ARKIVI:
30 Janar 2025

Dënim 23-vjeçar për dhënie të informacionit një grupi të lidhur me Iranin

Shkrime relevante

Djegësi i Kuranit Salwan Momika u qëllua për vdekje

Salwan Momika në Malmö në 2023. Foto: Johan Nilsson, TT-NTB. MALMÖ, SUEDI...

Agim Vuniqi: Grada gjeneral e Ramush Haradinaj, duhet verifikuar prej NATO-s

Agim Vuniqi, New York Grada gjeneral, apo gjeneral i “vetëshpallur” i deputetit...

“Kosova po lulëzon…!”

Gani I. Mehmeti Kosova jonë e varfër, me padurim po i pret...

Shumëfetaria na dëmton, le t’i kthehemi besimit katolik, fesë së natyrshme të Shqiptarëve !

Msc Belisar Jezerci * DIVERSITETI FETAR NUK ËSHTË PASURI KOMBËTARE Historia e shqiptarëve...

Shpërndaj

Mariam Taha Thompson, 62 vjeç  është dënuar me 23 vjet burg për kalimin e emrave të informatorëve të SHBA në Irak, te një burrë me lidhje me organizatën e libaneze Hezbollah  të lidhur me Iranin.

62 vjecarja Mariam Thompson ka pranuar kalimin e informacioneve të klasifikuara te një qytetar libanez, duke e ditur se po i kalonte te grupi musliman Shia që është shpallur “organizatë terroriste” nga Uashingtoni.

“Dënimi i Thompson reflekton masën e rëndë të thyerjes së besimit prej saj, të burimeve njerëzore që vuri në rrezik, ashtu si dhe të trupave, miqve e kolegëve që punonin pranë saj,” tha John Demers, kreu i sigurisë kombëtare në departamentin e drejtësisë.

“Ky rast duhet të shërbejë si një kujtesë për ata të cilëve u besohen informacione të sigurisë kombëtare dhe i zbulojnë ato për përfitim personal apo arsye të tejra, që është një sjellje egoiste e kriminale”, shtoi  kreu i kundër-inteligjencës në FBI, Alan Kohler Jr.

Sipas dokumenteve Thompson, qytetare amerikane e lindur në Liban, punonte si përkthyese në një bazë të huaj ushtarake, ku në vitin 2017 nisi një marëdhënie romanike me një burrë që i tregoi se ishte i lidhur me grupin  musliman libanez Hezbollah.

Thompson ishte caktuar me forcat amerikane në Erbil, kryeqyteti i rajonit kurd të Irakut, në dhjetor 2019 dhe kishte akses sigurie të nivelit të lartë.

Asokohe njësia e saj po kryente sulme kundër grupit militant pro-iranian Kataib Hezbollah, të cilat përfunduan më 3 janar 2020, me vrasjen e gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani gjate nje vizite ne Irak, si dhe të Abu Mahdi al-Muhandis, kreut të Kataib Hezbollah, sipas SHBA.

Pas ngjarjes të 3 janarit 2020, ku u vra Gjeneral Qassem Soleimani, si dhe Abu Mahdi al-Muhandis, kontakti i Thompson i kërkoi asaj informacion mbi personat që kishin ndihmuar SHBA të realizonte sulmet.

Gruaja kaloi të dhënat për informatorët e SHBA, mes të cilëve dhe emrat e vërtetë të tetë kontakteve sekrete, si dhe të dhëna mbi taktikat dhe objektivat e SHBA në rajon.

Thompson ka pranuar se e dinte se informacionet do të kalonin te grupi Hezbollah.

Ajo ishte arrestuar një muaj më vonë nga autoritetet, në shkurt 2020.

Për më shumë Kliko këtu:

https://www.iranprobe.com/al/index.php/akuzat/emertimi-i-terroristit/item/1690-d%C3%ABnim-me-burg-p%C3%ABr-p%C3%ABrkthyesen-e-pentagonit-p%C3%ABr-dh%C3%ABnie-t%C3%AB-informacionit-hezbollah%C3%ABve-t%C3%AB-lidhur-me-iranin

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu