ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Dënohen nga Gjykata themelore në Mitrovicë katër aktivistet/ët e përfshira/ë në aksionin e grafiteve: “Virgjiniteti është shpikje e burrave”!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, “Dhunuesit e grave n’burg” – dënohen aktivistët e grafiteve në Mitrovicë

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar aktivistët që kishin shkruar grafite nëpër muret e këtij qyteti, raporton Express

Aktivistët janë dënuar me nga 100 euro gjobë, bëhet e ditur në njoftim.

“Dje, më datë 13 tetor 2021, katër aktivistet/ët e përfshira/ë në aksionin e grafiteve në Mitrovicë, janë dënuar nga Gjykata themelore në Mitrovicë, secila/i me nga 100 euro për mbishkrimet e vendosura në muret e objekteve publike. Aksioni i shkrimit të grafiteve i ndërmarrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe aktivistet/ët mitrovicase/ës, me datë 25 prill 2021 është konsideruar si prishje e rendit dhe qetësisë publike sipas vendimit. Megjithatë, për ne ky arsyetim nuk është valid, duke e bërë këtë vendim një përpjekje tjetër institucionale për t’i shtypur ndërhyrjet feministe në çdo formë që ato mund të marrin”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Dje, më datë 13 tetor 2021, katër aktivistet/ët e përfshira/ë në aksionin e grafiteve në Mitrovicë, janë dënuar nga Gjykata themelore në Mitrovicë, secila/i me nga 100 euro për mbishkrimet e vendosura në muret e objekteve publike.

Aksioni i shkrimit të grafiteve i ndërmarrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe aktivistet/ët mitrovicase/ës, me datë 25 prill 2021 është konsideruar si prishje e rendit dhe qetësisë publike sipas vendimit. Megjithatë, për ne ky arsyetim nuk është valid, duke e bërë këtë vendim një përpjekje tjetër institucionale për t’i shtypur ndërhyrjet feministe në çdo formë që ato mund të marrin.

Gjykimi jonë bazohet mbi dy premisa kryesore:

1. Hapësirat publike të komunës së Mitrovicës, sikundër edhe qyteteve të tjera, janë të mbushura me grafite, përmbajtja e të cilave shpesh është fashiste, seksiste e të cilat veç i shërbejnë urrejtjes dhe dhunës. Megjithatë, ne nuk kemi dëgjuar për dikë që është dënuar për to.

2. Arsyeja kryesore e inicimit të rastit nga Institucioni i Policisë ka qenë përmbajtja, jo akti per se.

Qasja e zyrtarëve policorë në Mitrovicë ka treguar që Institucioni i Policisë ka qenë “i shqetësuar” për mesazhat të cilat janë shkruar. Përgjatë marrjes në pyetje të aktivisteve/ëve, zyrtarët policor kanë qenë të irrituar nga mbishkrime si “virgjiniteti është shpikje e burrave”, së cilës i janë përgjigjur me pyetjen se “çka nëse unë e du gru’n e virgjër?”. Tutje, polemizimi ka qenë edhe në nivel diskursiv, duke u fokusuar në fjalët të cilat kanë ngjyrime fetare si fjalët “rob”, “haram”. Në këtë, zyrtarët policorë kanë insistuar që përzgjedhja e fjalëve do duhej të bëhej në mënyrë më neutrale, në mënyrë që “të mos provokojë” ndonjë komunitet të caktuar. Të gjitha këto deklarata janë bërë nën uniformën e Policisë, e cila mëton se është e ndërtuar mbi parimin e respektimit të barazisë gjinore dhe laicitetit.

  • Ja si funksionon “shkolla” antinjerëzore dhe antishqiptare e imamëve të Kosovës, (Shembulli mësimdhënës i imamit Irfan Salihu, i shprehur para shumë viteve), për domosdonë që gruaja të jetë e virgjër, pra e “pa prekur” prej askujt, pos prej burrit të saj… Mirëpo, kjo vlenë vetëm për gruan, “si qenie më inferiore” sipas Islamit, e jo edhe për burrin që mund ti ketë katër gra e edhe më shumë se aq?! …                                                                                                              

Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Policia, rasti është inciuar nga Policia me arsyetimin se mbishkrimet “kanë përçuar mesazhe turpëruese dhe ofenduese” dhe dërguar pranë Gjykatës themelore në Mitrovicë, ku dhe është marrë vendimi për dënim me gjobë për katër nga aktivistet/ët.

Për ne, ky vendim nuk mund të lexohet ndryshe veç se si një sinjal i aktivizimit të aparatit represiv të shtetit i cili synon disiplinimin e feministeve/ëve. Irritimi institucional me çdo përpjekje të cilat e destabilizojnë status quo-në e cila vazhdon t’i dhunojë vajzat dhe gratë dhe identitetet tjera të paprivilegjuara është i dukshëm dhe po manifestohet dhunshëm. Megjithatë, ne e theksojmë që ne do t’i kundërvihemi kësaj ndërmarrjeje duke vazhduar rezistencën tonë kolektive deri në çlirimin nga çdo shtypjeje institucionale.

 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Mungon ne kete dokument dicka e ne titull te subjekti kryesor mungon. Keshtu duhet shkruar: Republika e Kosoves e ne emen te profetit Muhamed (paqja qofte mbi të). Menjehere dhe pa hezitim me shkarku kete zonjen gjykatse, Shala, sepse beni bllasfemi te papare dhe te pafalshme. Si mundet ajo me shkru ne kete dokument aq te rendesishem vetem titullin Republika e Kosoves e pa e permend kryesorin subjekt, Muhamedin ( (paqja qofte mbi të). Shkarkim te pakushtezum dhe denim me burg ja perjashtim nga shtetesia e Kosoves te Madhit Muhamedit (paqja qofte mbi të) . Ajo me guxu me shkru vetem Republika e Kosoves e pa subjektin suprem, Muhamedin (paqja qofte mbi të)?! Ajo?! Gabim i pafalshem i gjykatses me mbiemrin Shala. I pafalshem! Ostrakizem i pakushtezum per gjykatsen Shala, ose le te pin kukuten ja me hater ja me dhune. Kete aktgjykim ia vendosem Na, Republika e Kosoves e ne emen te supremit te Republikes se Kosoves, profetit Muhamed (paqja qofte mbi të).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu