin e mandatit politik të...

Shpërndaj

Ësht e vështirë të vlerësohet me saktësi, nga kjo distancë e shkurtë kohore, se cila ësht arritja ma e madhe e qeverisë Kurti 2. Por unë po du me rreziku pak e me shprehë një qëndrim personal, ndërsa mbetet që koha të vlerësojë nëse kam pasë të drejtë apo jo.
Në njërën nga dy shkrimet e mia mjaft të gjata rreth misionit të dyshes së BE-së në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Joseph Borrellit dhe Miroslav Lajčákut, pata kritiku qëndrimin gjithnjë e më i hapur proserb të këtij çifti që po e rrezikonte gjithnjë e më shum pozicionin dialogues të Kosovës. Kur këtij misioni proserb iu bashku edhe i dërguari amerikan, Escobari, atëherë mendova se shanset e Kosovës po shkonin kah zeroja. Po bëhej gjithnjë e më e qartë që kryeministri Albin Kurti, kryeministër i një shteti të dobët ekonomikisht, pa ndonjë ndikim apo përkrahje politike, nuk do të mundej me i bë ballë sulmeve të hapura të diplomatëve të superfuqive botërore. Për më keq, opozita, duke akuzu e duke sulmu kryeministrin e Kosovës, po merrte anën e ndërkombëtarëve dhe jo të interesave thelbësore të Kosovës.
Në fillim çifti europian arrinte me fshehë deri diku animin kah Serbia, por maskat e Borrellit dhe Lajčákut ranë krejtësisht kur edhe pas agresionit ushtarak të Serbisë kundër Kosovës, nëpërmjet sulmit me bandën e Radoicicit në tetor 2023, Bashkimi Europian vuri sankcione kundër Kosovës dhe nuk bëri asnjë veprim kundër Serbisë agresore. Natyrisht, këto sankcione janë kryekëput rezultat i dallavereve të Borrellit dhe të Lajčákut në ingranazhin e pafund burokratik të BE-së, njerëz që për arsye që do të zbulohen më vonë, bënë gjithçka që të rrezikojnë interesat e Kosovës dhe të shpërblejnë Serbinë klerofashiste dhe proruse.
Një postim timin me 19 nëntor 2022 e pata përfundu me këtë paragraf, mjaft pesimist, por kisha vetëm një rreze shprese, në zotësinë e kryeministrit Kurti, të cilin e identifikoja me Davidin biblik:
«Këtë Shkollë të Lajčákut mirë asht me e kuptu, për me mujtë m’ia ndalë turrin. Qysh mun bahet kjo? Tue e ba me dështu ky mision i duetit proserb Borrel-Lajčák. Ky asht një mision gati i pamundun, por i domosdoshëm, për me mujtë me detyru BE-në me u sjellë ndryshe me Kosovën. Kjo duket si një betejë e Davidit me Goliatin. Megjithatë, dihet se edhe në atë ballafaqim Davidi, sado në dukje i pafuqishëm, doli fitues. Kështu që nuk asht gjithçka bash krejt pa shpresa.»
Ajo që më dukej gati e pamundur, në nëntorin e vitit 2022, – me e sjellë punën që të dështojë i misioni i duetit proserb Borrell-Lajčák, – sot mundet me u thënë se u arrijt falë manovrimit mjeshtëror diplomatik të kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë së tij. Çifti Borrell-Lajčák u largu nga skena politike e BE-së, jo vetëm pa ia arrijtë qëllimit që të përmbushte kërkesat e Serbisë, por përkundrazi, duke rrënu si kulla prej letre shum nga përfitimet diplomatike të Serbisë gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar. Veriu i Kosovës sot ësht pjesë plotësisht i integruar në sistemin administrativ e politik të Kosovës. Natyrisht, sot nuk mund ta vlerësojmë peshën e vërtetë të kësaj arritjeje diplomatike. Por brezat e ardhshëm do të kthehen shpesh e do ta kujtojnë me krenari këtë si njërën nga betejat më të shkëlqyeshme diplomatike në historinë e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu