Të dashtun vllazën e motra,
Na, nga Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm , edhe njiherë e mbajtëm fjalën. Ia plotsuem dëshirën shqiptarëve të vullnetit të mirë që me zemër e shpirt dëshiruen me u kthye te rrânjët e të parëve tanë, te feja e lashtë e të krishtenëve dardanë.
Me dorën e artë të Don Fran Kolës, Don Pal Tunaj e Pater Ndue Kajtazi , sot i përcollëm në udhën e shenjtë vullnetmirët, dashamirët e fesë e të kombit – pasardhësit e atyne që dikur, me dhunë, ishin detyrue me e lanë fenë e Krishtit.
Sot, ditën e Hanës së Pashkëve, jemi kenë dëshmitarë të dyfishtë: ringjallja e Krishtit e bashkë me Të – ringjallja e fisit të Musajve (Shaljanëve) të Vushtrris. Shala e Bajgorës, prej Mitrovicës deri në Llap, po kthehet krenarshëm në fenë e të parëve.
Aleluja, aleluja! Krishti u ringjall – e me Të, u ringjall edhe kombi Dardan!
Faleminderës të mëdhej i bajmë familjes Musa, sidomos Gjergj Muse Musa – protagonist i këtij rikthimi të shenjtë.
Shqipnia ka me u ba! Zoti ju bekoftë!
Me nderime e dashni: Dardan Duka, Kastriot Berisha , Blerim Metaj




Anakronike dhe naive është mendësia që kërkon të gjejë rrënjët e “fesë më të vjetër” të shqiptarëve. Kjo ka shpjegimin e vet historik, ashtu siç ka shpjegimin historik pse feja islame u përqafua nga shumica e popullit shqiptar. Faktet gjinden dhe ndodhen në rrjedhën dhe logjikën e tyre historike. Janë faktorët historikë, shoqërorë e psikologjikë ata që kushtëzuan përqafimin e fesë islame nga shumica e popullit shqiptarë në të gjitha trevat e veta. Është absurde dhe naive të flitet për konvertim të detyruar, sepse feja nuk zë dhe nuk lëshon rrënjë, nëqoftëse nuk prek botën shpirtërore të njeriut. Akoma më naive tingëllon teza e “konvertimit të detyruar”- sot, kur një musliman shqiptar ka disa breza që e trashëgon besimin e tij.
***
IMH
Eshte shume interesante se si ne kohe te fundit behet debat i panevojshem se a u perhap islami tek ne me deshire apo me dhune. Kete debat e kane shume per qejf sidomos islamistet. Ata kembengulin se islami tek ne u perhap me deshire dhe cuditerisht shkojne edhe me larg duke kembengulur se pushtuesit osmanë ne i pritem krahehapur. Per ta nuk ka rendesi fakti historik qe arberit e bene rezistencen me te madhe dhe me te gjate kunder pushtuesve osmane. Asnje komb tjeter ne Ballkan nuk luftoi me gjate se sa ne.
Sa i perket islamizimit te shqiptareve mund te them se ai u be me dhune dhe me deshire. Kishte arber qe islamin e pranuan me deshire por numri i tyre ishte shume i vogel, te them i paperfillshem. Deri ne shekullin e shtatembedhjete, pra per rreth dy shekuj e gjysme shqiptaret qendruan dhe refuzuan islamin. Vetem atehere kur u lodhen nga lufterat, grabitjet, dhunimet, skamja etj. filluan qe te konvertohem ne myslimane. Konvertimi i dhunshem u be ne disa menyra; me kercenime te drejteperdrejta (prerje koke) nese nuk konvertohen dhe me pagesa te detyrueshme (xhizja) qe duhej paguar per pushtuesin. Ka shume fakte historike qe e pohojne kete. Ne rastin e pare do ta permend kronikanin osman, Tursun Beun i cili krenohet me konvertimet e dhunshme, kurse per rastin e dyte do ta permendi historianen turke Nuray Bozbora e cila eshte profesoreshe ne Universitetin Marmara te Stambollit. Ja se si ajo i pershkruan konvertimet : ” Ne fillim te shek. te 17 duke ndjekur nje politike diskriminimi mes popullates shqiptare,shteti osman shkoi drejt nje rregullimi te ri ne sistemin e vjeljes se taksave; taksa qe paguante cdo vit nje jomysliman (xhizja) nga 45 akce u rrit ne 305 akce, cka ishte nje shume, pagimi i se ciles ishte i veshtire. Aty nga mesi i shek. 17 kjo takse arriti ne 780 akce . Per te shpetuar nga kjo takse, kalimi ne fene islame u pa si nje rruge shpetimi”. Nuray Bozbora ” Shqiperia dhe nacionalizmi shqiptar ne Perandorine Osmane” faqe 90. Botim nga “Dituria”-Tirane -2002.
Nese dikush mendon se me dhune kuptohet vetem prerja e kokave e jo edhe mungesa e bukes per familjen, gabon shume rende. Po e harrojne trushperlaret atë thenjen popullore qe skamja te dergon ne dere te hasmit.
Çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është nji obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe Çamëri si dhe në diasporë. Nëse, deri më tash, para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyeshme që kemi trashëguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lavdatë dhe respekt, si do t’ia dalim ne, brezi ynë, ta ruajmë një “status quo” të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës ashtu edhe pakicës të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotruar ndaj njëri tjetrit.
Sa i përket islamit politik (në Kosovë) dhe keqpërdorimit të tij nga një pjesë e mirë e klerikëve që dirigjohen nga jashtë për qëllime të caktura, për këtë gjendje përgjegjsi të madhe mban klasa e tanishme politike e që kanë koketuar me forca të caktuara radikale islamike para të cilave sheti ka filluar të lëshojë pé. Mbetët që shteti të veprojë në përputhje me Kushtetutën, që të pengohet keqpërdorimi i lirisë fetare, si e drejtë elementare njerëzore, të cilën duhet ta gëzojë secili jashtë politizimit të saj.
***
IMH,S