ARKIVI:
29 Dhjetor 2024

Çudi se si ende nuk doli një “profet shqiptar” që ti bind turqit, arabët dhe serbët të bëhen shqiptarë?!…

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Foto e Gjergj Kastriotit Skenderbeut
Çudi si s’doli ni shqiptar rrotë m’i bind turqit, arabët dhe serbët m’u bo shqiptarë.
Përkundrazi turqit, serbët dhe arabët vranë dhe masakruan miliona shqiptarë, ndërsa të mbijetuarit i asimiluan në turq, arabë dhe serbë (shkrije, shkije).
Imagjinojeni shqiptari Mustafa Atatürk asimiloi miliona shqiptarë në turq, që i dëboi Serbia në Turqi pas gjenocidit të paparë mbi familjarët e tyre.
Fillimisht i ktheu në arnautë e më vonë në turq.
Në fakt prej tyre e krijoi kombin dhe shtetin turk.
Ndërkaq hajvan arkadashi tjetër Sami Frashëri në vend se të kontribuonte që të mos asimilohen shqiptarët në turq, ai ua shndërroi atyre hieroglifet arabe të popujve aziatë në shkronja latine, në mënyrë që ata ta mësojnë sa më lehtë kulturën aziate dhe të asimilohen.
Këta jemi ne.
Ndaj njoni tjetrit jemi pis mileta e ndaj ish okupatoreve tanë, jemi të dashur, besnik, human, të këndshëm, të kujdesshëm dhe të ëmbël, si ndaj hindusve të Kalkutës Nëna Terezë.
I vetmi Institucion Fetar 100% kombëtar dhe atdhetar, është Kisha Katolike.
Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Autoqefale e Shqipërisë janë Filialat më besnike të Shërbimeve Sekrete Serbe, Turke, Arabe, Greke dhe Ruse.
Sepse ritualet e tyre i mbajnë në gjuhen arabe dhe greke, prandaj e mësojnë xhematin për t’i dashur turqit, arabët, grekët dhe serbet më shumë sesa shqiptaret katolikë, ateistë, agnostikë dhe sekularë.
Unë nuk jam kundër fesë myslimane dhe ortodokse, por thjesht do të doja që t’i bindë klerikët e vërtetë shqiptarë, që ritualet e tyre t’i kryejnë vetëm në gjuhën shqipe, sepse Allahu, gjegjësisht Perëndia, e kupton gjuhën shqipe njësoj si arabishten, turqishten dhe greqishten.
Edhe sikur të luteshin pesëdhjetë herë në ditë në gjuhën e bukur shqipe dhe me muzikë argëtuese nuk do të më pengonte fare, përkundrazi, do të më gëzonte pa masë.
Por me pengon dhe pikellon pafundësisht kur i dëgjoj lutjet e tyre në gjuhën arabe me muzikë vajtuese beduine që i shashtrisë fëmijët, njësoj siç më pengon dhe pikëllon pafundësisht kur lutjet e tyre i dëgjoj në gjuhën greko-ruse dhe me muzikë të filmave horror.
Sepse ta shkelësh gjuhën tënde vetëm pse serbët, rusët, beduinët dhe grekët të kanë bindur që gjuha arabe dhe greke janë gjuhët e vetme që i kupton Allahu, gjegjësisht Perëndia, është mëkat më i madh sesa të mos besosh fare në Allahun, respektivisht Perëndinë .
Shtrohet pyetja pse asnjë shqiptarë s’po mund t’i bindë arabët, turqit dhe grekët që të luten në gjuhën shqipe?
Sepse thjeshtë s’kanë shans.
Arabet, turqit dhe grekët nuk shiten edhe pse identitetin e tyre kombëtar dhe fetar e kanë njëqind fish më të kontestueshëm se sa ne.
Prandaj kam respekt për ta ani pse janë tendencioz dhe armiqësor ndaj nesh.
Sepse do të doja që të mësojmë prej tyre se si duhet dhe respektohet kombi dhe shteti, e jo të mësojmë prej tyre se si të asimilohemi.
Pse e them ktë ?
Sepse nëse ritualet fetare nuk zhvillohen në gjuhën shqipe, asimilimi pas depërtimit të fesë ekstreme islame turko-beduine dhe ortodoksizmit klerofashist grek është vetëm çështje kohe.
Sikur të pyetsha unë asnjë fotografi tjetër nuk do ta lejoja në Presidencë, Qeveri dhe kudo tjetër përpos asaj të Gjergj Kastriotit.
Sepse ishte i vetmi shqiptar në histori që e meriton epitetin burrshtetas dhe atdhetar gjigant.
Në fakt Gjergj Kastrioti është ADN-ja e kombit dhe shtetit shqiptar.
Kan være et bilde av monument og utendørs

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zotri Lirim Gashi. A mundeni, Ju lutem, te na sqaroni kete deftimin te Juajin e lidhur me rilindasin Sami Frasheri, qe ketu e keni shkruar: “Ndërkaq hajvani tjetër Sami Frashëri në vend se të kontribuonte që të mos asimilohen shqiptarët në turq, ai ua shndërroi atyre hieroglifet arabe të popujve aziatë në shkronja latine në mënyrë që ata ta mësojnë sa më lehtë kulturën aziate dhe të asimilohen.” Eshte disi e pakjart dhe sipas parimeve themelore logjike, tersisht e pakjart kjo fjali e Juaj gjegjesisht spjegimi i Juaj ku ketu Ju po ia impononi, atriboni qellimet Sami Frasherit. Ne anen tjeter shkronja latine, shkronja, jane themel i gjuhes shqipe dhe me radhe Dokumentit te pare e ne gjuhe shqipe, Formules se pagezimit te Pal Engjellit: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (Une te pagzoj ne emen te atit e te birit e te shpirtit te shenjet) nga viti 1462., Kryepeshkopit te Duresit Pal Engjellit, e bashkepuntorit te ngusht te Gjergj Kastriotit. Te te Ju rikujtoj zotri Gashi qe Formula e Pagzimit ne gjuhe shqipe eshte dokument me i vjeter ne nje gjuhe amtare, me e vjeter se e reformatorit te njohur botror gjermanit, augustinianit te kishes RomanoKatolike, Martin Luther, qe beni reforma dhe kthese Kyqe ne Histori te Gjermanise, duke nisur Reformen me 1518., dhe me radhe gjuhes gjermane dhe me radhe Kishes Katolike Romake: E perkthei Uraten e Re ne gjuhe gjermane, e qe sot zihet se pikerisht me kete Marthin Luther ia vuri gure themeli gjuhes te begatshme gjermane, dhe me radhe ketu ishte fillimi se mesha dhe Fjala e Zotit te tregohen ne gjuhe amtare te secilit popull. Nese mundem Te Ju them zotri i nderuar Lirim Gashi, se pikerisht Ju ketu po e perdorni termin te huaj per Zotin (term ne gjuhe shqipe: Zoti), e Ju e perdorni termin Allah qe nuk eshte term i gjuhes shqipe por arabe, apo jo? E pikerisht edhe per kete eshte pakes i pakjart shkrimi gjegjesisht porosia e shkrimit te Juaj, zotri Lirim Gashi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu