ARKIVI:
12 Shkurt 2025

Dënim tepër i rëndë për Salih Mustafën, që ka luftuar jo për të pushtuar por për të çliruar vendin e vet

Shkrime relevante

Ukrainë: – Shefi i inteligjencës ka punuar për Rusinë

NTB / Aftenposten Një udhëheqës i lartë në shërbimin anti-terrorist ukrainas bashkëpunoi...

Votuesi shqiptar në mërgatë

Murat Koci, Suedi Votuesi standard e tradicional i LDK-së në mërgatë është një: Mosha:...

A është Kosova në udhëkryq…?

Engjëll Gishti, Tiranë Dikur bera nje shkrim me rreth 20 pyetje te...

Posta vë në qarkullim pulla postare për 80-vjetorin e gazetës “Rilindja”

B. H. | RTKlive Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në...

Edhe një herë rreth fjalës hajvan

Agim Morina, Prizren Mbasi u shpërdor e po shpërdoret në mënyrë dashakeqe...

Shpërndaj

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
***
Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit famkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha Cvjetani, u pat dënuar me vetëm 20 vite. Ai madje ishte liruar në vitin 2018, 3 vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë’’, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur. Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të drogës.
Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.
E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.
Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?
Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit.
Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dhe pasi qe z. Mustafa cliroi vendin, filloi faza tjeter, faza e keqtrajtimeve dhe vrasjeve te shqiptareve . Z. Mustafa nuk u denua me 26 vite burg per vrasje te serbeve por u denua per vrasjen e atyre shqiptareve qe nuk mendonin njejte si disa “komandante”.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu