ARKIVI:
6 Janar 2025

Çka më ndodhi pardje…?

Shkrime relevante

A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!

Nga: Florim Zeqa Nga çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja...

Karikaturat që e imitojnë Ibrahim Rugovën, Dulla, Kica e Lumiri…!

Halil Geci, Skenderaj ___ Karrikatura t’Rugovës: Kur Dulla, Kica e Lumiri po përpiqen...

Shpërndaj

Nga: Bashkim Pushkolli
Çka më ndodhi pardje, 07.06.2022 ?
____
Takova një shok lufte, e ftova për kafe.
E vërejta se nuk ndjehej rehat, i vlonte diçka në bark.
Kishte ardhë në qytet të takonte dikënd nga politika që i kishte premtuar një punë…
Kishte pritur tërë ditën dhe si zakonisht, nuk e kishte takuar.
U pyetêm për shëndet, e vazhduam me derte e halle.
Mirë që të takova më tha,
Kam ardhë në mëngjes, pata katër euro me vete, dy shkuan për rrugë e dy tjera u ula për kafe se u lodha duke pritur rrugêve….
Mi jep 2 euro për autobus nëse ke, e të kthehem në shtëpi …
Nuk e di krejt çka mendova për një kohë.
Në mua u rrotullua gjithçka, mu duk se më zuri ndêrtesa përfundi.
Kujt t’ja tregoj këtë ndjenjë, kur e di që përveç shokêve të mi të luftës dhe një mase të popullit, të tjerêt nuk e kuptojnë këtë…
Mirëqenja e tij, e jona, mvaret prej politikanëve.
Ata qê dolên nga ne, e kanë harruar se sa tê mëdha janê dy,pesê e dhjetë euro, na kanë harruar edhe ne…
Ata që nuk janë nga ne, nuk e kuptojnê këtë ndjenjê.
Them shpesh, ti flasës një politikani pêr luftën,ndjenjën e luftës është humbje kohe. Është njejtë si ti flasësh pêr betejên e Neretvês me 1943…
Çka me thanë tjetêr, mramë nuk munda të bëj gjumë, e sot këtë tekst po e shkruaj nga karrika ku ishte ulur ai dje ….
Ndoshta, unê do të jem i radhês për dy euro !? 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu