ARKIVI:
10 Shkurt 2025

Deklaratë e Organizatës Shqiptaria mbi zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

Shkrime relevante

Bedri, kur po të shoh “po më mbushen sytë me lot!”

Afrim Caka, Gjakovë Nuk mund te behesh kryeminister me 20% te votuesve...

Presidentja Vjosa Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Presidentit Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në...

Deklaratë e Organizatës Shqiptaria mbi zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

Organizata Shqiptaria përshëndet dhe vlerëson lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mbajtura...

Për Frrok Çupin, e shkrueme me 1993

Agim Morina, Prizren E shkrueme me 1993. Tallesha me marrëzitë e Frrok Çupit,...

Shpërndaj

Organizata Shqiptaria përshëndet dhe vlerëson lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mbajtura më 9 Shkurt 2025, të cilat dëshmuan edhe një herë se Kosova është një demokraci funksionale, me institucione të afta për të organizuar procese të lira, të ndershme dhe transparente.
Urojmë dhe përgëzojmë popullin e Kosovës, i cili me pjekurinë e tij politike tregoi edhe një herë se është i përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe shtetit ligjor. Po ashtu, respektojmë vullnetin e lirë të qytetarëve dhe urojmë fituesit e zgjedhjeve, duke shpresuar që ata do ta udhëheqin vendin me përgjegjësi dhe në interes të përgjithshëm.
Një lajm veçanërisht i gëzueshëm për ne është dështimi i partive me orientim fetar dhe të ndikuara nga Islami politik për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Ky rezultat dëshmon qartë se populli ynë ka një vetëdije të lartë kombëtare një kulturë perendimore dhe një orientim të palëkundur pro-perëndimor. Refuzimi masiv i këtyre forcave politike nga elektorati konfirmon se Kosova mbetet një vend me kulturë evropiane dhe me vizion të qartë për të ardhmen e saj demokratike dhe laike.
Për ne si Organizatë Shqiptaria, ky rezultat është një inkurajim i madh për të vazhduar aktivitetin tonë në mbrojtje të karakterit laik të shtetit dhe identitetit kombëtar shqiptar. Kosova nuk do të lejojë që agjenda të huaja dhe të huajizuara të cenojnë themelet e saj demokratike dhe orientimin e saj strategjik.
Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për një Kosovë sovrane, laike dhe të përparuar, të rrënjosur thellë në vlerat evropiane dhe atdhetare.
___
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë kombi shqiptar!
Organizata Shqiptaria
10 Shkurt 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu