ARKIVI:
9 Mars 2025

Dagens Press (1921) / Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij, Johanna Terwin : “Duhet të kujdesem dhe të organizoj gjithçka për të…”(2)

Shkrime relevante

Diaspora dhe vjedhja e votës së qytetarëve: Kosova nën pushtetin e manipulimeve dhe tradhtisë politike

Nga Rrezart Kalaja "Politika e Vjedhjes: Fatin e Votës dhe Shkatërrimi i...

Reagim ndaj marshit të 8 Marsit, të organizuar nga “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”

 Nga: Luan Dibrani, Gjermani Organizata Shqiptaria shpreh shqetësimin e saj të thellë...

Nuk je i vetmi ambasador që ia huqë o Avni Arifi, drama yte si dramë e opozitës!

Afrim Caka, Gjakovë Dardania nën hyqëm të kryeçobanëve të opozitës e të...

100 – vjet histori, sakrificë dhe përkushtim ndaj çështjes shqiptare, lamtumirë prof. Astrit Leka

Arif Ejupi Prof. Astrit Leka dhe Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në...

Shpërndaj

Shkrimi n°2 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Mars 2025 

“Dagens Press” ka botuar, të mërkurën e 13 prillit 1921, në faqen n°4, intervistën ekskluzive asokohe me Johanna Terwin, gruan e Aleksandër Moisiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Moisiu nëpërmjet syve të gruas së tij

Burimi : Dagens Press, e mërkurë, 13 prill 1921, faqe n°4

Burimi : Dagens Press, e mërkurë, 13 prill 1921, faqe n°4

Aleksandër Moisiu shoqërohet në udhëtimin e tij në Skandinavi nga bashkëshortja e tij, aktorja Johanna Terwin. Një gazetë daneze i ka bërë zonjës Moisi pyetjen e mëposhtme intime :

— A bën gabime të shumta e të mëdha Moisiu ?

— Jo, seriozisht, jo, ishte përgjigja. Ai është një fëmijë i sjellshëm — por në të vërtetë një fëmijë i madh — plotësisht i pafuqishëm në gjithçka që ka të bëjë me jetën praktike — një ëndërrimtar në tokë. Prandaj, unë duhet të kujdesem për të dhe të organizoj gjithçka për të. Ai do të harronte të ndërronte rrobat e tij nëse nuk do të kujdesesha për të — ai nuk do të kishte fare rroba përndryshe. Moisiu është bohem i lindur, gjithmonë në lëvizje, i pa qetë. Aktualisht, ne kemi një apartament në Berlin, përndryshe ai ka jetuar gjithë jetën në hotele.

Burimi : Dagens Press, e mërkurë, 13 prill 1921, faqe n°4

Burimi : Dagens Press, e mërkurë, 13 prill 1921, faqe n°4

— A punon shumë ?

— Po, çmendurisht. Ka muaj që punon 28 netë me radhë. Në dhjetor, nata e Krishtlindjeve ishte dita e tij e parë e pushimit. Dhe pastaj ai zgjohet shumë vonë — dhe duhet të flejë në mes të ditës…

— Pse kështu ?

— Për shkak se i janë prekur mushkëritë — ai e mori këtë si kujtim nga lufta. Ai tani do të përfitojë nga vera e tij për të kaluar tre muaj në një sanatorium malor.

— Si i punon Moisiu rolet e tij ?

— Ai i lexon ato pa pushim dhe vetëm në një fazë të vonë fillon t’i mësojë përmendësh. Gjatë provës ai është si një libër i mbyllur. Askush nuk e ka idenë ende nga provat se si e ka perceptuar rolin. Ai nuk është në gjendje të flasë deri në provën e veshjes, ku është edhe i veshur me kostum dhe i maskuar dhe kështu “riformohet” nga jashtë në formën e tij të re.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu