ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Demush Krasniqi, dëshmitar, bedel apo rrotel, po rren sa je i madh

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi
Reagim ndaj shkrimeve të publikuara nëpër shumë portale, të dërshmitarit të rrejshëm Demush Krasniqi nga Dernoci,  në Epoka e re dhe Bota Sot:
Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?”, Epoka e re, 23 shtator 2024| 11:24 dhe
Dëshmitari Demush Krasniqi: Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë”, 23 shtator 2024| 14:51,
“Kush i mori Cen Deskun e Jakup Kastratin? Demush Krasniqi jep versionin e tij në Hagë: Po kishte emblema të UÇK-së.”, Bota Sot, 23 shtator 2024 Në ora: 06:56
Përditësuar në ora: 13:37 më 23.09.2024
Si gjithëherë, edhe kësaj radhe Epoka si gazetë e majtë dhe Bota Sot, informojnë lexuesit e tyre ndryshe.
Por të shohim se. Epoka e paska ndryshua edhe titullin në të vërtetë paska dy shkrime  nga”Demush Krasniqi i përshëndeti krerët e UÇK-së në seancë, prokuroria e kundërshton: Kush ta kërkoi?” ora 11:24, në “Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Hashim Thaçin s’e kemi parë atë ditë”, në orën 14:51.
Disa nga nëntitujt:
Demush Krasniqi:
Fëmijëve që lindin ua vëmë emrin e Thaçit në Kosovë, jemi krenarë
Demush Krasniqi:
Gani Krasniqi dhe Isni Kilaj s’kanë pasur rol në arrestimin e Deskut dhe Kastratit
Dëshmitari:
Nuk i kemi arrestuar Cen Deskun dhe Jakup Kastratin, as Thaçin s’e kemi parë atë ditë
Dëshmitari Krasniqi:
Porosia e miqve dhe shokëve ishte t’i përshëndes krerët e UÇK-së, ZPS interesohet se kush janë ata
Demush Krasniqi, ZPS:
Isha i pranishëm kur u liruan Cen Desku dhe Jakup Kastrati.
Demush, të kam parë dy herë, njëherë para pompës së benzinës tënde, afër shitoreve, restoranti “Mani”, djemëve të mixhës, Rrahmanit, Rrahimit, Milazimit, Sokolit, Milaimit, Beqirit, Jahirit e Bekimit, por nuk kemi kemi folur në Malishevë.
Herën tjetër, ndoshta ka qenë viti 2003, 2004, unë erdha te Demush Krasniqi, tash i ndjerë me e pa që kishte qenë s`mut. Me Demën kemi qenë miq të mirë dhe ish shokë të studimeve (ai ishte disa vite më i vjetër dhe 3 vite para meje në studime), më 1975/1976.
Pikë burrnisë nuk paske.
Sigurisht se Demushi, Alushi, Fahrushi, Osmani, djemtë e Mulla Osmanit e kusheri të atdhetarit Vesel Krasniqit të kanë folur për mua
Demush unë isha mik edhe i Kapllanit, Refkiut… të kanë tergua për mua, besoj.
Demush, pse bre burrë pate mundësinë njëherë në jetë me e thënë të vërtetën e nuk e the?
U bane artak me Gjergj Dedën, Cen Deskun, Agim Krasniqin, Veli Bytyqin që Hashimi, të gjithë I ka rrehur por edhe i ka rehatue më vonë duke iu dhënë poste politike.
Është Hashim Thaçi, ai i cili i ka burgosur Jakup Kastratin, ish kryetar I LDK-së për Malishevë dhe më vonë, i zgjedhur Kryetar I Kuvendit Komunal në zgjedhjet e para pas “luftës”, më 2001 (2002? )
Demush, që të mos dyshosh, unë Jakupin e kam djalë të axhës. Ai është i Bali Imerit e unë jam djali i Ukës. Uka e Baliu, janë vëllëzër prej babe e prej nëne, nënes Gjezide, bijë e Hisen Sylës së Damanekut.
Me Jakupin e kemi kryer shkollën fillore (me një klasë), gjimnazin dhe fakultetin. Kemi punuar bashkë, disa vite.
Po dalim te dëshmia e jote turpshme:
Askush, as unë nuk dyshoj që Gani (Selman) Krasniqi, shokë klase e shkolle në gjimnaz e fakultet e Isni Kilaj, ish nxënës i Jakupit në shkollën fillore ”Migjeni” në Lubizhdë janë përzie në këtp punë të pista të Hashimit por pa gjynahe nuk janë as ata.
Demush, që ta dish unë kam publikua më shumë se 20 shkrime për Hashim Thaçin.
Nuk dua me i hi në hak, ka qenë i zoti për dallavere, punë të pista, hajni, tradhëti dhe i untë për pushtet e para dhe mjaft i ka shku kungulli mbi ujë, tuj lujt koqe edhe me amerikanët.
Demush, ju tradhtisht e keni arrrestua Jakupin e Cenin, ti vetë i katërti: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva.
Për më shum, nëse din shkrim këndim, lexo se ju, të gjithë “policia ushtarake” deri te gjeneralet keni qenë sakat:
”Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”
 
Demush, nuk ka djalë nane e as burrë e plakë që mundet me e mohua të vërtetën.
I shkruajta edhe Shaun Byrnes:
“Z.Shaun Byrnes, ti dhe William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998”
 
Nga Drini.us 3 Prill 2024
 
“Shaun Byrnes, as ti nuk e the të vërtetën në Hagë. Ti e William Walker e keni ditur që Hashim Thaçi i ka burgosur Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, në Dragobil më 30 tetor 1998”
Nga admin -3 Prill 2024 
 
 
Hashimi i ka arrestua dhe Jakupi e Ceni qenë të burgosur 30 ditë. Rrugës e në burg janë rreh e keqtrajtua që edhe gjaku iu ka shkua, shpinës e barkut deri në bythë.
Iu kanë thënë, Hashimi me shokë ata që ti po thua nuk kanë qenë:
Kemi me iu desh e me iu kqyrë a jeni ba synet.
Nuk i kanë lejua me pastrua, me i la duart, fytyrën e këmbët e nuk janë rruar 30 ditë.
Ceni i ka lujt fjalët por është në ndërgjegjën zhytët të Cenit pse edhe ai rren e vazhdon me rrena.
Edhe Ceni, më njeh mua se gjatë gjithë kohës ka ndejtë në shtëpinë e vëllait tim Ademit në Turjakë dhe në Malet e Turjakës, ka hëngër bukën tonë, me babën Ukë, axhallarë e kusheri, ai me Sanijën (gruan).
Sinan Kastrati, 23 shtator 2024
sinankastrati09hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu