Cili është ndryshimi #midis një psikologu dhe një bisede me një mik/e?

1.Lloji i marrëdhënies që krijohet me një psikog/e lejon aktivizimin e një procesi të ndryshimit të personit, sepse zhvillohet sipas disa rregullave dhe përmes disa metodologjive specifike.
2.Psikologu nuk ka nevoja personale ndaj pacientit/es, përveç interesit profesional për ta ndihmuar atë, përmes aftësive të tij/saja profesionale, burimeve njerëzore dhe aftësive të komunikimit. Në vend të kësaj, miqësia është një marrëdhënie reciproke dhe simetrike, domethënë, të dy personat janë të përfshirë në nevoja të barabarta. Për rrjedhojë, një mik/e i/e mirë i përgjigjet kërkesës për ndihmë, sipas historisë personale të personit, vlerave, njohjes subjektive dhe mendimit personal. Sidoqoftë, askush prej nesh nuk arrin të jetë plotësisht i lirë në dhënien ose marrjen e këshillave, pasi përvoja personale do të ketë gjithmonë një peshë në interpretimin e fakteve. Disa intimitete dalin me vështirësi edhe me miqtë më të mirë.
3.Psikologu ka njohuri specifike se si njerëzit funksionojnë, cilat janë shqetësimet e tyre të mundshme psikologjike dhe cila është mënyra më e mirë për t’i kapërcyer ato.
4.Psikologu ka aftësi specifike dhe eksperincë se si të komunikoj mes njerëzve dhe mbi marrëdhënien e ndihmës. Kjo njohuri e shtyn atë të sillet me personin në mënyrën më të përshtatshme ndaj pacientit, në krahasim me atë që mund të bëjë një mik/e.
5.Psikologu e njeh veten sepse shpesh është dashur të kalojë nëpër një rrugë të brëndshme të vetë-njohjes edhe përmes psikoterapisë personale dhe mbikëqyrjes didaktike. Kjo i lejon atij/asaj të shmangë sjelljet personale në marrëdhëniet terapeutike, duke bashkëvepruar me pacientin/en vetëm sipas nevojave dhe problemeve të atyre që janë në psikoterapi.
Pra, qëndrimi, përgatitja dhe mjetet që një psikolog/e vë në dispozicion janë të ndryshme nga ato të një shoku/shoqeje.


… Ndonjëherë është mirë të sqarohet!








__________________




●●●●●●▬▬▬▬▬▬
▬▬▬▬▬●●●●●●



Marrë nga:http://studiopsikologjie.al