ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Dakortësi me Gordon Brown dhe mendimin e tij se “Bota ka nevojë për një multilateralizëm të ri”

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri

Përpara kësaj situate që ndodhet mbarënjerëzimi, ku me të drejtë trajtohet edhe në shkrimin e botuar sot në revistën: “Fjala e Lirë”, të Z. Brown; pardje parashtrova shqetësimet e mia në shkrimin: Detyrim Botëror “Për planifikim familjar dhe karantinë të njëkohshme”, botuar në “Fjala e Lirë”, “revista “Drini”, “Zemra shqiptare” etj. dt. 20/09/2021.-

Është i saktë shqetësimi i Z. Brown: “.. Luftimi ndaj sëmundjeve infektive dhe shmangia e proteksionizmit mjekësor, janë fusha ku koordinimi global është i nevojshëm dhe shumë efektiv”.

Nuk është e nevojshme të renditen arritjet e shoqërisë njerëzore në dobi të të gjithëve, sepse dihen nga të gjithë. Por shqetësimet janë se ka një ngecje, një mos kapërcim në të kuptuarit e kombinimit të marrjeve të masave për të veçantat dhe nevojave të marrjes së masave për të përgjithshmet. Shoqëria njerëzore vazhdon ende të vuaj, ose më drejtë nuk arrin të çlirohet nga egoja personale, grupnjerëzit, apo ekstremizmat ndërshtërore, për të siguruar që çdo e mirë të jetë vetëm në përfitim të tyre. Përpara këtyre qendrimeve mediokre, mesa duket nuk arrihet të kuptojmë se epoka ku jetojmë (qënia jonë ndodhet në kohë shumë më përpara ndërgjegjes) këto mënyra sjellje të shekujve të shkuara, ngadalë dhe një nga një po i braktis me zëvëndësim globalizmin.

Nëse pandemia, që krijoi COVID-19, është problem i padiskutueshëm botëror, atëhere vetëm naivët, cingunët, “laborantët krijues” pa ndjenja njerëzore”, nuk arrijnë ta kuptojnë se kjo katastrofë botërore, luftohet me masa të njëkohshme, të menjëhershme dhe me koordinim  në shkallë botërore.

Epoka jonë kërkon bashkërendim në të gjitha aspektet jetësore. Duhet të hiqet mendja dhe dora nga keqbërja ndaj të tjerëve, të mos pjellin, as të nxiten, qoftë dhe artificialisht shkaqe bajate për të krijuar konflikte, si ato të rendomta individuale, deri tek ato të fringëllimit të armëve shfarosëse. Kjo, sepse ndodhi të tilla, kanë sjellë katastrofa të cilat nuk kanë kursyer dhe vetë keqbërësit. Faktet janë të njohura dhe të shumta, që çdo veprim keqdashës ndaj tjetrit, apo të tjerëve, gjithëherat pasojat i kanë goditur të gjithë. Janë bumerang edhe për shkaktarë. Populli këshillon: “Po i bëre gropën tjetrit, do biesh edhe vetë brenda”. Kjo fjalë e urtë popullore, shumë kohë më parë, me vlera të mëdha edhe në kohë moderne!!.

Sot “çirremi” për katastrofat globale të planetit, por shkaqet përkeqësuese të  zbuluaruara, mbeten në stadin e “zhurmës”, kanosjeve, pa veprimet e duhura. Pse? Përgjigja gjendet tek korrupsioni, tek egot industrialiste, tek mos ngopja pasurore dhe ekspansioni politik, territorial, etnik dhe fetar. Sa ndesh bien thirrjet për “Globalizmin” me të vërtetat e sjelljeve ndaj tij!. Të gjithë “çirremi”, mos këtu dhe mos atje, por keqësimet klimatike që i shkakton sjellja jonë vazhdojnë duke kërrcënuar vetë ekzistencën njerëzore. Janë shpeshtuar sunamet, tërmetet (bile edhe në të njëjtën datë dhe orë me vitet e tjera! Rastësi, mos u trondisni na këshillojnë sizmologët). Vërshojnë përmbytjet, shfaqen sëmundjet e reja, etj. etj; konfliktet nga më shfarosëse dhe lëvizëse, sa atje, sa këtu. Kudo ku ato godasin nuk i kanë kursyer as shkencëtarët, as politikanët, as shtetet, as të pasurit dhee as të varfërit.

 Përfundimisht kërkohet që qenies ti përafrohet ndërgjegja. Kjo mundësi përafrimi arrihet nëse do kuptohet, trajtohet dhe veprohet nga të gjithë që, problemet katastrofike botërore, në rastin konkret, të zgjidhen me masa të njëkohshme, të menjëhershme, të mirëkordinuara dhe të detyrueshme në shkallë botërore.

Ndryshe çdo masë e marrë veçmas, vërtet ndikon në pengimin e përhapjes së të keqes, por duke qenë parciale dhe në vartësi të shteteve të ndryshëm (disa me mundësi disa me pamundësi) katastrofat vetëm ngadalsohen, por nuk zhduken.

Gordon Brown

OKB-ja,OBSH-ja dhe institucionet ndërshtërore, shoqëritë civile të mbrojtjes së klimës, ambjenteve, shëndetësore etj. duhet të kuptojnë dhe të veprojnë se globalizmi nuk është dhe nuk duhet të mbetet informim, por dhe marrja vendime botërore të detyrueshme.

Fahriu Dahri, Itali,më 22/09/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu