ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Dekreti i Koncilit të Dytë të Vatikanit për Kishat Katolike Lindore “Orientalium Ecclesiarum”

Shkrime relevante

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Shpërndaj

Don Lush Gjargji, Prishtinë

KONCILI I DYTË I VATIKANIT (1962-1965) 

DEKRETI MBI KISHAT KATOLIKE LINDORE “Orientalium Ecclesiarum” – Kishat Lindore 

Ky dekret i KDV është aprovuar nga papa Pali VI më 21 nëntor 1964 me 2110 për dhe 39 kundër. 

Struktura dhe përmbajtja është kjo: 

Parathënia, nr. 1; 

Kisha të veçanta apo rite, nr. 2-4; 

Trashëgimia shpirtërore e Kishave Lindore që duhet ruajtur, nr. 5-6; 

Patrikët lindorë, nr. 7-11; 

Disiplina e sakramenteve, nr. 12-18; 

Kulti hyjnor, nr. 19-23; 

Marrëdhëniet me vëllezërit e Kishave të ndara, nr. 24-29; 

Përfundim, nr. 30. 

Pikënisja e këtij dekreti është kjo: nderimi, pranimi, përkrahja dhe bashkimi i plotë i Kishës Katolike me Kishat Katolike Lindore, të cilat dallohen kryesisht vetëm sa i përket ritit si dhe organizimit kishtar. Patriku, te Kishat Katolike Lindore, është kreu dhe përgjegjësi i kishave vendore, udhëheqës dhe përgjegjës i saj, kuptohet, gjithnjë në bashkëpunim me Papën. Ata thirrin Sinodin, vendosin për gjëra të rëndësishme të jetës kishtare, zgjedhin apo emërojnë eparkët apo ipeshkvinjtë…. 

OE jep edhe disa udhëzime dhe shpjegime për jetën liturgjike: çdo meshtar katolik, lindor apo perëndimor, mund t’i rrëfejë besimtarët pa dallim riti. Martesat e përziera sa i përket ritit duhet të rregullohen me norma kanonike. 

Qëndrimi bazë është ky: urata, shpresa dhe veprimi i Shpirtit Shenjt, i cili është udhëheqësi dhe frymëzuesi i papashëm i Kishës. 

Për ne shqiptarët rëndësi të veçantë ka prania e Kishës Katolike Bizantine – Lindore ndër Arbëreshët tanë, të cilët gjithmonë janë katolikë, pra, me Selinë Apostolike të Romës, si dhe gjithmonë lindorë, me Kishën Ortodokse. Ata kanë ruajtur begatinë dhe pasurinë e liturgjisë dhe përshpirtërisë lindore, si dhe besnikërinë me Kishën e Romës. Një rast i vetëm dhe shumë specifik, ku dëshmohet bashkimi në dallime. Kjo prani dhe dëshmi është fryt i Provanisë dhe historisë, dëshmia më e mirë e asaj çka do të duhet të ndodhte në bashkimin e plotë mes Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Prania dhe dëshmia e tillë do të duhej të vlerësohej më shumë si model i mundshëm i bashkimit të ardhshëm mes  Kishës Katolike dhe Ortodokse. 

Dekreti “CHRISTUS DOMINUS”  KRISHTI ZOT mbi misionin baritor të ipeshkvijve në Kishë 

Ky dekret i KDV e përpunon dhe trajton në hollësi ekleziologjike dhe juridike mësimin e Kishës Katolike rreth rolit, misionit, dërgimit të ipeshkvinjve në Kishë (khs. LG 18). Pa misionin dhe udhëzimin e LG s’mund të kuptohet as misioni, dërgimi, shërbimi dhe detyre e ipeshkvit në Kishën Katolike. 

Ipeshkvi sot në Kishë, si dhe roli i tyre kolegjial nëpërmjet Sinodit Ipeshkvor, të cilin e ka caktuar Papa Pali VI, pastaj Konferencat Ipeshkvore, metropolitë me sufraganët e tyre, selitë ipeshkvore, janë disa struktura që zbatohen sipas CD dhe KDV në Kishë 

Ipeshkvi dioqezan apo i ipeshkvisë, së pari është bari, shërbëtor i Ungjilllit dhe Eukaristisë (krh. CD 8), si mësues i fesë, udhëheqës i liturgjisë, dëshmitar i shërbimit dhe dashurisë ungjillore, bamirësisë. 

Ky Dekret është aprovuar më 2322 vota për, 2 kundër dhe 1 votë ishte e pavlefshme, më 26 tetor 1968. 

Veçoritë e dekretit Christus Domunus janë: 

  • Ipeshkvi në Kishë, intra  apo brenda saj, në frymën dhe mësimin e fesë së krishterë; 
  • Kisha është misteri i shëlbimit, bashkësi e Popullit të Zotit, në krye me Papën, kryeapostull, dhe ipeshkvinjtë, apostujt e sotshëm; 
  • Papa ka “pushtetin suprem të zakonshëm mbi të gjitha Kishat” (CD 2), ndërsa ipeshkvintë kanë rolin e pasardhësve të apostujve, dhe së bashku me Papën, “kanë misionin për të përjetësuar veprën e Krishtit, bari i amshueshëm” (CD 2); 
  • Ipeshkvinët, së bashku me Papën, nëpërmjet shugurimit ipeshkvor, formojnë “kolegjin ipeshkvor”, si autoritetin më të lartë të Kishës Katolike (Khs. CD 4); 
  • Pasojë dhe lidhje e ngushtë me mësimet dhe udhëzimet e Kushtetutës LG, sidomos kreu III. 
  • Ipeshkvi dhe Kisha e përgjithshme, por edhe si përgjegjës i Kishës vendore:  cum et sub Petro – me dhe nën Pjetrin. 
  • Ipeshkvi dhe Kisha vendore ose e veçantë, si dhe roli i tij i trefishtë: mësues dhe shpallës i Ungjillit, prijës i Eukaristisë dhe dëshmitar i jetës dhe virtyteve të krishtera. 
  • Ipeshkvi e bën të gjallë dhe të pranishëm vetë Jezu Krishtin, si dhe Kishën, një, shenjte, katolike dhe apostolike (khs. CD 11). 
  • Bashkëpunimi ndër-ipeshkvor, si shumë i dobishëm në forma të Konferencave Ipeshkvore, Sindodit Ipeshkvor… 
  • Mësues i së vërtetës dhe rojes autentik të fesë, barinj dhe meshtar nën autoritetin e Papës. 
  • “Dëshmitarë të Krishtit para të gjithëve”, në kujdes edhe për jo të pagëzuarit, si dhe shenjtërues të Popullit të Zotit (khs. CD 15). 
  • Formues dhe prijës i këshillit prebiterial dhe baritor dhe të strukturave të tjera në ipeshkvi. 

Struktura e Dekretit CD: 

Parathënia 

Kreu I Ipeshkvi dhe Kisha e përgjithshme (1 – 10); 

Kreu II Ipeshkvi dhe kishat e veçanta apo dioqezat (11-24). Bashkëpunëtorët e ipeshkvit dioqezan në mbarështrimin baritor (25-35). 

Kreu III  Bashkëveprimi i ipeshkvinjve për të mirën e përbashkët të disa famullive (36-43). 

Mandati i përgjithshëm (44). 

Siç mund të hetohet Dekreti Chrisus Dominus është paraqitje sistematike teologjike, juridike dhe baritore e figurës ipeshkvore që mund ta përmbledhim në këto tri pika: 

  1. ungjillëzimi, shenjtërimi dhe udhëheqja e Popullit të Zotit (nr. 12-16); 
  1. përgjegjës për Kishën e përgjithshme dhe të veçantë nëpërmjet Konferencave Ipeshkvore, Sinodit Ipeshkvor dhe metropolive. 
  1. bashkëpunëtorët e ipshkvit janë: ipeshkvinjt ndihmës, vikari gjeneral, këshilli ipeshkvor, baritor, konferencat ipeshkvore. 

Risia më e madhe  teologjike është pa dyshim kjo: ipeshkvi është sakramenti i plotë i meshtarisë, apostull, me fuqinë e shugurimit ipeshkvor. 

Në nr. 4 ndër të tjera thuhet kështu: “në fuqi të shugurimit sakramentor dhe në bashkësi hirearkike me kryet dhe gjymtyrët e kolegjit, janë bërë antarët të trupit ipeshkvor” (khs. LG 20), ku flitet për episkopatin si trashëgimi apostolike dhe ipeshkvi si sakramenti i plotë i meshtarisë ( khs. LG 27). 

Prishtinë, 19 korrik 2022  –   Radio Maria – Kosovë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu