ARKIVI:
24 Mars 2025

Deklarata e Buxhovit – për rrënimin e Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë – skandaloze dhe kundër qenies historike serbe !

Shkrime relevante

Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

-Para 26 viteve, në 24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës...

Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!

Florim Zeqa E fillova këtë shkrim kështu në mënyrë të pazakont, pasi...

24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Shkruan: MSc. Adem Lushaj, Deçan Sot shënohet përvjetori i një prej betejave...

Në kujtim të jetës dhe veprës së gazetarit, regjisorit dhe humanistit Iztok Tory

IZTOK TORY 1947–2025 Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe...

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe “Rusia e Re”!

Pamje nga lufta në Ukrainë Sheradin Berisha, Prizren PUTINI KA PRETENDIME MBI TERRITORET...

Shpërndaj

Reagim i ashpër i Peshkopatës Rashkë-Prizren ndaj deklaratave të mia në emisionin e parmbrëmshëm “KOnfront” të Kohavizionit rreth ngjarjeve të vitit 2004, me ç’rast, nga ana ime, me argumente, kisha ortodokse e ndërtuar në hapësirat e Universietit të Prishtinë në vitin 1996, vlerësohet objekt i dhunshëm kishtar i ndërtuar nga Millosheviqi, në gurëthemelet e të cilit morën pjesë paramilitarët serb në krye me Arkanin dhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe nga Beogradi.
Kam theksuar dhe po ritheksoj se ky objekt i dhunshëm është dashtë të shembet menjëherë pas luftës, ose të kthehet në muze të gjenocidit serb. Në vend se të ndodhë kjo, para tri vitesh, kisha e dhunshme legalizohet, ngaqë Universiteti i Prishtinës, nuk kishte paraqitur mbrojtje juridike para gjykatës, siç ka ndodhur edhe me pronat e uzurpuara në Deçan nga Manastiri i atjeshëm.
Peshkopata e Rashkë-Prizrenit, e trimëruar nga sjellja antishtetërore e zyrtarëve të Universitetit të Prishtinës dhe të qeveritarëve të tjerë, që është dashtë ta ndalin këtë “dhuratë” kishës orotodokse serbe si dhe mos të lejojnë që krishtërimi ortodoks që u takon edhe shqiptarëve, të përvetësohet nga kisha ortodokse serbe, ngaqë kështu u jepen tapitë historike serbëve, kalon në ofanzivë, duke vlerësuar argumentet e mia si “nxitje shoveniste ndaj popullit serb në Kosovë dhe historisë së tij mesjetare”! Po ashtu, me të njëjtat shpifje sulmohet edhe teza ime për mashtrimet rreth shtetit mesjetar serb, të identifikaur me Rashkën e Nemanjajve, të bëra nga historiani S. Novajkoviq, libri i të cilit në universitetet amerikane, në saje të argumenteve që sjell vepra “Kosova”, ka humbë kredibilitetin ngaqë të ashtuquajturin “Kanun mesjetar të Perandorit Dushan” e falsifikon me përralla të klerikëve serbë nga Prizreni në shekullin XIX.
Në të vërtetë, reagim i Peshkopatës Rashkë-Prizren, si dhe ato paraprakët nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë pas botimit të “Kosovës” në pesë vëllime dhe përkthimit në anglisht në SHBA dhe depërtimit nëpër institucionet akademike amerikane dhe ato universitare ku ka fituar kredibilitetin e literaturës alternative për historinë e Europës Juglindore, trimërohen nga mosreagimi i insitutcioneve tona shkencore (Akademisë, Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik) kundër propagandës hegjemoniste të historianëve serbë dhe kishës ortodokse serbe për përvetësimin e historisë së Kosovës dhe të trashëgimisë së saj kulturore, siç është krishtërimi i zyrtarizuar në shekullin IV nga perandori Justinian, kur sllavëst ishin në Karpate.
Ky reagimi, po ashtu, ka për qëllim që t’i frikësojë gjithë ata historianë, që marrin guximin të demitizojnë gënjeshtrat serbe për gjoja shtetin mesjetar serb në Kosovë si dhe gjoja autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga shekulli XIII kur ajo është fituar në vitin 1923. Kisha Orotokse serbe, me “tapitë” historike që i ka fituar me Pakon e Ahtisarit, tashmë po reagon si shtet në shtet për t’ia përcaktuar sjelljet dhe limitet historiografisë sonë në përputhje me diktatin e saj të njohur hegjemonist!
Njëkohësisht me këtë reagim, ajo kërcënon edhe institucionet e Kosovës si dhe politikanët, që të ndalohet çfarëdo qasje historiografike ndaj kësaj problematike jashtë diskursit të politikës serbe të Beogradit, duke e konsideruar atë “sulm ndaj popullit serb dhe historisë së tij”!
___

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shkrimi asht shume i drejte, POR I NJIANSHEM.
    Per rreth nji shekull nuk ka prishe Serbia objekte historike dhe kulturale shqiptar sa ka prishe Turqia per 500 vjet.
    Prandej o te veprohet per çka na ka prishe Turqia o lenje krejte ate çka na ka prishe Serbia.

  2. Zoti Jusuf Buxhovi e ka transmetuar një kërkesë të mijëra shqiptarëve të Kosovës . Nga zemra e përgëzoi për guximin !
    Ajo, Kishë e ndërtuar në Kampuset e Universitetit të Kosovës, nëse lëshon rrënjë do të na kthehet në bumerang, sikur ato në Deçan, Graçanicë e Deviç që i rujtëm me fanatizëm e në kohë lufte u kthyen në strehë të millosheviqve, sheshelëve , vasileviqve,arkanëve dhe dodikve. Zoti Buxhovi duke njohur rrezikun e kësaj kishe ka apeluar për rrëzimin e saj.
    Ajo është Kishë politike që ka provokuar dhe provokon shqiptarërët . Idea e z. Buxhovi është gjeniale!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu