ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Dashuria e turjakasit dhe tiranses ishte e pafat si edhe jeta e tyre

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë” ose Sier dhe Syla (Sulo)

Të dytë, emrat e vajzës tiranase dhe e djali turjakas nga Kosova fillonin me shkronjën “S” dhe për habi, të dytë kishin lindur e jetonin në qytetin dhe në katundin që kishin të njëjtën shkronjë, shkronjën ”T”, Tiranë dhe Turjakë që ishin edhe vendbanimet e tyre të përhershme.
Dashuri që zgjati zgjati dy ditë
Dhe tash, duke e kujtuar at “histori” të dhimshme të para 70 vjetëve, si për çudi edhe unë jetoja në shtetin që fillonte me po të njëjtën shkronjë “S”, në Suedi.
Po bëhen 27 vjet që kisha ardhur në Suedi, bashkë me familjen time. Ishte fundi i muajit qershor të vitit 1992 kur me një anije të madhe zbritëm në Ystad, qytet jugos i Suedisë. Kishim ardhur qyteti polak Gdansk (24 qershor 1992).
Pasi u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare në Kosovë, një muaj më parë, më 22 Maj 1992 e ku edhe mua më kishin propozua për deputet, mu kujtua krejt pa dashje, Ramë Bllaca dhe historia tragjike, kur ishte deputet ai deputet dhe djalit të Ramës, Qazimit. Fat gati I ngjashëm e kishte ndjekur edhe Qazimin, vetëm pas më pakë se 10 vjet, kur mbaron Lufta Nacional Çlirimtare. Edhe Rama dikur në mes të viteve 1930 kishte qenë deputet i Kuvendit të Serbisë që pleqt i thonin “posllanik skupštne”, në Beograd. E Rama, sa ishte në Beograd e kishte marrë me vehte Qazimin e Asllan Fazliun që të shkolloheshin e pale masandej çka do të bëhet.
Dhe në kokë më shkonin në mend lloj mendimesh e më kujtoheshin tregimet që dikur gjyshi dhe gjyshërit nga Turjaka na tregonin dashuriqkat që kishin pasur kur kishin qenë të rinj si çobanë me dele e kur korrnin grunet me drapër, kur shkonin në mulli e kositnin livadhet por që nuk kishin pasur fat e nuk kishin guxua me i tregua askujt për jaraneshat e tyre. Fetah Nurqi do të gëzohej kur një nuse e zogajve e ”përshëndeste” me mafes e shami. E kur e pyesnin bacën Tahë (shk. Fetahit):
-E ti shka bëje kur ajo të përshëndeste me mafes?
-Unë e roksha drapnin me dy gishta e korrsha grunin
Ata nuk dinin të lexonin e as të shkruanin sepse nuk kishin qenë në shkollë e nuk kishin pasur libra me “sllova” (shkronja). Pastaj, me shkua në shkollë, bâhesh shka (serb, sllav), iu kishin thënë hoxhallarët. Prandaj, edhe gjyshi na thonte:
-“Ma mirë âsht me ni se me pa e shkolla nuk na duhet”, sepse hoxha, kështu iu kishte thënë ”veshi âsht ma i kymetshëm se syni”, se me vesh i nim (dëgjojmë hoxhën)”
Dhe mendova, mendova e mendova e nuk munda me i gjetur, nuk më kujtoheshin emnat e asnjë “partizani” shqiptar nga Kosovarë që kisha dëgjua sa e sa herë të njëjtat ngarje e historitë e tyre të dhimshme.
Së shpejti bëhen 30 vjet që jetoj në Suedi e edhe nja 15 të tjera më parë, pra para 40 e më shumë vjet. Që kur isha fëmi kisha dëgjuar këto “histori” të dhimshme nga pleqt që dikur edhe ata kishin qenë të rinj, po prap nuk më kujtoheshin emrat e atyre djemve që kishin mbetur “me gishta në gojë” e për ta shpëtuar kokën, kishin ikur nga Kosova bashkë me partizanët ”shqiptarë”, nga Shqipëria që kishin ardhur me e ndihmua çlirimin e Jugosllavisë
Ndërsa mbaja mend “Vrasësin” e ujqëve, “Urën e mjerimeve”, “Folejën tragjike …” e …  “Lulja e kujtimit” por jo edhe at vajzën tiranse që nga tregimet që kisha dëgjuar, më dukej sikur po e shihja. Ajo më dilte para syve kudo, ditën e natën, ku r fleja. E shihja edhe në ëndërr.
Kishte flokë kaqurrela e të gjata që kur ecte, nuk shihej shpina saj e bukur nga flokët. Dukej sikur të ishte një Zanë e Maleve të Turjakës së Zatriqit. Flokët i mbante të lëshuara pas shpine e ato ia shtonin edhe më shumë bukurinë e asaj vajze të hishme (e të “shishme”) tiranse. Nuk kishte si ajo as në Tiranë e as në Turjakë.
Deri sa fleja, mu duk se më erdhi e më tha:
-Më ka harrua? Unë jam Sieri. Atherë bërtita në gjumë nga gëzimi “SIER” dhe e pash se më doli gjumi e nga zëri im. U zgjova. Ferkova sytë dhe pash se kisha qenë në ëndërrr, ratë në krevatin e butë e jastakun me pendla. Vrapova në dhomën time të punës dhe shpejt e shpejt e shkruajta me një fletë të bardhë, tri herë emrin SIER, SIER, SIER, sikur frikësohesha se do të më ikte e mua më vinte keq për Sylën që s`e kisha takur kurrë dhe dashurinë që kishte ai për Sierin dhe unë ndjeja një simpati dhe e doja ”personazhin” tim.
Oh sa kisha dashur të isha në ëndërr, në ëndërr të rëndë si vdekja e të rrija me Sierin.
Kisha dëgjuar nga goja e Sali Xhemjlisë, Lil Dergutit, Sahit Jeminit, Avdyl Imerit, Syl Sahitit, Ilaz Imerit, Reshit e Ukë Imerit, Din Haxhisë ato që ata më kishin tregua për Rifat Berishën, për Kapetan Rudin e Gakovës, për kapetan Palushin e Shkodrës dhe për Sylë, çobanin, partizan nga Turjaka. Isha në ëndër por ato që ndjeva për Sier-in e për Sulon ishin identike me ato që kisha dëgjuar nga gjyshi Imer Seferi, Adem Nishori, Islam Maliqi e pleq të tjerë nga krahinat e tjera, Hazir Prellovci e Hazir Xhaka, Shaban Mrasori e Shaban Azemi, Halil Hamza i Kaznikut e Hazir Gariqi i Gariqit.
-Eh more bir, fillonte ai më plaku bisedën, erdhën një grup partizanësh nga Shqipëria. Në odën e …. Sahit Mstafës e një grup tjetër shkuan te Smajl Zeneli, Ramada Neziri, të Metë Xhemajlia, Hamid Tusha e Imer Seferi sepse te ata vinin mysafirët sepse ata kishin oda për miq e mysafirë e jo oda me “lule”, qysh iu thonin pleqt sobave të nuseve. Aty kishin ardhur edhe më herët krerët e katundeve e të krahinave tjera por jo partizanë nga Shqipëria. Kishte ardhur Shaban Palluzha e Ramë Bllaca, Mstafë Rahaveci e Mstafë Kruja, Bajram Begi e Azem Bejta.
Dhe partizanët kishin dëgjua se në Turjakë e në Zatriq ka burra të zgedhun, pleq, trima e bukëdhënës dhe erdhën një natë një çetë partizanësh në Turjakë. Ata madje dinin edhe për Bali Agën, Ali Agën, Dan Zatriqin, Avdullah e Brahim Agën dhe Gjemajlinë, djalin e mençur të Brahim Agës, Metën, Salihin e Rashitin, Bajram Qaushin e Mahallës së Goqëve që kishte qenë asker i mretit 9 vjet diku në Qyrtistan…
Një partizan, që nuk ishte më i vjetri në moshë por dukej se ishte “ma i madhi”, filloi të na flas për “besën” që kishin lidhur partizanët me vëllezërit jugosllavë. Një nga pleqt, më duket se kish qenë Sahit Mstafa apo Metë Xhemajlia, i thotë ati “kogjabashit”
-Na serbët nuk i kemi vllazen e as nuk iu besojmë sepse ata na kanë bâ batare (pushkatua) sa herë ka ardhur ushtria e kralit k”nej. Nuk ka më shumë se 20 vjet kur krejt Qypevën (katund afër Bublit, Damanekit e Turjakës), 1924 i kanë bâ batare shka kanë gjet. Veç ni fmi ka pshtu, Halili i Vogël. Edhe ai ish mshef në fletët e kung`llit se edhe atij ia kishin hjek kryet. Edhe te Vakafi i Lubizhdës, serbi i ka bâ batare, burrat ma t`zgedhun të Damanekit e të katundeve tjera, n`kohen e Azem Bejtës . Popi i Rahavecit i kish pshtu Carravranen dhe Turjakën.
Pas kësaj bisede në odën plot tym duhani ra një një heshtje.
-Mjaft ma more kok`derr ….  mos me fol edhe njëherë… e fjalën nuk mundi ta kryej sepse e preku një ushtarak, që dikush i tha “Komandant Shpati apo Shati” me brryla, sikur donte ti thonte:
-Mos u ngut se këta kanë të drejt e i njohin më mirë serbët e besa jemi në konaqe të tyre dhe këta nuk janë më pakë trima se sa ne!
Ajo natë ishte nata e parë që partizanët shqiptarë (nga Shqipëria) kishin ardhur në Turjakë. Partizanët nuk erdhën më në Turjakë. Ata shkonin në Damanek e katunde të tjera. Edhe Syla (Sulo) shkoi me ta dhe më nuk u kthye në Turjakë. Sylën më nuk e kishte parë askush nga Turjaka. Thonë se ka luftua me partizanët shqiptarë deri në Varazhdin e në (Banatë) Vojvodinë, duke e ndjekur gjermanin.
Pasi mbaron lufta, Sylën e kishin caktua si udhëheqës komune në Prizren. Ai në zyrën e vetë e kishte edhe disa fotografi të byrrave të Motit të Madh e flamuri kuq e zi valonte në ndërtesën e komunës, Flamuri Shqiptar me yllin 5 rremësh.
Katundarët e Hasit, Suharekës e të Rahovecit shpesh kur shkonin në Pazar në Prizren, shkonin ta takonin Sylën dhe i ankoheshin se “disa aradha partizane me shki të Shumadisë”, natën po i vrasin djemtë më të mirë të katundeve. Po na marrin drithin e magjet po na i lanë thatë! Besa edhe shkollat shipe nuk pi hapin e “otkupin” pe na qesin sa ska më shumë. Dhitë “e kuqe” ni kanë marrë e “parezin” për dhen, lesh, tlyen e djath pa duhet me dorzu hala në komunë. Syla i dëgjonte e nuk fliste sespe e shihte që qenkan mashtruar nga ”vëllezërit” komunist jugosllav.
Nëpër zyrat e komunës i kanë shti n`punë veç shkie e “naselenik”, vazhdonte tjetri katundar e Syla mendonte, e “qare vetit nuk i bante”.
Syla i kishte dëgjua edhe nga të tjerët të njëjtat ngjarje dhe nuk dinte çka po ndodh e as ai çka të bëjë. Me Fadilin, me Xhavitin e me Xhevdetin nuk shihej. E mori vesh se Eminin e kishin vra diku te Gjilani. Ndërsa fliste me disa katundarë të Bllacës, Bellenicës e të Banjës, sytë i shkuan te vendi ku e kishte vendosur flamurin shqiptar në një dru të gjatë thane para ballkonit të drunjët në katin e dytë. Dikush e kishte hjekur flamurin natën. U afrua e shikoi nga dritarja për me u sugurua por nuk e pa Flamurin Shqiptar. Doli nga zyra e katundarët i harroi që kishin ardhur “me kajt dert” dhe ende pa zbritur, dëgjoi disa zëra serbisht. Qetnikët serbë me rroba partizane kishin hyrë edhe në ndërtesën e komuës në Prizren.
Tash rendin e kishte Syla, luftëtari besnik për çlirimin e Kosovës. Ai edhe pse i pa shkollë, kishte marrë “garanci” nga më të mëdhenjët se pasi ta largojmë gjermanin e italjanin do ti kemi të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë e …. do të hapen shkolla edhe në gjuhën shqipe … Por tash po e sheh që nuk është ashtu, nuk po i dalin fjalët qysh i kanë pas e besën që e kanë “lidhur”.
Besa i shkoi mendja se edhe vrasjet e Abedinit e të Gnimetes, në Gjakovë, partizanët serbë i kishin qit në pritë. Ballistët e Kosovës i kishin pushkatua pa gjyq ose siq e quanin atherë “Gjyq në emën të popullit” e i pushkatonin vetëm shqiptarët e me qetnikë e drazhistë mbushej administrata e Kosovës.
Syla, duke dashur të dalë nga oborrin i shtëpisë dykatëse që ishte vendosur administrata komunale, dy djem të rinjë trima shqiptarë, nuk e lënë me dalur jashte Sylën. I tregojnë se nëse del do të arrestohet me arsyetimin se është për bashkimin me Shqipërinë e kundër “Vllaznim Bashkimit” e “Internacionalizmin proletar”.
Djemt trima i prijnë Sylës dhe nga një derickë tjetër që ishte në podrumin e shtëpisë, dalin. Syla në përcjelljen e atyre dy djemëve ikin nga Prizreni. Thonë se ata dy djerm ishin kanë nipat e Sylejman Qantiqit nga Rahaveci. Pasi i desh teshat e partizanëve dhe e heq kapuqin me yllin pesërremësh, Syla vishet me do tesha si të çobanëve, që mos të hetohet dhe natën e kalojnë kufirin e dalin në Shqipëri.
Atje Syla, më së pari shkon te ish miku i tij, “Komandant Spati” në Tiranë, ish partizan dhe komandant i aradhave partizane nga Shqipëria që kishin luftua bashkë me brigadën e shtatë shqiptare që e kishin çlirua Prizrenin e Pejën dhe kishin shkua deri në Vishegrad e Vojvodinë duke i ndjekur “fashistët” gjermanë.
Syla i kishte thënë komandantit dhe komesarit politik që të ndalen në Kosovë e mos të shkojnë më larg por fjalët e tij jo vetëm që kishin shkua në vesh të shurdhët por edhe nuk ishin prit mirë e ai ishte kritikua me vrejtje, “çortim” nga partia.
Syla e dinte sepse e informonin katundarët se si, duke ndjekur gjermanin aradhat e çetat shqiptare forcat serbe me rroba “partizane” po hyjnë në Kosovë e po bëjnë masakra. I kujtohet edhe Mixha Shaban që i kishte thënë:
”Sylë, unë nuk e kam ndërmend me shkua mas partizanëve se qetnikët serbe, të veshur si partizanë po i vrasin shqiptarët në Drenicë. Shabani e njihte Sylën se në Turjakë kishin ndejtur në dasmën e Salih Xhemajlisë e Syla ia kish marrë kalin e mixhës Shaban e i kish qit taxhi, barë të Jaruave dhe ia kishte kashagit (kreh) kalin.
Kur trokiti Syla në derën e shtëpisë së “komandantit”, derën e hapi vetë komandanti. Të dytë u gëzua kur u panë dhe një copë herë nuk e lëshoi komandant ”Shpati” Sylën duke e përqafur.
-“Sulo” kështu ata e quanin Sylen, mirë së ke ardhur!. Pastaj sikur donte ti tregonte vetëm Sulos e mos ta dëgjonte tjerët, iu afrua Sulos sa më afër dhe gojën e ofroj afër veshit e i tha:
-Sulo, nuk ke bërë mirë që ke ardhur këtu. Ne i kemi punët edhe më keq. Mua më kanë “desh” dhe mi kanë marrë të gjitha gradat e meritat. Por nëse pshtoj me kaq, unë jam i lumtur.
Bisedën e komandantit dhe Sylës e ndrëpreu një vajzë si pehrri që hyri në dhomën ku ishte babai e Syla. Ishte vajza e komandantit. Vajzë më të hishme, Syla nuk kishte parë.
-Sier, më quajnë dhe ia zgjati dorën e bardhë e të butë, tha vajza e Syla nuk dinte si të prezentohej. Ai dinte vetëm gjuhën e çobanëve të Turjakës dhe partizanëve
Ajo i pruri Sylës dhe babait disa sheqerka dhe një kafe por sytë ia nguli Sylës sikur ta njihte qysh herët në fëmijëri. Ishte një gocë që veç Zoti kish ditur me e falur me të gjitha të mirat, siq thonë në Turjakë. Kishte një trup mesatar që edhe ”haxhitë e hoxharëët i mashtronte me ata sy të mëdhenj, sa filgjani. Gjokset veç sa nuk i pëlcisnin. Veshur kishte një këmishë të bardhë të pastër si bora e maleve të Zatriqit dhe e nuk e kishte përthekua deri në qafë që ti shihej krejt qafa e hollë dhe e gjatë dhe fyti. Po kjo ia shtonte edhe më shumë bukurinë Sier-it. Belin e kishte të hollë që me dy duar mundëshe me ia përthekua e vithet jo shumë të trasha e bënë Sylën të dehet. Nuk më kujtohet çka kishte të veshur poshtë por i dalloheshin kofshët plot mish muskuloz.
–Mirë se na keni ardhur Sulo! Syla ngriti kryet dhe e shikoi sikur nuk iu besonte syve. Ajo ia dinte edhe emrin.
– Baba na ka tregua për ty! Ai sa herë që flet për luftën, nuk e le pa e përmendur Kosovën dhe ty!
Syla sikur u lehtësua dhe më vehte mendoi, a është e mundur që edhe Sier-i të dije kush jam unë? Ndjeu për herë të parë diçka që nuk dinte çka është, “dashni”.,
Po a ndien edhe Sier-i për mua ate që unë ndieja për te, mendonte Syla?
Sier-i ma ia kishte k`put shpirtin e ndau zemrën për gjysëm Sylës. Harroi për një moment të gjitha ato vuajtje gjatë luftës dhe rrugën përplot me rreziqe që kisha kaluar kufirin jugosllavo-shqiptar, ilegalisht në Qafë të Prushit. Kishte frigë nga vendasit, banorët kuifitarë që Jugosllavia iu kishte dhënë pushkë me leje e i paguante nëse e shihnin ndonjë të panjohur afër kufirit. Kishte dëgjua edhe për disa njerëz, si Hisen Prushi për të cilin ish sigurimi i ushtrisë kishte besim të madh prandaj Syla duhej pasur kujdes.
Por syla tash ishte në vend të sigurt. Ai mendoja vetëm për Sier-in. Oh sa do të donte të rrijnte me te, të folte, më shumë nuk “donte”. Ti tregonte Sier-it ato që kishte parë e dëgjuar …. nga babai i saj e për “Sier-in” (?).
Ajo nuk kishte më shumë se 18-20 vjeç e Syla, siq i kishte thënë nëna kishte lindur dy javë para Shën Gjergjit dhe i mbushte 22 vjet.
Komandanti sikur e hetoi se Syla kishte humbur në mendime e “ikur” në Kosovë,  në kohë të luftës, doli jashtë e i la vetëm, Sylën me Sier-in.
Ajo i tregoi se po vazhdon shkollimin në një kurs për rrobaqepsi.
-Ka shumë shoqe tiranase që vijnë në kurse nate por edhe aso që nuk i lënë prindërit me ardhur në shkolla kundër analfabetizmit. Syla u frigua se mos do ta më pyes edhe të ngratin për shkollë që nuk kishte as katër vjet të fillores, Si partizan kishte mësuar alfabetin. Dinte të lexonte abetaren dhe të shkruante emrin ”Sylë Çabani”. Ai edhe ”o” e shqiptonte si ”a”
Si partizan ishte mësuar të shkruante ndonjë letër me pakë fjalë. Por letra “dashurie” nuk dinte të shkruante. Syla krenohej që kishte qenë partizan e kisha  pasur  pushkë, mitraloz e martinë në krah. Oh sa do të donte të dinte të fliste si Sieri e ti shkruante letra dashurie tiranses së re.
Po Syla, e dinte se nuk ishte puna se nuk dashuronte por atdheu duhej çliruar e pastaj vinte edhe dashuria. Atdheu nuk priste. Atdheu kërkonte nga ai që ta çlirojnë. E donin atdheun e çliruar e të përparuar me dije e me shkolla të nalta. Ç ç, â
Këto tregime, pjesë të shkëputura për Sylën, unë i “vesha” me petk letrar e artistik pasi që pleqt nuk flisnin për dashurinë nëpër oda e ndeja tjera. Ishte marre, thonin ata me na dëgjua të rinjët se iu prishet mendja. Ata as nuk e dinin fjalën “dashuri”. Në vend të fjalës “dashni”, thonin “jarani, jaran e jaraneshë” e fjalën “dashni” më tepër e zienin në gojë se si “i ka desht“ gjyshja e gjyshi, baba e nëna, hallat e tezet, djalin e vajzën, nipat e mbesat.
Dha pa dashur iu kujtua “Martin Eden” i Jack London-it, një hamall … që s`kishte parë civilizim e nuk dinte çka është jeta e poezia. Prandaj, Syla, nuk “dëshironte” të flas por vetëm ta dëgjoj Sier-in e cila i fliste për jetën e re në Tiranë e për shkollën, për shoqet e për rrobat por edhe për një film dashurie të një partizani nga Kosova me një tiranase nga Shqipëria që e kishte shikua në kinamanë e qytetit të Tiranës.
E Syla nuk kishte parë asnjë film “dashurie”. Po ku kishte me parë filma dashurie në Turjakën e bukur që ishte si një botë në vete e shkëputur nga “Bota e civilizuar”? Ai në Prizren kishte parë një film me partizanë që ishte shfaqur në muret e një shtëpie diku në një rrugë të Prizrenit. Në muret e një shtëpie kishin vendosur një bez të bardhë dhe qytetarët shikonin luftën e partizanëve të Titos në Sutjeskë e në … në gjuhën serbishte.
Syla kishte parë edhe një film për Qetë e Sharit se si luftonin kundër ujqërve qetë çoban të deleve.
Por tash ishte në Tiranë ballë për ballë kisha Sier-in. Një partizan si “Partizani Meko”, nga Turjaka fliste me një vajzë qytetare nga Tirana, vajzë e shkolluar që dinte shumë. Nga një fjalë Syla nuk e kuptonte por bëhej sikur asgjë nuk po ik e sytë nuk ia ndante .
Vazhdon me letrat e Sier-it, vajzës tiranase që ia kishte dërgua Sylës, djalit turjakas.
Ngutu, po të pres!

(Vazhdon nga “Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses” “Dashuri që zgjati vetëm dy ditë, ”Turjakasi e tiranasja në Tiranë e në “Turjakë”, Sier dhe Syla (Sulo)

Tregim në veten e tretë
A po të kullosin o qaban !
Qobanët e Turjakës, me delet e veta shpesh takoheshin edhe me qobanët e Panorcit te Zabeli i Hasan Cufës, Livadhi i Durakut, te Kershi i Sylymanit, te Ledina e Sylë Rexhepit, Fusha e Kualve e në Garaqeva. Ata nuk bisedonin shumë në mes veti por ishin të interesuar që të gjejnë kullosa me sa më shumë bar.
Po çobanët e Turjakës shiheshin edhe edhe me çobanet e tjerë të katundeve Bubël e Damanek. Me ata shiheshin kur kositeshin Livadhet e Poshtme. Delet shpesh bashkoheshin me delet e katundeve të tjera dhe kur vinte koha me i kthye për në shtëpi, çobanët e hiqnin të zitë e ullirit deri sa i ndanin delet e desht të cilët vriteshin se kush do të marrë për “grua” delen më të mirë. Deshët i thenin edhe brirët e qileshin në gjakë vetëm për dashurinë që kishin për delet, ani pse një dash kishte më shumë 40 dele.
Syla që njihej si një nga çobanët më të urtë, e mbante tufën e deleleve pakëz më larg, në një livadh që sapo ish kositur. Nuk donte të shkonte aty ku kish shumë çobanë. I pëlqente të ishte vetëm. Ishte afruar afër lumit Mirusha dhe shikonte një Vig mbi lum që mund të dilej matan livadheve, te Shelgjet Ren. Shelgjet Ren, ishte livadhi i Kadri Minushit e pakëz më larg ishin disa shtëpi me gurë e me qerpiq të pjekur dhe të mbuluara me qeremide të kuqe. Shtëpitë ishin të renditura rend e rend e të gjithat ishin njësoj. Sylës i pëlqenin ato shtëpi dhe mendonte sikur edhe ai të kishte një shtëpi sikur ato. Ai shkoi aq larg në mendime sa sikur mos ta kishte ndërprerë një burrë gogja në moshë, Syla kishte humbur në mendime të thella.
-A po të kullosin o çaban, ishte zëri i bujkut.
–Po hanë nga pakë, e ti a je lodhur?
-I kujna je o çaban, e pyeti bujku i fshati tjetër?
-Nuk jam nga nga Damaneki, o axhë!
-Po, po, pe di që ti s`je i Damanekit as i Qypevës, po mas je i Turjakës a Panorcit?
-Po, tha shkurt Syla, jam nga Turjaka sikur donte ti thonte burrit të huaj se nuk ishte i interesuar të flas me njerëz që s`i njeh. Ai sa e kishte ngarkua kerrin e drunjt me sanen që e kishte kositur para disa ditëve dhe i kishte mbetur edhe një kerr tjetër me sanë për nesër. Pasi e kishte kositur livadhin, kishte ardhur Burri i huaj me dy vajzat dhe e kishin rrotullua barin që të teret e pastaj, edhe një herë tjetër, pasdreke duhej ta rrotullonin dhe para se me mbulua terri, e tubonin sanën në kabza dhe mandej shkonin në shtëpi. Livadhet ishin të mbushura me kabëza sane e otave që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Mullini e Ura e Bublit, në të dy anët e Mirushës.
Kabzat e sanës e livadheve të Turjakës,të Bublit e Damanekit ishin aq shumë saedhe sikur të gjithë çobanët e të tri katundeve të fillonin ti numronin, nuk do të mun t kryenin për 3 javë.
Syla nuk iu besonte syve kur pa dhe dy vajza bukuroshe të moshës së tij që po tubonin fijet e sanës afër kerrit. Edhe ato e quan kryen përpjetë por pa i folur fare, njëra prej tyre e shikoj më ndryshe ndërsa vjedhurazi shikoj nga motra tjetër, që dukej pakë më e madhe mos e shikon e në fytyrë u bë “all” e kuqe.
Motra e vogël u largua nga motra e madhe dhe u bë sikur deshi të pije ujë në një krua që ishte te Vigu, aty ku Syla qëndronte në këmbë e ishte mbështetur në shtagën e gjatë e të fortë që e kishte prerë për qefi në bjeshkët e Turjakës, mu te Gropa e Gatë (e gjatë). E kishte shtagë për qefi. Me at shtagë, Syla nuk iu m`shonte deleve por e mbante si një lloj “trofeu” dhe shtaga mund ti shërbente edhe si “armë” kur qeni i Sylës rrokej me ujq, ai e ndihmonte qenin e vetë, Beckin. Po ndodhte që edhe çobanët ziheshin në mes vete dhe rriheshin me shtaga për hiç, kush e ka dashin më të fortë e brirët më dredhur.
Vajza “piu” ujë por shikimin e mendjen e kishte te Syla. I pëlqeu djali turjakas. Po kush nuk i pëlqen turjakasit? Syla kishte një qeleshe të bardhë mbi kokë e pantallona të zhgunit e në dorë mbante një gjurdi, si pallto e madhe, edhe ajo ishte e zhgunit. Vajza e burrit të panjohur, sikur kishte harrua që është duke “pirë” ujë kur këmba i rrëshqiti e ra në ujë. Lumi Mirusha ishte i thellë saqë çobanët kur laheshin i mbulonte edhe kur i ngritnin ata duart përpjetë, nuk shiheshin. Pra Mirusha kishte më shumë ujë në ato Livadhe, afro dy metra të thella. E uji ishte i qetë saqë dukej sikur nuk ecte fare e pakë më larg laheshin edhe buallicat e disa disa dhi të Imer Mullamuqëve të Turjakës pinin ujë.
Vajza u frigua sepse sepse ajo doli se nuk dinte not e Syla kur e pa se vajza desh u mbyt në ujë. Ai pa pritur keceu ashtu qysh ishte dhe e nxori vajzën. Ai i tha vajzës, vetëm rri qysh je e vetë u shyt e ngadalë e kapi vajzën për belin e hollë e “padashur” i shkuan duart në gjoksin e saj që sapo kishin filluar ti rriten cicat si dy ftoj të fortë të Turjakës. Ftonjët e Turjakës janë të mëdhenj e të të fortë por janë të shishëm. Syla e largoi dorën shpejt nga gjoksi dhe e qiti vajzën në breg. Motra më e madhe erdhi dhe si me inat e shikoj motrën e pakujdeshme që kishte ra në Mirushë. Babai i tyre tashmë veç ishte larguar me kerrin me sanë e vajzat ende tubonin sanën që kishte mbetur për nesër…
Ato e falenderuan Sylën dhe i dhanë pakë ushqim që iu kishte mbetur dhe vetëm sa nuk i thanë Sylës që ti ndihmoi pakëz për me tubua sanën. Syla e kuptoi dhe as që priti më shumë. Filloi ti ndihmoi ato.
-Vera, po shkoi edhe unë po pi pakëz ujë e … Syla mbeti vetëm me Verën. Nuk guxonte të fliste por vajza i tha:-
Qysh ta thonë emnin ty?
–Sylë!, tha ai pa e shikur Verën faren ë sy.
-Je çaban?
–Po tha ftoftë Syla. Edhe ne kemi dele por sot unë erdha me e ndihmua babën e nesër do të shkoj me dele.
-Po kah i qon delet ti, e pyeti Syla?
-Po ketej e andej, në Malin e Madh dhe nesër, nëse nuk vjen vëllai im i vogël, unë do ti mrizoj delet mu atje, dhe i shikoj ”Shelgjet Ren”. E trupi i Sylës filloi të dridhej sikur ta kishte kapur korenti e fytyra i qitëte flakë. Syla u përshëndet me Verën pa guxuar me ia dhënë dorën apo ti afrohej dhe kapërceu Vigun e doli te dhentë e veta. Ato kullosnin kokë më kokë e vetëm kumonat e ogiçit e prishinn qetësinë e asaj mbrëmje përrallore pranë Mirushës. Lumi dukej sikur flente e qeni iu afrua çobanit sikur donte ti thonte diçka:
-Pse më ke lënë vetëm me dele?
Syla i fishkëlloi dy tri herë deleve dhe iu bërtiti deshëve ogiç:
-Hajde, ypsh! Delet te Vaui Stanit pinë ujë dhe u rendisen sikur krushqit rrugës për te Gregsi i Pagarushëve të Damanekit, Mrizeve të mëdha, Malishta dhe hynë në tarishtën e oborrit.
Nëna e Sylës, Sanija shkoi i mjeli delet e pastaj i l`shuan kingjat. Edhe ata pine pjesën e tyre të tamlit sepse Sanija gjitmonë iu linte nga dy cica të deleve kingjave e nga dy i merrte për vete. Kingjat pinin tamlin e nënave duke e lëvrit bishtin me sa fuqi që kishin e me krye iu mëshonin nënave në bark, nga gëzimi e dukej sikur donin me i rrëxua nënat e tyre por ato vetëm përtypeshin e nuk mërziteshin fare. Nganjëherë e këtheni kryet dhe shikonin dhe i “lëpinin” kingjat mu te bishti.
– Sylë, sot më mirë kanë qit tamel delet, kah i ke pas? Djali si i turpëruar i tha:
-Nân`, para dreke i kam pas në bjeshkë e mandej i kam kthye nëpër dushkaja e kah Ulica e Breshancit, kam dalur në Livadhe. I kam mrizua te Kregsi i Pagarushëve e pasdreke kam shkua kah livadhi i Avdyl Fejzullahit të Dragabilit, te Vigi ….dhe iu kujtua Sylës Vera e Syla iku me vrap për në odë.
Atë natë nuk “shtini gjumë në sy” Syla.
Në mëngjes u zgjua më herët dhe pasi nëna e Sylës i kishte mjelur dhetë, e thirri Sylën që të hajë pakë kaftjall. Syla nuk hëngri mëngjes. Nëna e Sylës e kishte vlua një kusi me tamel në oxhak por Sylës nuk i pihej e nuk i hahej sonte.
Atherë nëna ia mbushi qanten e Sylës me djath të shishëm dhe një copë të madhe hethenik, pite me hitha e të përziera me kepë e me me mazë që ta knaqte shpirtin e nuk dinte të ngihej njeriu e një blud më shllinë e speca turrshi. Në jangjik (çantë) ia kishte shti edhe një copë me bukë për Qenin. Po Syla gjithnjë e ndante bukën me qenin e vetë. Ate që hante Syla, gjysmën ia ndante qenit. E qeni, e shikonte me ata sy të mirë që kishte e një palë grepa (si gjilpëra në rreth që kur ta kap ujku në fyt ti ngulen në fyt) që i kishte rreth e rreth qafës që kur të iu bjen ujku deleve, qeni lufton me ujkun por kur ujki don me e kafshua në qafë, i thehen dhëmbët dhe kështu qeni i Sylës, kur ishte Syla afër, ai fluturonte nga gëzimi. Bukën që ia jepte Syla, qeni e merrte e largohej jo fortë larg deleve se edhe ato i afroheshin e donin me ia marrë bukën qenit.
Dhe ishte dita kur Syla mendonte: a do të dilte Vera me dele te ”Shelgjet Ren”? Syla, i lshoi delet dhe u nis për në bjeshkë se në në mëngjes delet kanë qef të kullosin gjethe të shkozave, të frashërit, e bumgut, e … nga degët e lisave që preknin deri në tokë. Vrella e Dylybashëve ishte vendi i parë që e fillonte Syla kullosën me dele pastaj, jo larg ishte bjeshka e ai i ngjitej bjeshkës përpjet, bashkë me delet e qenin besnik. Te Balli i Kershit, pushonte pakë e pastaj iu ndërronte drejtimin deleve për te Gropa e Llozeve e Qafa e Gradinës, Lugit të Hamidëve e Llokma e zbritëtë në livadhe.
Qe nga larg, andej lumit, e pau Verën me dele. Vera kishte marrë një lamsh me pej e maronte meste a qorape për vëllain e vogël apo babën. Kush e din. Shikoi rreth e rreth sikur turpërohej dhe vërtet i vinte turp të shkonte të një vajzë që e kishte parë vetëm një herë. Kishte dëgjuar se është nga Shqipëria dhe nuk ia merrte mendja që ajo e fliste aq mirë gjuhën e ta kuptonte Syla. Vera e fliste shqipen sikur të ishte edhe ajo e Turjakës por ajo ishte malazeze.
Flitej se malazezët që i kishte pru krali i Serbisë në Turjakë, Damanek, Bubël, Lubizhdë, Drenofc e Qypevë, shumica kishin qenë qenë nxënës të Ndre Mjedës e shokë klase të Migjenit. Disa kanë qenë edhe nxënës të Migjenit, në rrethin e Shkodrës aty ku kishte punua Migjeni. Kështu kam dëguar dhe unë vetë, autori i kësaj romace e i kam takua disa nga ata, Bogdanin. Ai ka qenë shef i Zyrës së vendit në Lubizhdë, Živa, shitës, ka punuar në gernap (shitore) e Llabudi, ishte shef në Mrojtjen popullore në Rahovec dhe babain e Milloradit
Syla e bâni zemrën guri dhe kapërceu Vigun e shkoi te Vera por u bë sikur po kërkonte diçka afër bregut e priste që Vera ta th`rras.
–Sylë, eja këtu kam pakë pite e dua ta ham bashkë dhe Sylës nuk iu prit dhe shkoi e ul në bari, afër Verës. Dhe e ndiente erën e Verës e erën e luleve të livadheve, erën e sanës e të barit të njom dhe mendja i fluturonte e zemra i rrihte më shpejtë se zakonishte e …  mendjen e kishte të turbulluar.
–Sylë, e thirri Vera dhe ia ndërpreu mendimet në gjysmë.
–Po, edhe unë kam pakë pite dhe e nxori nga çanta hithenikun që ia kishte pshtjellur nënan me disa fletë të kungujve e të lakrave. Kishte djath të shishëm Turjake e një bludë (enë e gdhendur nga druri, në formë të një ene të vogël) me shllinë e filluan të flisnin ngdalë e rrallë nën hiejen e Shelgjeve. Delet e Verës kullotnin afër tyre e nganjëherë ndonjëra afrohej sikur donte edhe ajo të hante me Sylën e Verën. Vera, i kishte treguar se i kishte vdekur nëna para tre vjetëve. Ajo me motrën e madhe kujdeseshin për punët e shtëpisë, për vellain e vogël e për babain. Ato i mbilnin delet e dy lopë … gatuanin e i lanin teshat.
Syla e kishte dëgjuar me vëmendje por nuk i kishte thënë as edhe një fjale “qele gurë gojën”. E muzika e gjinkallave i shoqëronte, bashkë me kumonat e ogiçëve e blegërimën e deleve.

Flitej se Syla ishte takuar fshehurazi disa herë me Verën afër shtëpise së saj që edhe po të rrinte një javë aty kush nuk do ta hetonte se kishte bagrema që i kishin mbjellë të ardhurit e tash ata shtoheshin si kinezët dhe pastaj, Vera, vajza e burrit nga Shqipëria kishte mbetur shtatzënë dhe kishte lindur një djalë e nuk i kishte treguar babës se kush është babi i djalit e prej nga është ai djalë. Burri nga Shqipëria e kishte rrahur disa herë dhe ia kishte ndalua Verës që të shkoi me dele e as ta ndihmoj babën në fushë, livadh, mulli e mal. Ajo nuk guxonte të dilte jasht dyerve të oborrit.

Kur lufta kishte fillua, Syla kishte shkua me partizanë por Verën nuk e kishte harrua ama askujt s`i kishte tregua dhe askush nuk e dinte të vërtetën e asaj dashurie të asaj vere, me Verën, që kishte zgjatur vetëm dy ditë.
Po këto mund të jenë edhe fjalë hallki që në Turjakë thonin “Fjal`t e hallkit e birat e gardhit, nuk m`shilen”!
E Syla gjindej dikund në Shqipëri. Dikush kishte thënë se e kanë parë në Tiranë e të tjerët thonin, e kanë vrarë në kufi. Të tretët thonin se Sylën e kanë burgosur në Shqipëri se iu paska thënë: ”Ju, na latë nën Serbi ….”
E vërteta nuk dihej, as ku ishte Syla e as për “Kopilin” e Verës, qysh e quanin çobanët e të tri katundeve, të Bublit, Damanekut e të Turjakës. Babai i Verës kishte vdekur nga mëzia e inati që s`kishte f`tyrë me dalë jasht pragut të shtëpisë e motra e Verës ishte martuar me një malazez të Shkodrës, që kishin ardhur nga Shkodra, bashkë me familjen e Verës në Livadhet e Turjakës, Garaqevat e Panorcit, Bublit, Qypevës, në Damanek e Lubizhdë.
Vera jetonte bashkë me vëllain e vogël e djalin. Çobanët, djalit të Verës i thonin Sylë e ai shkonte duke qarë te nëna e i tregonte nënes ato që i thonin të tjerët, fëmijët edhe çobanët. Por nëna nuk i tregonte asgjë se “Syla” ishte i vogël. Ajo vetëm ia lëmonte flokët, e afronte afër vetes dhe e shtrëngonte me aq forcë që kishte, e puthte në faqe, në ballë e në qafë e i dukej sikur po e puth Sylën. Djali nuk duronte kur nëna e puthte në qafë sepse gudulisej e fillonte të qeshte pastaj pinte pakë ujë e dilte me luajt. Harronte ato që ia kishin thënë fëmijët e mahallës.
Askush nga Turjaka, anipse kishin kaluar disa vjetë nuk dinte e as nuk kishin marrë vesh për Sylën. Flitej se Syla nuk ka dalur “në mal” me partizanët pse ka dashur ta luftoi gjermanin por pse nuk ka guxua ti tregoi babës se e donte një qikë të një malazezi. E dinte se baba i Sylës nuk do të pranonte të bëhej miq me “naselenik” (kolonizatorë). Ai donte një mik shtëpie, shtëpi “hun e dun”. Syla kishte dëgjua se baba po i lyp nuse në Obri, te Familja e Xhemajl Obrisë.
Flitej e çka nuk flitej.
Këtu po e ndërpres romancën, baladën, quajeni ju si të doni për Sylën e Verën dhe Sier-in e Sulon për ta vazhduar ndonjëherë tjetër.
Letrat e lexuesve për autorin, pas publikimeve të disa ngjarjeve
Dje pasi e kishin lexua “tregimin” tim mora disa letra.
Një lexuese nga Gjakova (Sh. Kr.) më shkruante:
”E lexova ne mengjes dhe me pelqeu.
E lexova me perkushtim….Ju falemnderit qe e keni postua….po i pres letrat e Sierit dhe Sulos… Vazhdim të mbarë!”
Ndërsa një tiranse që pretendon se është mbesa e Sierit, më kishte shkruajt disa letra por për hirë të privatësisë, nuk do ti publokoj tani edhe pse paralajmërova se sot do ti botoj.
Gjatë ketyre viteve kur kam shkruajtur për personalitete të ndryshme, kam marrë letra të shumta falenderimi por edhe më kanë ndihmua e më kanë dërgua materjale e të dhëna të tjera. I tilë ishte Shpetim Rudi nga Gjakova, nipi i Kapeten Hysni Muharrem Rudit. Ai më shkruante:
”Mirëdita zotri Sinan, si je a je mirë? Unë jam djali i Shani Rudit nga Gjakova. Faleminderit shumë zotri Sinan e të falenderoj nga zemra qe ke shkruar dhe e ke nderuar dhe respektuar këtë trim të madh legjendar, axhen Hysni.
Vertet kemi nje histori te dhimbshme por jemi krenar qe kemi pas kësi burra dhe trima te mëdhaj”
Me keqardhje, dhimbje e mallë që kisha për Sylen e Siers-sin, por jam i detyruar ta ndërprej fejtonin që paralajmërova, për turjakasin e tiransen.
Pres ditë më të mira e deri atherë, përshëndes ”Sylën”, djalin e Verës që flitej se ishte djali i Syles (Sulos) dhe një tjetër vajze tiranse, që pretendon se është vajza e Sier-sit.
Ajo, madje kishte ardhur në Kosovë, pas vitit 1991 dhe e kishte kërkuar ”vëllain”(?) e vetë, ”Sulon”?
E kanë parë në Qypevë atë vajzë. Kështu më kanë thënë mua dhe mënyra se si e kanë përshkrua, duhet të jetë ajo, vajza e Sier-sit, me flokë të gjatë, deri te vithet, me trup mesatar e … me veshje të thjeshtë e krenare. Ndërsa për Sier-sin flitej se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas pushkatimit të babës, Komandantit që kishte luftuar në Kosovë e humbjes së Sulos, pa ”shejë e pa dok`”.
Unë e mbaj, po ti, a e mban fjalën?

Letrat e Sierit dhe Sylës
(Vazhdim nga “Ngutu, po të pres” dhe “Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses”)

Vizita e papritur e vajzës së Sierit në Qypevë, e kishte qu në këmbë Turjakën. Gjithë pleqt e plakat rrinin “me krah në vesh”, qysh është e mundur me ardhur ajo vajzë e kryeshehrit (kryeqytetase) në Qypevë?
Plakat, posa i kryenin punët e zakonnshme të shtëpisë, delnin te gardhi e folnin dalngadalë e me zë të ultë për qikën që kish ardhur në Qypevë, që mos ti dëgjojnë burrat e fëmijët.
– Eh moj motra jeme, edhe atherë paska pas ks`o punë të k`qija e shyqyr që burrat s`e kanë dit se ishin bâ belatë.
– Shka s`kish bâ vaki, maj inxha Sadber.
-Pa thonë se paska ardhur në Qypevë qika e Sylës nga Tirana a qysh pi thojnë ni shehrit t`madh atje në Shypni.
E kështu gratë e Turjakës flisnin për qikën e Sylës sikur ajo të kishte ardhur nga një planet tjetër.
-Pa thojnë se aja qika e Sylës e paska emnin Sani. Vetë nana (Sieri, vr.e aut.) ia paska lâ emnin e nånes së Sylës. Ja kish pertri emnin e nanës së Syles, ”Sanijes”.
-Eh e shketa Sani, shyqyr që nuk âsht gjallë e nuk i nin k`to fjalë.
Sanija, nëna e Sylës kish pas vdekur nga merzia e djalit, kur Syla ish pas ik për Shqipëri. Tjetër f`mi nuk kish pasur. Sylën e kish rrit qysh kish pas qef ajo. Kur ish bâ Syla me shku çaban e me i ru dhetë, Sanija kish pas gëzimin më të madh. Kur Syla i lëshonte dhetë (delet), ajo e përcillte deri te dyert e oborrit e mandej nuk k`thehej në shtëpi por dilte te gardhi dhe e shikonte Sylën deri sa ai nuk shihej më nga mali. Kur Syla i hupte nga sytë, nana shkreta e shkretë fillonte punët e ditës.
Edhe kur i binte dhetë Syla në aksham, Sanija posa i dëgjonte kumonat e deshëve ogiç, dilte me vrap e iu çilte derën dhenëve e Sylën e kapte për qafe dhe e mbyste me të puthura, si nëna për djalë. E Sanija kishte më shumë të drejtë se gratë e tjera që e donte Sylën, se nuk kishte tjetër djalë e as qikë tjetër. Djalë hasreti. Dhe ai i kishte lindur me vonesë pas disa vjetë martese. Kur Sanija e kish humb ymydin, kish dasht Zoti e ja kish falë djalin. Nuk kish lënë vend pa shkua, te hoxha me shkruajt hajmali, te sheh Medini i Rahavecit e deri edhe në Kishë të Zaqishtit kish shkua. Thonin se në Kishë qenka një fografi e burrit e nëse burri kesh (qesh), qenka gëzim e nëse qan, pritej vaj edhe në shtëpi. Sanija ish shkue edhe në Breznicë, katun i largët te një falltore që ”shkrike plumb”, por pa sukses.
Po Syla ishte djalë se jao mahi, djalë dylber. Djalë më të hishëm nuk kishte në mahallë. Ishte për shtatë gjaqe mos me ja hangër hakin dhe shejtar i mirë që “gjak në vetlla merrte”!
Kështu flisnin gratë e plakat e katundit Turjakë, sa herë që takoheshin për një kohë të gjatë.
Njëra, nga plakat më llafazane, që ishte si “Havadyzet e Gjakovës”, sa herë që shihte ndonjë grua vraponte e pa e pyetur fare i thonte:
-A njeve moj?
-Ajo qika e Sylës pa dojka me ardh` edhe në Turjakë, he kuku për neve. Ajo paska marrë edhe ni kerr letra e syreta të Sylës e të nanës saj, qysh pi thojshin, Syret (Sier).
– Uh faqezeza, don me na prish edhe katunin tonë.
– Ishalla nuk nin qikat e katunit shka i paska bâ vaki Sylës.
Po edhe qikën e Havizes e kish pas jaraneshë Syla. Kur e kish pas marrë vesh baba i saj, menihere e kish qu nuse se ish tut që po ja merr f`tyrën. Për qata e kish pas dhân qikën për vejan e burrë plak.
-Uh rraspihja, qi tan e kimi dit per qikë t`mirë. Fetia dilte në fund të Qukës, qatje te Zabelet kishe pi qes vjetat me kullot e kish bâ t`tana t`zezat me Sylën.
Qishtu m`tha Sala qi e kish pa vetë tuj ja bâ me mafes (lloj shamie që i lidhnin flokët gratë) Sylës prej Zabelit.
Flitej e çka nuk flitej për Sylën, tash pas pas 30 vjtëtëve, kur Syla ish shkua në Shqipëri.
Katundi e kishin harrua Sylën por qe, ajo qika e Shqipërisë paska ardhur dhe paska qef me e gjet “vëllain” e vetë dhe me marrë vesh, a ka lënë dikund Syla.
Thuhej se ajo ka me ardhur edhe në Turjakë e me nejt disa ditë. Kështu e paska parasit nana e saj që e paska pas jaran Sylën.
-Zoti ja marrt f`tyren asaj faqezeze!
-Ani qikë hoxhe se!
-Bre Zoti ja nxift f`tyren!
-Po ajo f`tyrë nuk ka, ia priste gruaja tjetër.
Dhe kështu, ardhja e qikës së Sierit në Qypevë kishte shkaktua një tërmet. Gratë e katundit flisnin për ato që diheshin e nuk diheshin.
E Syla, nuk dihej a është gjallë a ka vdekur. Baba e nëna, Sylës i kishin vdekur e shtëpia kishte fillua të rrëxohej. Kulmi kish ra në temel e oxhaku i shtëpisë ende rrinte kryepërpjetë sikur donte të thoshte:
Unë po e pres të Zotin e shtëpisë, Sylën. Oborri ishte mbushur me therra e thuhej se askush nuk guxonte të hyjë në oborrin e Sylës se kishte shumë gjarpërinj te Qafës së Brenezhit.
Eh sa shtëpi të mirë kishte Syla. Babai i Sylës, Miftari e kishte ndërtua edhe një odë te dyert e oborrit. Oda ishte vetëm për burra. Në odë as Sanija nuk shkonte me ndejtur se nuk e lejonte baba i Sylës, Miftari ose qysh i thonte Sanija “Ai njeri”.
-Jo birë, oda âsht për burra!
-Kâm (këmbë) grue s`ka me shkel e me shti kâmen k`tu sa të me rreh mue ni delli n`qafë.
Dhe kështu, Syla në heshtje e dëgjonte babën e nuk fliste asnjë fjalë. Por, tash kur shpia e Sylës ishte mbyll me shul e oxhaki nuk tymonte, ardha e asaj qike, sikur ndillte kob në Turjakë, thonin plakat.
Në pemët e oborrit të Miftarit këndonte vetëm qyqja.
-Jo, more jo, qe besa nuk ka me ardh ajo qikë k`tu se te na hala kullen burrat (kolliten burrat) e pula qi knon, njell kob e na ja hjekum kryet kish pas thân ma plaku, axha i Sylës, vëllai i Miftarit, Gania që edhe pse i kish kalua të nëntëdhjetat, ende mbahej i fortë dhe fjala e tij patjetër zinte vend.
Vdekja e vëllait e humbja pa shejë e pa dokë e djalit të vëllait, Ganin sikur e kishin kthye edhe njëherë në vitet e 1950 e të 60 kur Syla ishte në hyqymet.
Të gjithë e prisnin Sylën kur do të martohet e të bënte një dasëm të madhe që kur të shkojnë me e marrë nusën, vargu i krushqëve të mbërrijë deri në Damanek e Lubizhdë e të dihet se kush po martohet, me shahirat e Drenofcit, me bingji e atllarë, me defat e tarabukat e Sahit Rahavecit e tupanat e surlar e Gores.
Plaku i ngratë, e kujtonte se si do të vijnë miqt me atllarë e tupanat e Gores duke gjëmua, tarabukat e Rahavecit, defatoret e Pejës e shahirat e Drenofcit. Vetë do të shkonte te miqt e ai bashkë me vëllain do ta zbrisnin nusen nga kerri. E në mbrëmje, do ta shtin dhanrrin qysh ka thân Zoti e do të gjuajnë me pushkë, si dikur.
Dhe tymin e cigares me duhan Panorci nuk e shymte mixha Gani. E kujtonte kohën kur në at kullë të vëllait, dikur kishin qenë burrat ma n`zâ, Mixha Shaban e Ramë Aga (Shaban Polluzha e Ramë Bllaca), Merseli i Ahmet Delisë … bajraktarë e beglerë.
E tash, shtëpia e vëllait tim u bâ strokull i korbave e varr i qyqeve, ku nuk dëgjon tjetër pos vajit të kukuvajkave, qyqeve e “këngën Isufit e të Istrefit”.
E tash na paska ardhur edhe ni qikë prej Tiranës e pe lypka vëllain e vetë. Po çfarë vëllai more, kur nipi jem, Syla nuk a kân as i martum.
Dever dyja dhe kështu plaku folte më shumë vet me vehte e me naj njeri kohanik të vetin e duhanin e kafen nuk i ndalte sikur ato ia lehtësonin mërzinë e ia largonin mendimet e këqiaj që përziheshin me tymin e dahanit kaçak e i përpinte me hrrrrpen e kafes së Jemenit.
Dhe ditët e javët kalonin e bashkë me to shtohej edhe mërzia te familjarët e kusherinjët e Sylëse e rriteshin fjalët si “Mullza” në Pranverë.
Ata nuk mundeshin me u pajtua se Syla ka lân djalë me qikë crnagore e as ka pas naj jaraneshë n`katun. Këto janë punë të flliqta e kabilja jonë nuk a mârrë me këto punë.
Flitej se sheherlikja (vajza e Sierit, vr. e aut.) i paska lân edhe do syreta e letra të Syles në Qypevë.
-Po Syla nuk ka pas mejtep, ku u msu ai me ato shkrola?, flisnin pleqt.
Dhe vërtetë “Sanija” i paska lënë disa letra që nëna e saj (Sieri) i paska thënë:
-shko edhe në Turjakë e jepju këto fotografi e letra.
Ato letra i paska marrë një djalë, që po thojnë se po dika me shkrujt dhe don me i qit n`gazetë.
-Haj mozamakeq, haj! Po edhe kjo e zezë pa dojka me na gjetë neve a ?
-Boll na hupi djali e tash edhe n`gazetë për faqe t`zezë pa dojnë me na qit.
…….
E një nga nipat e plakut kishte lexua në gazetë për letrat e asaj tiranase që ia kishte dërgua Sylës në Shqipni.
Ato letra tash ishin shkep e krejt katundi e kishin marrë vesh, veç plakut, mixhës Gani vëllait të babës së Sylës që nuk i kishin tregua. Ai nuk e dinte asgjë.
Sipas letrave, Syla duhet të jetë gjallë por nuk dihet ku. Gazetat shkruanin. Kështu kishte thënë një nip i plakut.
Unë do ti tregoj disa nga ato letra që ia kishte shkrua tiransja, turjakasit.
Ndoshta ai jeton në Australi, ndoshta e kur ti sheh letrat n`gazetë, nashta k`thehet në Turjakë
Bisedat dhe disa nga letrat:
– E lexova letrën tënde ne mengjes dhe me pelqeu!
– Faleminderit tiranse po zemra e vogel, mbi te madhen, e kujt eshte?
-Po ate nuk e dime. Por jane dy
Turj (1*). : – Kush e ka zemren me te madhe …Nuk e di, mendoj se une e kam zemren me te madhe se tenden.
Tir (2*).: – Nuk e besoj. Qysh mund ta provojme dhe a vemi bast?
– Keto gjera duan kohe …Basti i veshtire pak, se duhet me mbajt fjalen.
– Une e mbaj, po ti, a e mban?
– Pse me u mbytur?
– Po cfare te bejme
– Athere, nese je … trego! Sa mire qe je larg… Hahahaha
– A deshiron te jestosh… me mua ne Tirane ose në Turjakë?
– Shkruaj …foljen. Te…çfarë!
– Thuaje Ti!
– Jo se …scripta manent …Me mire te fshehur çfarë deshire kam. Dhe asnjehere nuk do te         isha e para
– Çka është ”Jo se …scripta manent …”?
– Verba volant. Scripta manent (Fjalet e thena fluturojne, te shkruarat mbeten. (ne latinisht).
– Ishte nje bisede interesante , beme mire qe folem .Kam kondiderate per ty.
ti je Yll i zjarrte, imi!
-Naten e mire !
– Mos fli , se mbetem vetem… Mua nuk me merr gjumi kur te mendoj … ! Ose fli i qete se po te mendoj …
– Oh … ! (3*)

1* Tir*) shkurt tiranse, alias Sieri
2* ) Turj, shk. turjakas, Syla
3*) Nga bieda e tiranses dhe e turjakasit, gjegjësisht, Sylës dhe Sierit,
kuptojmë se Syla jeton eshtë gjallë dhe jeton dikund jashtë Shqipërisë. Nga letrat, që kanë këmbyer e kuptojmë gjithashtu se Syla ka kryer shkollë dhe ka mësuar edhe gjuhë të huaja.
Dhe para se të mbyll edhe këtë pjesë shikova edhe njëherë letrat që mi ka dërgua ”vajza e Sier-it” (?) Për çudinë edhe më të madhe timen, disa fjalë të disa letrave i kishte shlye me gomë
Pse?
Do të mundohem ta gjej shkasin dhe shkaqet, sigurisht më vonë.
”Fund”
P. S. Gabimet e mundshme, janë si rrjedhoje e kohës.
Ngjarja është e vërtetë por jo edhe personazhet. Ata, janë pjellë e imagjinatës së autorit, emra të trilluar. Si poet shpesh kam ndërhye se ndryshe, nuk do të dilte po mos ”ta përkrahja” shpesh Sylen e Siers-in për simpatinë që kisha për ”heronjët e heroinat e mia” e ti ndihmoja  sepse Syla kishte gojë e s`kishte gojë e Siersi edhe djallin mund ta fuste në shishe.
Disa nga letrat e ”vajzës” së Sier-it
”Kjo ëshëtë kënga ime për ty”!
”Shkruaj një hyrje tjetër”!
”Epafat ose e pamundur!
”Qe ky do të jetë një personazh”
“Ngutu, pot ë pres”!
“Kurse unë do e kuroj veten dalëngadalë nga ”virusi” yt…
Gjeta disa nga titujt e letrave të ”vajzës” së Sier-it të që mi kishte dërgua e ato do ti publikoj pas një kohe e në një të ardhme të afërt. Besoj.

Vazhdon

Malmö, 7 dhjetor 2021
P. S.
Për të parën here, këto tregime janë publikua në Bota Sot dhe portale tjera, më 11 MAJ 2018, 12 MAJ 2018, 13 maj 2018 e më vonë në më tepër se 35 vazhdime.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu