ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Deklarata e Grenell për festën e nacionalistëve serb, është një rast i pastër se si historia e manipuluar definon diplomacinë

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Elena Kocaqi, historiane, Tiranë
Rëndësia e origjinës dhe historisë se një populli ne marrëdhëniet ndërkombëtare.
Deklarata e Grenell për festen e nacionalisteve serb, është një rast i pastër se si historia e manipuluar definon diplomacinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe fatet e një kombi dhe shteti. Pa dyshim deklarata e tij është ne radhe te pare shkelje e etikes se një diplomati, pasi ai duhet te ruante neutralitetin gjithë jetën e tij për te qene i besueshëm, sepse me këtë mbronte integritetin profesional dhe personal, karrierën e vet si dhe politiken e presidentit qe përfaqësonte. Jo vetem qe nuk e ka ruajtur etiken, por ato qe ka shkruar per serbet, as vet nacionalistet ekstremist serb nuk i shkruajne per vete. Ne radhe te dyte, ai tregoi se ka një mungese te njohurive historike te tij për shqiptaret dhe për këtë janë përgjegjës ne radhe te pare vet shqiptaret.
Historiografia serbe dhe ajo ballkanike ne disa raste ja ka dal qe te mashtrojnë opinionin publike botërore, se gjoja shqiptaret nuk janë autokton. Politika serbe ja ka dal qe mbi bazën e kësaj historie te shtrembëruar te pretendoj tokat e te tjerëve dhe ne mënyre agresive me disa luftëra ballkanike dhe me një lufte botrore, ku u vranë me miliona njerëz, ajo arriti te krijoj ish Jugosllavinë, apo Serbinë e madhe. Çdo shtet ballkanik qe u krijua ne shek XIX dhe XX, ka bere te pamundurën nga ana historike qe te pretendoj se janë me te vjetër se shqiptaret dhe me këtë tu vidhnin tokat shqiptareve dhe ja dolën. E drejta historike është baza mbi te cilën përcaktohet territori i shtetit te një populli dhe me te edhe pasuria e tij. Pra historia vendos ekzistencën kombëtarë dhe shtetërore dhe kur ajo është e manipuluar një komb është ne rrezik.
Ne nuk na i ka fajin askush ne këtë rast, por na i ka vetja jone, pasi ne nuk kemi shkruar historinë tone, madje është vet Akademia jone komuniste qe ka te njëjtat teza me ekstremistet fqinje ne lidhje me origjinën e shqiptareve dhe historinë e tyre. Shteti jone nuk ka bere asgjë, pasi fqinjët kane kapur universitet perëndimore, ku kane penetruar stafe te tyre akademike, per te mbrojtur politikat e tyre. Madje, janë disa intelektual qe e mbajnë veten se dine gjithçka qe propagandojnë se, nuk na duhet historia, pasi sot shikohet vetëm paraja etj etj. Dy shpjegime ka për këtë nihlizm dhe poshtërim qe disa propagandojnë tia bëjmë vetes dhe te shkuarës sonë qe definon te ardhmen tone, ose janë injorant dhe se kuptojnë këtë, ose janë te shitur tek ata qe kane synuar te na zhdukin, duke na zhdukur se pari te shkuarën dhe origjinën tone. Për ata qe nuk e dine fiksojeni mire, origjina dhe e shkuara jone, definon fatin e ekzistencës sonë kombëtare dhe shtetërore ne te ardhmen. Kur u ndan tokat e shqiptareve një nga bazat kryesore ishte e drejta historike dhe fqinjët tanë sollën te gjitha përrallat dhe mashtrimet historike qe i kishin hapur cep e me cep katedrave botërore dhe me to na vodhën gjithçka, madje po te mos ishte për Austrinë, na zhduken nga faqja e dheut. Fqinjët tanë edhe sot hedhin miliona dollar, për te vazhduar me këtë propagande historike. Te pasuri e tyre investojnë me miliona dollar ne këtë drejtim, pasi aty shohin shtimin e pasurisë se tyre, ndërsa tek ne asgjë prej këtyre nuk ndodh, përkundrazi fqinjët tanë ja kane dal qe tek ne te mos kete fare botime ne këtë drejtim.
Duke njohur këtë rendësi kaq te madhe qe ka origjina dhe historia jone, solla këtë vit edhe librin Pellazget (Origjina e Shqiptareve) ku janë sjell faktet e autoktonisë sonë, pasi ne vetëm me te shkuarën tone, duke punuar fort ne te tashmen tone ne te gjitha drejtimet, do te mund te mbrojmë veten dhe te ardhmen tone. Duam ne apo jo e shkuara definon te ardhmen tone dhe është domosdoshmëri kombëtarë dhe shtetërore nxjerrja ne drite e saj.
Nëse një kombi i zhduk te shkuarën i ke zhdukur te ardhmen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu