ARKIVI:
22 Janar 2025

Çka mund të thuash tjetër…?

Shkrime relevante

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

Nga: Aurel Dasareti Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në...

Çka mund të thuash tjetër…?

Nga: Gjergj Kabashi  ___ Çka ke me thanë tjetër kur fjalorin propagandistik-serbomadh, e...

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës

Nga: Arif Ejupi Burrë i devotshëm e Atdhedashës! Ishe mendjendritur e i durueshëm...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi 
___
Çka ke me thanë tjetër kur fjalorin propagandistik-serbomadh, e vëren se shqiptohet prej të ashtuquajturve politikan-udhëheqës shqiptarë dhe nga përfaqësues të mediave, opinionistë të ndryshëm.
Disa shpirtëra të humbur apo të shitur, madje e krahasojnë gjendjen e serbëve të veriut të vendit me aparthedin dhe segregacionin e ushtruar ndaj shqiptarëve prej Slobodan Milosheviqi përpara luftës në mbarë Kosovën.
E krahasojnë “gjendjen e rëndës të serbëve” me kohën kur shqiptarët ndiqeshin e largoheshin nga puna në fabrika; kur ndiqeshin nga shkollat, universiteti, policia, mediat si Radio Televizioni i Kosovës, nga gazeta “Rilindja” dhe mbarë Pallati i Shtypit etj .
A po u ndodhë kjo serbeve ne Kosovë?
Në pjesën veriore të vendit, në fillim të shkurtit 2000 u dëbuan mbi 15 mijë shqiptarë nga shtëpitë dhe pronat e tyre, duke mos i lejuar të ktheheshin.
Serbët në pjesën e Mitrovicës andej Ibrit, e kan universitetin e tyre, spitalin e tyre, vendet e tyre të punës.
Nuk po ndiqen serbët nga Kosova, ore të shkretë për mend, por po ndiqen me shumë të drejtë “serbitë” nga Kosova…!
Nëse mjeranët shqiptarë flasin për dhunën policore , dihet që rrejnë.
Dhunë e kontrolluar policore mund të ushtrohet vetëm ndaj atyre që duan të ushtrojnë dhunë ndaj policisë së Kosovës, me urdhëra të BIA-s së Serbisë së Aleksander Vuçiqit.
Nëse këta «antifashist» janë të shqetesuat pse nuk ka ma shumë policë serbë në atë pjesë të vendit, le ta pyesin për këtë Aleksander Vuçiqin se pse i tërhoqi, duke i urdhëruar t’i zdeshnin uniformat e Policisë së Kosovës dhe të mendojnë pak se pse ai i shpërbleu udhëheqësit e asaj policie ne Beograd për merita për Serbinë?!…
Prandaj, Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen aspak nëse do të ketë më shumë serbë në Kosovë, por nuk duhet ta pranojnë ngujimin e tyre nëpër enklava, pasi “enklavizimi” bëhet me planet e detajuara të SANU-t (Akademisë së Shkencave të Serbisë), që politika serbe e ngre si temë të përhershme pastaj.
Kësaj liste përkujtuese të fjalorit vetvrasës antishqiptar duhet shtuar po ashtu edhe deklaratën kriminele të Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, kur thotë se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”, mendime që janë në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre.
Apo deklaratën serbomadhe për pjesën veriore të Kosovës si “tokë e askujt” nga ana e Edi Ramës, që është deklarata më perfide ekspansioniste e Serbisë dhe orekseve të saj të pashuara territoriale ndaj hapësirës së Dardanisë dhe jo vetëm.
Rreth kësaj Akademiku serb Mihajllo Gjuriq , ka thënë pas Luftës së Dytë Botërore: “Edhe nëse e humbim Kosovën, duhet të përpiqemi që në të askush të mos jetoj, të mbetët “tokë e askujt”!
Në origjinal: “Srpski akademik Mihajlo Gjurič rekao je nakon drugog svjetskog rata: I ako izgubimo Kosovo, moramo se truditi da u njemu nitko ne uživa, da postane “ničija zemlja”!
A doni ndonjë fakt tjetër ju që me mendjen tuaj shpirtzezë thoni: “Për inatin e res, me dekt djali!”.
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu