Ilir Seci, New York
______
Çka e lidh Col Deline e Gegysenit te Malsise se Gjakoves,(Tropojës), me poetin e famshem turk Nazim Hikmet? E kishte mendue kush najhere se ka nji lidhje kund mes tyne? Fakti asht se kundër deshires se tyne lidhen pra sepse plot 145 vjet ma parë, ne shtatorin e vitit 1878, malsori 17 vjeçar nga Gegyseni, Col Delia vret me doren e tij Mehmed Ali Pashën, me graden marshall, shefi i shtabit te ushtrise osmane…e ky Mehmed Ali Pasha i njoftun ndryshe edhe si Maxhar Pasha asht stergjyshi i poetit te famshem turk Nazim Hikmet…pikerisht ky paraardhes i poetit Nazim Hikmet – Maxhar Pasha kishte qene delegat perfaqesues i Perandorise Osmane ne Kongresin famekeq te Berlinit mbajtun po ate vit ne Berlin,(1878), ku ai ishte zotue me ia dorezue Malit të Zi krahinat shqiptare të Plavës e të Gucisë. Nji muej mbasi ishte kthye nga Berlini delegati osman Maxhar Pasha kishte shkue ne Gjakove ne perpjekje me sabotue Lidhjen Shqiptare të Prizrenit qe kish marre vendimin me i mbrojtë me çdo kusht trojet shqiptare. Keshtu ne ate fillimshtator te vjetes 1878 Maxhar Pasha ne krye te disa batalioneve osmane hyn ne Gjakovë dhe ban konak ne sarajet e Abdullah Pashë Drenit, figure e njoftun e qytetit asokohe…por Pasha qe kish ba pazarlleqe me tokat shqiptare ne Berlin kesaj rradhe nuk i kishte ba hesapet si duhet kur vendosi me hy ne Gjakove…
Sarajet e Abdullah Pashë Drenit në Gjakovë…
Malsoret kryengrites te zemeruem pa mase nga pazaret e Portes se Nalte rrethuen sarajet e Abdulla Pashe Drenit dhe krisi pushka mes forcave kryengritese dhe atyne mbrojtese mbrenda sarajeve…Siç shkruejne kronikat e kohes kryengritesit qe kishin rrethue sarajet ishin mbi 4 mije forca ndersa mbrenda sarajeve ishin dy batalione ushtaresh osmane, rreth 30 miq e perkahes gjakovare të Abdullah Pashë Drenit, mes tyne edhe Shaqir Curri i ati i Bajram Currit si dhe 70 mirditorë qe Abdulla Pashe Dreni i kishte si djem mbas veti. Lufta ka qene shume e pergjakshme e ka zgjate disa dite…ne fund u vranë mbi 90 veta mbrenda rrethimit kurse jashte mureve te sarajeve ne mesin e sulmuesve u vrane mbi 500 veta. Mbrenda sarajeve mbet i vrame i zoti i shpisë Abdullah Pashë Dreni bashke me Shaqir Currin. Kurse Maxhar Pashen e vret i riu 17 vjeçar Col Delia nga Gegyseni i Krasniqes se Malsise se Gjakoves,(Tropoja)…Col Delia si i ri vetem 17 vjeç, me shtat imcak hyn lehtesisht nga nji frëngji e sarajeve te Abdulla Pashes e çan mes mbrojtesve deri te pozicioni ku gjindej Maxhar Pasha te cilin e vret ne vend…por Coli vritet edhe vetë aty, siç thote edhe kanga :
“Eu Colë Delia sy sahati
I lumtë goja o mir vikati
O vet po jes e Pashën prej çarti
Man Avdinë po ma pret bajraki
Po rri n’besë o sikur i ati
Po rri n’besë si baba i vet
Qysh ke njeh eu yzbashi mbret
Fukaranë more pse pe shet”
Man Avdia i Mulosmanaje qe permendet ne këtë kangë ishte bajraktari i fist te Krasniqes, fisit qe bashke me Gash, Nikaj-Mertur, Ptyç e Berishe kane mbajte peshen kryesore te sulmit ate dite kur Gjakova u la me gjak…
Po kush ishte ky Mehmet Ali Pashe Maxhari? Nofkën “Maxharri” e kishte marre per shkak te origjines se tij prusiane…Mehmet Ali Pasha,(Maxharri), ishte prusian i lindun si Ludwig Karl Friedrich Detroit, me 1827 në Magdeburg, Prusi, sot Gjermani. Mbiemni Detroit i familjes ku lindi e nxjerr ma shume si francez, nga ato familjet protestante Hugenote qe iken nga Franca per shkak te perndjekjes qe u bahej protestanteve asokohe. Mbiemni familjar “Detroit” asht frangjisht dhe domethane “Ngushticë”, nga kjo fjale frangjisht e ka marre emnin edhe qyteti Detroit ne Miçigan,SHBA, nga kolonet e parë franceze qe e quejten lumin “le détroit du Lac Érié” – shqip “ngushtica e Lkenit Erie”…ne moshe te re Ludwig Karl Friedrich Detroit i hyn zejes se detarise dhe perfundon ne Stamboll ku konvertohet ne mysliman e merr emnin Mehmed Ali, nis nji karriere meteorike qe e bani delegat te Portes se Nalte ne Kongresin e Berlinit…pasardhes i kesaj figure te mistershme qe vendosi fatet e shqiptareve ne Berlin me 1878 asht poeti i famshem Nazim Hikmet…
Ali pash maxharri ti o qen i zi
ti sdin çka është shqiptari
ai të vretë për liri
E sylejman vokshi ai burri i ri e dha jeten për liri….
Kush e këndon këtë këngë?