ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Çka thoshte Albini e çka thoja une…?

Shkrime relevante

Disa të goditur me thikë në një treg në Francë: – Terror islamist

Këtu, hetuesit e policisë punojnë në vendin e ngjarjes në qytetin...

Rreth librit të Vilson Culajt “Në dritën e njohjes”

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë ___ Vilson Culaj, Në Dritën e Njohjes I, Jakup Ceraja,...

Njeriu i qëndrueshëm në kohëra të trazuara

Nga: Lirim Gashi, Prizren (Persiatje filozofike) ___ Një njeri vërtet i qëndrueshëm është ai...

Donal Trump u rekrutua nga KGB me emrin kodik “Krasnov”, pretendon një ish-spiun sovjetik

E huazuar dhe përkthyer nga "Gazeta Mirror" nga Lirim Gashi ___ Donald Trump...

Mendime antishqiptare të Hysamedin Ferajt, “filozofit” të afërt me Vetvendosjen!

Nga: Afrim Caka, Gjakovë KËNDVËSHTRIMI I HYSAMEDIN FERAJT?Kombi dhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)...

Shpërndaj

Korab Blakaj, Vjenë
____
Më fal Albin
Ti thoje “ jam shpresa “ , unë të kundërshtoja .Koha erdhi dhe dëshmoi që ti ishe shpresa e vërtetë!
Ti premtoje punësim, unë dyshoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që hape vende masive pune!
Ti premtoje rritje ekonomike.Unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që ekonomia u rrit!
Ti premtoje shkolla në funksion të ekonomisë, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se e ke lidhur shkollën me ekonominë!
Ti premtoje të lidhje përvojën e mërgatës me prodhuesit kosovarë, unë s’të besoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që kjo lidhje u bë dhe u depërtua në tregjet europiane.
Ti premtoje mbajtjën e të rinjëve në Kosovë, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi që emigrimi është ndalur!
Ti premtoje të ktheje intelegjencen nga mërgimi, unë s’të besoja.Koha erdhi dhe dëshmoi riatdhesimin e saj!
Ti premtoje ekipë qeverisese, tarafin do ta kesh unë thoja.Koha erdhi dhe dëshmoi Se ti ngrite jo qeveri shokësh por qeveri ekspertësh!
Ti premtoje drejtësi, unë të kundërshtoja! Koha erdhi dhe dëshmoi se drejtësia triumfoi!
Ti premtoje rrymë e drita, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se reduktimet u zhdukën!
Ti premtoje të luftoje oligarkët, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se okigarkia u shkatërrua!
Ti premtoje burg për të korruptuarit, unë thoja ske koqe. Koha erdhi dhe dëshmoi se ti pate koqe dhe të korruptuarit u mbyllën.
Ti premtoje reforma në arsim e shëndetësi, unë thoja s‘do ia dalësh.Koha erdhi dhe dëshmoi se Ti ia dole.Arsimi dhe Shëndetësia po lulëzojnë!
Ti premtoje paisje për policët e mjerë qizmeçjerrur , unë të kundërshtoja! Koha erdhi dhe dëshmoi që polici ynë u modernizua me paisje!
Ti premtoje të armatosje FSK në, unë s’të besoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se ti hape programet e financimit dhe armatimit masiv dhe ja tek jemi ushtri me kapacitete të frikshme për armikun!
Ti ishe në Amerikë, Greqi,Gjermani e Japoni në kërkim të invesitorëve, unë dyshoja! Koha erdhi dhe dëshmoi se vendi u vërshua nga investimet Euro-Amerikane dhe Aziatike!
Ti premtoje bashkërendim me Tiranën, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se çdo lëvizje e Prishtinës me Tiranën është e bashkërënduar!
Ti premtoje ta luftoje Gjykatën Speciale, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi shpërbërjën e saj!
Ti premtoje ta mbroje luftën e UÇK së, unë të kundërshtoja.Koha erdhi dhe dëshmoi mbrojtjë n tënde të pakompromis!
Ti flisje për burgun e luftëtarëve dhe mërziteshe, unë mendoja se ti gëzoheshe! Koha erdhi dhe dëshmoi se ti vërtetë merzitesh dhe dëshiron lirimin e tyre!
Ti premtoje se do punoje për Bashkimin Kombtar, unë s’të bësoja.Koha erdhi dhe dëshmoi se Bashkimi është në zhvillim e sipër!
Ti premtoje se s‘do uleshe në bisedime s’do nënshkruaje ZAJEDNICËN , unë të kundërshtoja! Koha po vjen dhe do të dëshmojë se ti s‘do ta nënshkruash Zajednicën!
Sepse ti thoje s‘ka fuqi që më shantazhon mua,unë dyshoja se shumica e ish të burgosurve politikë mund të jenë përjetësisht të shantazhuar nga Serbia. Koha erdhi dhe dëshmoi se ti vërtetë je i pashantazhuëshëm. Të qoftë Aferim!
Andaj edhe njëherë; më fal Albin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu