Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
😆 😆 😆
Në duhet t’i largojmë nga jeta jonë private dhe publike njerëzit që nuk kanë kufij për të keq?
Si?
Ose duke i denoncuar ata tek autoritetet përkatëse dhe duke i dërguar në trajtim neuropsikiatrik dhe terapi psikologjike, nëse janë qytetarë të dhunshëm, ose duke i denoncuar ata tek autoritetet përkatëse dhe duke i dërguar në burg nëse janë politikanë të fuqishëm dhe të dhunshëm.
Pra, ne fjalën “njeri i ndërgjegjshëm” duhet ta bëjmë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, sepse sa më shumë që abuzojmë politikisht me fjalën komb, aq më shumë e dëmtojmë atë duke e bërë të pakuptimtë patriotizmin e vërtetë, gjë që i ndihmon politikanët populistë të vijnë dhe të qëndrojnë në pushtet pa rezultate konkrete.
Por kjo diagnozë e imja ka kuptim vetëm në situata normale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk i referohet situatës në të cilën ndodhemi ne si komb dhe shtet.
Sepse ne jemi të kërcënuar konkretisht nga Serbia dhe mes aleatëve tanë më të rëndësishëm mbretëron një konfuzion dhe dallim i paarsyeshëm për mënyrën se si duhet ndalur Serbia.
Pra, në këtë rast nuk mund të flasim për populizmin si formë të preferuar të qeverisjes nga Qeveria jonë, por për një shqetësim të arsyeshëm që dikton politikën e saj.
Me populizëm deluzional unë e kuptoj çmendurinë masive të njerëzve përmes folklorit të panevojshëm patriotik, që duhet nënkuptuar.
Në botën e sotme, ku ka filluar të lulëzojë përsëri nacional-socializmi, i cili vetë si term përbëhet nga dy fjalë që nuk kanë kuptim së bashku, është e lehtë të jesh një populist ekstrem.
Megjithatë, socializmi demokratik nuk është një ide apo një ideologji e lindur për të përfituar një komb në kurriz ose në dëm të një kombi tjetër, por një ide apo një ideologji ndërkombëtare që ofron një platformë bazë, por të qartë për shndërrimin e padrejtësisë në drejtësi dhe pabarazisë në barazi të të gjithë individëve dhe kombeve. nëpërmjet përfshirjes dhe aplikimit të faktorit solidaritet në balancimin e padrejtësive që natyra u ka bërë njerëzve duke i krijuar ata me predispozita të pabarabarta fizike dhe mendore.
Prandaj, në qendër të mendimit socialist demokratik është njeriu që gjen kuptimin e jetës duke avokuar për një botë më të drejtë.
Sepse duke avokuar për përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë në tërësi, ai krijon edhe kushte më të mira jetese për veten e tij.
Sepse kur shoqëria dhe vendi përparon, edhe ai përparon.
Kjo ishte ideja bazë e gjeniut gjerman, çifutit Karl Marks, i cili, duke reduktuar dallimet materiale mes njerëzve, donte t’i krijonte të paktën të njëjtat mundësi për të gjithë
Dhe si funksionon më së miri solidariteti mes njerëzve ?
Kur ata nuk që mund t’i shfrytëzojnë mundësitë e barabarta për shkak të deficiteve të tyre natyrore fizike ose psikologjike, ndihmohen nga ata të cilëve natyra u ka dhuruar predispozita më të avancuara fizike dhe mendore.
Megjithatë, ne të gjithë jemi dëshmitarë se si abuzuan më vonë me marksizmit origjinal Hitleri dhe Stalini.
Ata krijuan fashizmin djathtist dhe majtist të varianteve më ekstreme, që rezultoi me një det gjaku.
Dhe në këtë mënyrë krijuan përshtypjen e përgjithshme se ideja bazë e Marksit, që e konsideronte socializmin si një rrugë tranzite drejt komunizmit, nuk funksionon.
Çfarë do të thotë kjo kur përkthehet në gjuhën e kuptueshme popullore ?
Se edhe ideologjitë më të mira nuk i zgjidhin problemet nëse zbatohen nga njerëz të këqij.
Por çfarë na mëson natyra?
Që një gjendje e ekuilibruar e mendjes dhe trupit balancon të gjithë organizmin, ndërsa organizmi i ekuilibruar është më i shëndetshëm dhe më produktiv.
Por cili është shkaku i të gjitha problemeve?
Natyrisht kompleksi i inferioritetit.
Pse?
Sepse u krijon njerëzve ambicie të sëmura dhe plane të ndryshme hakmarrëse ndaj njerëzve të pafajshëm vetëm pse kanë një avantazh intelektual.
Pra, në vend që të mësojnë diçka prej tyre, politikanët që vuajnë nga sindroma e inferioritetit apo nga vlera më e ulët i likuidojnë ata fizikisht, siç ka ndodhur shumë herë në historinë njerëzore.
Dhe për të mos iu përgjigjur ligjit, ata thjesht e ndryshojnë atë dhe e përshtatin me interesat apo nevojat e tyre
Ose e thyejnë atë, siç ndodhi këtu në Kosovë, ku liderët mafioz të shtetit që vinin nga partitë mafioze politike punësuan njerëzit e tyre në të gjitha levat vendimmarrëse të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, juridik dhe prokurorial.
Si mund të krijohet paqja e qëndrueshme?
Nëse krijohen predispozita ligjore që askush të mos guxojë të zotërojë më shumë se dhjetë milionë euro pasuri.
Kushdo që fiton më shumë se dhjetë milionë tepricën duhet ta vë në dispozicion të institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat duhet të kontrollohen nga njerëz të besueshëm si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Pal Lekaj dhe Fatmir Limaj.
Sepse këta patriotë me rrota nga karota do t’i menaxhojnë në mënyrën më të ndërgjegjshme të mundur kursimet e njerëzve punëtorë.
Si?
Duke i depozituar ato në llogaritë e tyre bankare për t’i ruajtur si sytë e ballit, si diellin që bën dritë, si lulet e beharit dhe si nënën që i ka rrit.
Dhe natyrisht duke i shpenzuar ato vetëm nëse mbretëron varfëri e madhe tek banorët e Burojes, Gllogjanit dhe Katolikojes.