ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Dashuria e çobanit turjakas me Lumturinë, gocën nga Shqipëria.  

Shkrime relevante

Marrëveshje politike për të mirën e vendit!

Florim Zeqa Me të përfunduar procesi numërimit të votave nga komisionerët, përkatësisht...

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Nail Draga, Ulqin Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023 Trajtimi i raportëve...

Lideri i Hamasit shpreh keqardhjen për sulmin e 7 tetorit

Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia...

Për gazetarinë e munguar kritike dhe për antikombëtarët e FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”!

Nga: Aurel Desarioti ___ Është fakt që vetë shqiptarët indiferentë dhe mediat amatore-armiqësore-antikombëtare...

Shkencëtarët kapin aktivitetin e trurit në fund të jetës që mund të provojë se njerëzit kanë shpirt

Përktheu: Pirro Prifti, Tiranë LEXO MË SHUMË: Regjistrimi i trurit të njeriut...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Malmå, Suedi

Nga Ditari (5) 

  • Vazhdon nga numri i kaluar ”Pushtetarët lajkatarë, servilë, dallkaukë e sahanlëpirës të Kosovës” Drini.us, 8 Nëntor 2022 në rubrikat ”Dossier, Mendime” 

Këto ditë të nëntorit 2022, më duket se nuk ngjajnë me nëntorët e viteve të 1970-1980, për shkakun se tash nuk ka dimra të ashpër e burra të rreptë siq kishte koha jonë, gjenerata e viteve 1968- 1981. 

Jeta në shkolla, në fshatra e në qyetete është ndryshe dhe ka shumë dallime. Kur unë e gjeneratai ime ishim nxënës, rrugës për në shkollë, i lanim duart e sytë në lumin Mirusha, mëngjeseve e pinim ujë të pastër e të ftohtë që të binte në ballë (pop.). binim barkas dhe pinim ujë si kingjat (qingja) Me qindra pshq të vegjël, shumiva  troftë dhe krap vraponin sikur edhe ata donin të na shoqëronin e të pinin ujë bashkë edhe pse, ata ishin gjithë kohën në lumë, laheshin e nuk ”lageshin”. Ata e donin shoqi shoin e ne nuk e dinim cika është qika e cili djali. Ndiqeshin në mes veti por ujin nuk na turbullonin. 

Sot nuk ka peshq në Mirushë si dikur, shumë e të shishëm. Janë helmua edhe peshqit dhe çuditërisht ende jetojnë me helm. Në Turjakë nuk ka dele e kingja, lopë, kuaj e buallica, vjeta, kishka e mëza. Çdo familje në Turjakë kishte disa dele, lopë e ato familje që ishin më të pasura kishin edhe disa kuaj, pele e mazujka kurse tash Tash vetëm Zeneli i Hajdin Nurqit kishte disa dhi e keca. Atherë, Smajl Zeneli, një plak gogol por i pasur me shumë djem, Alushin, Hamzën, Zenelin dhe Murtezin kishti afro 6 pela dhe mëza, të cilat kur fshinim grurin në lami (korrik), i merrte ato dhe e fshinte. E mbaj mend se në mes të lamës i shtronim duajt me grurë e në mes e ngulnim një mullar dhe i lidhin kuaj ose kitë (qetë e zjellës) rreth mullarit e ato e shkelnin grunin derisa mbetej vetëm kashta e pastaj e largonim kashtën ndërsa grurin me lopata e hishnim në ajr dhe luteshim që të fryej që të mbetet vetëm gruri i pastër, të ndahet nga byki e kashta. Nga këtu ka lindur shprehja ”cili kali të zihet, e fshin lamën”. 

Më nuk është Turjaka ajo që ishte dhe nuk dua më të shkoj e të jetoj në Turjakë, sikur dikur që kisha dëshirë, të fle në arat plot me kashtë gruri, ta ruaj basonin e kallamoqin natën nga thitë (derrat) e egër, të tuboj fijet e barin në livadhe e të fle në male nën hijet e drunjëve e të mbulohem me degët e tyre me dushk, të pije tamlin e deleve që aty për aty i milnim dhe e pinim tamlin (qumshtin) pa e vlua. 

As Tirana nuk ishte Tirana e viteve 1970-ta. Dhe as në Tiranë më nuk kam dëshirë të shkoj. 

Po dëshira e çobanit të Turjakës ishte që të këthehej në Turjakë e të martohej me Lumturinë. Edhe Lumturia kishte të njëjtat dëshira, që të jetoj në Turjakë e bashkë me Sylën të punojnë tokën, të kenë shumë lopë e dele e të kenë edhe 13 fëmijë. Të lahen në lumin e Mirushës. Ajo të dishej e të futej në ujë vetëm me rroba deti, brekë të larjes e pa sytjene, sikur kur kishte qenë e vogël. Punë e madhe çka thonë çobanët e katundarët. Ajo e donte turjakasin dhe Turjakën e jetën në Turjakë. 

Lumturia i kishte tregua Sylës se ka emër të huaj që në shqipe dmth Lumturi dhe ia kishte tregua një foto kur ajo kishte qenë e vogël. Çobani turjakas e kishte puthur foton e ajo ishte gëzua dhe buzagaz i kishte thënë Sylës:  

-Sa i mirë je mor Sulo, e puth Lumturinë e vogël 

 Vazhdon 

Malmö, 9 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu