ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Danja e tradhëtuar dhe vekët e princeshës…, pjesë nga libri “Skutat e shpirtit zadrimor”

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë
___
(Pjesë nga libri “Skutat e shpirtit zadrimor”
*
Të gjithë e dinë historinë e princit zadrimor të Danjës , Lekë Zaharia pjesëmarrës i Besëlidhjes së Lezhës , mik e shok i Skëndërbeut. Fatkeqësisht u vra tinëzisht , thuhet nga Lek Dukagjini, sipas Barletit sepse u bë rival i tijë për Jerinën princeshën e bukur të Zadrimës. Princesha nuk u bë kurrë gruaja e Lek Dukagjinit sepse u mbyll tërë jetën e sajë në një kuvend murgeshash në Itali që të mos ishte nusja e kërkujt… po si vazhdon historia?
Hilë Jeraj banor i Mjedës, po me prejardhje nga Deja tregon:
” Princit të Danjës Lekë Zaharisë ju vu pritë në Blinisht të Zadrimës afër Drinit dhe u vra në moshë të re kur po përgatitej për dasëm… Pleqtë na kanë treguar- thotë Hila se tradhëtia ka ardhur prej një gruaje… banore e afërt e një fshati në Danjë… Nuk ishte hera e parë që kjo grua tradhëtonte… Kalaja e Danjës ndodhej në një pozicion shumë të favorshëm dhe marrja e sajë nuk ka qenë e kollajtë… Shpesh qe rrethuar prej armiqve dhe marrja e sajë ishte e pamundur…. Rrethimi kishte zgjatur me vite dhe brenda kalasë kishin mbaruar ushqimet … Ajo mëson ushtarët armiq ( nuk thuhet nga kush por shpesh herë princat në mes vedit kanë luftuar për të pasur në zotërim më shumë tokë e vende dhe shpesh janë ndihmuar nga fuqitë e jashtme) që të lyenin të gjithë gurët e mëdhenj me gëlqere të bardhë dhe të mbushnin fushën në Laç me to… Ajo ngjitet në kala të nesërmen dhe u thotë: “Dilni e mirrni thasët e miellit të bardhë që i kan sjellë venecianët” Mbrojtësit e kalasë shohin “thasët e bardhë ” dhe zbresin për të marrë miellin menjëherë duke lënë portat hapur dhe kalaja pushtohet … dhe ushtarët e Danjës gjejnë vetëm gurë të lyer me gëlqere që kur binte dielli mbi to dukeshin si thasë mielli!
Kjo grua thotë Hila ishte e paguar, dhe asaj i kërkohet edhe një mision i dytë… pushtimi i Sardës( Shurdhahut)… Aty ishte e vështirë të pushtohej se pozicioni dhe fortifikimet ishin të mira… Në Sardë ndodheshin 355 elterë dhe çdo ditë luteshin në njërin prej tyre, por njëherë në vit e gjithë Sarda shkonte e lutej në Rragam në të djelën e pashkëve …. Armiqtë e Sardës i shtuan shpërblimin , por gruaja u thoshte prisni… Kur erdhën Pashkët ajo u dha sinjal dhe kështu u mor Sarda nga tradhëtia e një gruaje…
Edhe vdekja e Lekë Zaharisë erdhi si pasojë e tradhtisë së kësaj gruaje… E jëma e Lekës Bozda mori vesh vdekjen e djalit ndërsa po bënte vekë ( tezgjah) u hidhërua aq shumë kur mori vesh se nga i erdhi tradhtia u ngrit në këmbë hoqi shaminë dhe tha : “u rritshi e u martofshi por kurrë mos u shumofshi” e kishte fjalën për fshatin L… vendin nga vinte ajo gruaja që me të vërtetë thotë Hila nuk kanë kaluar kurrë të 25 shtëpitë…
Që nga ai moment nëna e princit nuk është ulur më në ato vekë dhe thuhet se janë të fshehura diku, shumë i kanë kërkuar ndër shekuj për të ndalur mallkimin, por nuk janë gjetur… mbyll legjendën Hila i cili e tregon me shpirt ashtu siç ja kanë treguar të parët e tijë…
Tonin Nika banor i Dejës edhe ai tregon…. “Ne e rrespektojmë atë vend akoma sepse në kishën e Shën Markut në Danjë edhe pse kanë kaluar shumë shekuj ne ende kemi varrezat atje” Nga ajo që më ka treguar babai im – vazhdon Tonini , princesha i kishte vekët floriri, sepse ato vekë i kanë kërkuar shumë dhe thuhet se janë në një shpellë afër kalasë në të djathtë të rrugës… Ndërsa për gruan tradhëtare edhe Tonini tregon të njëjtën histori të Hilës , por vetëm shton që i jati Lazri, i ka pas thënë se ajo gruaja nga Li… qe dhunuar nga ushtarët e kalasë së Danjës dhe për këtë ajo u hakmor duke i shitur tek pushtuesit… të dy kalatë por dhe princin Lekë Zaharinë tek Dukagjinët”
Kto janë legjenda që janë ruajtur brez pas brezi në Danjën e Zadrimës duke ja shtuar më shumë misterin e këtyre kalave që akoma sot janë hijerënda ku në ato mure fshihen qindra vite luftrash për të ruajtur, gjuhën, fenë dhe atdhenë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu