ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Çka presim gjatë vitit 2022

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
Kosova ka qeverinë e saj, stabile, punëtore e të pa korruptuar. Të gjitha qeverive të kaluara e partive, qe sot janë në opozitë, kokën ju hangër korrupcioni e lakmia për tu pasuruar. Pushtetarët e kaluar, sidomos disa komandantë, hiq të aftë, hiq të arsimuar e hiq atëdhetarë, pas luftës, kishin bërë shumë vepra të kqija, pa u penguar nga askush. Kjo “ju la ambël”, për të vazhduar deri në ambiciet e ndarjes se Kosovës, në principata, mes vete. Prandaj dhe principatat e Kosovës ishin dhe opcion i këtyre komandantëve. U fol dhe u veprue në drejtim të realizimit të kësaj ideje.  Ramushi do të ishte princi i Dugagjinit, Remi do të ishte princ i Llap- Gollakut, ndërsa Hashim Thaqi, princ i Kosovës qendrore. Përveç këtyre tri principatave, do të kishte edhe pjesë të tjera, të cilat do të udhëhiqëshin nga disa bejlerë e agallarë, të lidhur me princat e mdhenj, si Bajgora, Karadaku e tjera. Viset e paprekura nga komandantët do të ishin në ndikim të LDK-së, sidomos në ato pjesë ku nuk kishte pasë luftë, pas fitores në zgjedhjet e pergjitheshme. Nese këto, të cekura nuk ishin të shkruara, me siguri ishin të përfolura në popull. Madje madje flitej, se asnjë uzurpim në Prishtinë nuk ishte i mundur, pa bekimin e komandant Remit!
Ky fakt mund të na ndihmojë edhe në gjetjen e atyre, qe kishin nisur “sherrin” e eliminimeve politike pas lufte, mu nga shkaku i ndikimeve dhe domi imit në zona të caktuara të Kosovës. Këto na ndodhen dhe kurr mos u kthefshin! Po, si të ecim tutje?Qevria Kurti duhet ta ketë vullnetin, guximin dhe dijen e shpëtimit të Kosovës, nga “vitet e brishta” të shtetndërtimit, nga njerëz jo të duhur. Gjatë vitit 2022, qeveria ka punë në disa lëmi, si, në politikë,  dtejtësi, ekonomi-social, arsim e shëndetësi.
Mendoj, qe bisedimet me Serbi, duhet të pregatiten mirë e mirë, duke qenë si objekt, jo vetëm Kosova, po edhe Serbia. Në Serbi kemi bashkë kombas tonë, qe jetojnë atje, sidomos në Sanxhak e Luginë, të cilët presin të jenë pjesë e ekipit për zgjedhjen e problemeve të tyre, atje, sipas çelësit të reciprocitetit:”si për shqiptarë jashtë Kosovës, ashtu edhe për serbët në Kosovë”. Qeveria e re, Kurti, duhet të angazhojë edhe ekspertë ndërkombëtarë, sepse Serbia nuk është kafshatë e lehtë.
 Qeveria Kurti, sa me shpejtë, në vitin, qe po hyn, duhet të punojë në amandamentimin e shumë ligjeve, të cilat ngrisin vullnetin e qytetarëve për të jetuar këtu.
 Është bërë veprim i mirë kalimin e ligjit të renovuar, mbi konfiskimin e pasurisë se jashtë ligjshme, pastaj vetingu, e tjera. Viti i ardhshem duhet ti gjejë shperdoruesit në salla gjyqi, për një satisfaksion të qytetarëve të zhgenjyer në drejtësi, për shumë e shumë vite.
Zhvillimi ekonomik, i cili do të sjell dhe rritje të të hyrave buxhetore, duhet të jetë prioritet i qeverisë. Sapo të aprovohen ligje, qe lehtësojnë procedurat dhe mbrojnë investuesit, qeveria jonë duhet të hap një zyre informimi për gjithë të interesuarit investitorë, të mundshem e posaqerisht për mergatën tonë. Mergata jonë është treguar mjaft e suksesshme në zhvillimin e biznesit në përendim e gjetiu. Ata duhet të kenë të garantuar kapitalin këtu dhe t’u mundësohet vendi, ku mund të hapin biznes.  Diaspora jonë vetem në katër vitet e ardhshme mund të hap rreth 50000 vende pune, por jo me marrje ryshfeti e reketi, siç u veprua për dy dekada!
Gjatë viteve në vijim, duhet gjetur mundësi strehimi, veshje e ushqimi, për gjithë të pa strehët dhe lypsarët. E majta shqiptare duhet ta ndërtojë një sistem kapitalist solidar, e jo një sistem të egër e shtypës, për klasën e ultë të shoqërisë.
Kosova nuk ka njerëz, qe mund ta vendosin arsimin në binarë, prandaj, qeveria duhet t’a marr, si model për planprogramin dhe nivelet e arsimit, një shtet të Europës, sepse kombinimi i sistemeve arsimore nga Shtete të ndryshme, do të sjell ç’orientim, të një arsimi të mirëfillt, sikur kishte sjellur sistemi arsimor i orientuar i Stipe Shuvarit, viteve të tetëdhjeta.
Ndërsa shëndetësia, domosdo duhet ta ketë prioritet sigurimin shëndetësor. Ky prioritet, do të ishte, ndoshta prioritet i gjithë prioriteteve, kur kemi parasysh pandeminë kovid dhe sëmuarjet e ndryshme, të cilat në kohën e fundit janë rritur. Në fund, duke pritur, qe këto, të thëna të realizohen, gjatë mandatit të kësaj qeverie, ju deshiroj gjithë ju lexues e popull i kosovës, ta kaloni këtë vit sa më mirë. As vrasje të mos ketë më në Kosovë e askund ku jetojnë shqiptarët!
Urime për gjithë popullin tonë, kudo në rruzullin e tokës!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu