ARKIVI:
20 Shtator 2024

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas zhvillimeve në Bruksel dhe një koment i analistit Frank Shkreli

Shkrime relevante

Aroma e fjalëve, Aromë lirie & poezi nga Lulzim Osmanaj

Lulzim Osmanaj AROMA E FJALËVE ___ AROMË LIRIE ___ Asnjëherë s'u përkule edhe kur të fyen, asnjëherë...

Shkencëtari thotë se vetëdija njerëzore vjen nga një dimension tjetër

Perktheu: Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë (Scientist says human consciousness comes from...

Për me e kuptu më mirë se përse është formuar Lëvizja e Deçanit, duhet parë problematikën e islamit politik si tërësi

Afrim Musliu, Suedi ___ Në çdo krijim të një organizate të re, lëvizjeje...

Engjëll Gjugja, katoliku që i drejton “kritikë Levizjes Anti-Islame dhe krejt atyne që qëndrojnë pas!”

Engjell Gjugja Më 16 shtator 2024  Letër kritikë nga nji katolik drejtue Levizjes Anti-Islame...

Shpërndaj

Presidentja Osmani: Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria, z.Borrell haptazi i njëanshëm

Presidentja Osmani ka thënë se rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria.
Në vijim gjeni të plotë reagimin e Presidentes Osmani:
Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën:
1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit;

2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar;

3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve;

4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës;

5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së;

6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite;

7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj;

8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”;

9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët;

10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj;

11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave;

12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë;

13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve;

14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera;

15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare;

Lista është më e gjatë se kaq.
Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.
***
Frank Shkreli

E lexova me vëmëndje deklaratën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmanit pas takimit të fundit në Bruksel midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq me ndërmjetsuesit evropianë. Jam plotësisht dakort me Presidenten e Kosovës. Lexoni reagimin e saj në linkun më poshtë – shqetësimet serioze të saja në lidhje me ato bisedime dhe me gjëndjen e përgjithshme në të ashtuquajturin dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çorba ballkanike që po zien tani, nevojitë me urgjencë një bashkrendim më të ngusht të faktorit shqiptar, brenda Kosovës dhe me Tiranën zyrtare, para se të jetë vonë.  Miqësia me Vuçiqin nuk është aq urgjente, mund të pres… Në të vërtetë, këtë situatë të krijuar tani, fytyrën e të cilës e pamë në Bruksel, e kisha parashikuar para dy viteve, (se Z. Borrell ishte njeriu i gabuar si ndërmjetsues në bisedimet Prishtinë-Beograd),siç mund të lexoni shkrimin në linkun më poshtë.

Të fala vëllazërore,

Frank Shkreli

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu