Nga: Ragip Kçiku
Tri vjet më parë, Dëbora fitoi konkursin për t’u bërë një nga studentet e asaj gjenerate në Akademinë e Arteve të Bukura të Prishtinës. Gëzimi ishte i madh edhepse askush nuk dyshonte në një dështim të mundshëm. Dua të them se vetëm pritej një miratim i komisionit profesional të Akademisë, duke qenë se shkathtësinë e artistes e njihnim që nga mosha e saj 16 vjeçare.
Debora Hetemi ka pasur imagjinatë të bujshme që në fëmijëri. Pritej vetëm konkretizimi i imagjinatës dhe në ç’mënyrë; në letërsi, në muzikë sikur e motra apo, në pikturë. Tek Dëbora mbizotëroi shkathtësia e artit pamor në pikturë. Unë e kam përcjellë Deborën në rrugën e saj të studimeve. Ajo pra, nuk është një interpretuese por, është një krijuese. Si krijuese origjinale është dukur edhe atëherë kur ka trajtuar një temë të njohur, një temë të trajtuar më parë etj.
Dëbora secilës vepër i ka dhënë vulën e vet të vijëzimit apo të ngjyrimit të temës. Vlenë të shikohet njëra nga veprat e fëmijërisë së saj, si “Vajza me vorbë” , e punuar në vaj. Një vajzë me një shikim të thellë në largësi, me një vorbë në dorë të mbajtur me një instikt fare të shkujdesur.
Kjo pikturë, mund të komentohet me dhjetëra faqe studim, në radhë të parë duke filluar nga një piktore fare e re. Tek Dëbora kam vënë re një gjë të rrallë në këtë moshë studimesh. Dëbora përveçse çdo vepre di t’i japë vulën personale në formë dhe ide, ajo është një interpretuese e rrallë e pikturave personale dhe të atyre të nivelit klasik dhe akademik.
Njohëse e shkëlqyer e historisë së artit botëror dhe komentuese e një niveli të lartë kritik dhe analitik. Unë nuk jam kritik, të them diç në mënyrë analitike të artit pamor por, unë di të them vetëm për përshtypjet e mia të një pamjeje e cila mua më lë përshtypje nga përvoja ime jetësore; më shumë nga jeta e përjetuar jashtë asaj “akademike”.
Veprat e Dëborës të cilat i kam vizituar disa herë në muret e dhomës së ndejës së familjes së saj, më lënë përshtypje të thella sa herë që i shikoj. Piktura “Baresha” , e bërë sipas përshtypjeve të saj nga kënga e njohur e profesor Rexho Mulliqit dhe e kënduar papërsëritshëm nga primadona e Këngës Kosovare, e paharruara Nexhmie Pagarusha. “Vallëzimi”, “Valbona”, etj.
Secila vepër tenton të komunikojë diç tek shikuesi, qoftë një shqetësim, revoltë, kujtim apo çfarëdolloj emocioni apo porosie tjetër.
Veprat e Dëborës, zakonisht janë piktura me teknika të kombinuara si, ngjyra akrilik, pastel, apo edhe me thëngjill, ujë etj. Këto piktura që po shfaqim, së bashku me autoportretin, janë vepra të bëra në akrilik e pëlhurë.
Dëbora, të cilën pa asnjë hezitim mund ta quaj MAESTRO, pikturën nuk e ka zanat apo instikt.
Piktura për Deborën është mision, estetikë, porosi, mendim etj.
I uroj Dëbora Hetemit nji te ardhme te bukur ne fushen e saje te artit.
Pergezoj Zotni Ragip Kçikun per kete shkrim te bukur dhe te merituem per kete vajze te mrekullueshme.